Xhaketat kamosh, për një pamje casual e plot stil.

xhaketat kamosh

Shpeshherë kamoshin e kemi mbajtur në këpucë ose në çanta. Por një trend i pashmangshëm është bërë përdorimi i këtij materiale në veshje të ndryshme qoftë ajo një xhaketë, pantallona, fustan apo fund. Pra nëse jeni fiksuar tek xhaketat kamosh (en. suede), do i shtoni një detaj mjaft interesant pamjes suaj.

Në këtë artikull do fokusohemi tek xhaketat kamosh.

Është kaq e përshtatshme në një kohë të freskët dhe të jep një pamje chic. I gëzohemi faktit se mund ta gjejmë në ngjyra të ndryshme, pak a shumë neutrale dhe të përshtatshme me çdo stil tuajin. Më të përdorura i shohim në stilin e xhaketave të motoristit “moto jacket”. I gjejmë edhe me thekë për të pasur një stil më boho apo retro. Apo edhe në stilin klasik më të përdorshëm të xhaketave, qofshin ato të shkurtra apo të gjata. Madje ky material po bëhet praktik edhe në xhaketa për meshkuj. Kështu që shfletoni galerinë dhe inspirohuni me idetë se si mund të dukeni stylish nëse keni një xhaketë të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *