Palltot e kuqe apo xhaketat, për një dimër të ngrohtë e plot stil.

palltot e kuqe

RED IS NOT JUST A COLOR, IS A STATE OF MIND – Xhaketat apo palltot e kuqe!

“E kuqja nuk është thjesht një ngjyrë, është një gjendje e mendjes”. Dhe unë njësoj mendoj. D.m.th. tani që ka filluar i ftohti, vrapojmë të nxjerrim nga dollapi xhupat e trashë apo palltot (sidomos palltot e kuqe). Na duken aq të ngrohta, aq të mira. Por imagjinoni kur janë në ngjyrë të kuqe apo si e përdorim në të folurën tonë, e kuqe flakë. Flakë… si flakët e zjarrit. Zjarr… sa i ngrohtë. O sa e ngrohtë një xhaketë e kuqe…brr. Qenka gjë e lezetshme të filozofosh, kot e paskam patur aq inat në shkollë 😛

Apo me kaq shumë gjëra që mund të gjejmë tani xhaketë e shkurtër, xhaketë lëkure për një stil më rock; xhaketë kamosh plot butësi, madje edhe me thekë për një stil më boho; pallto e shkurtër, pallto e gjatë e oversized, apo edhe pallto pa mëngë. Më ka mbetur tjetër pa përmendur?

Kështu që shfletoni galerinë, shihni sa të bukura janë dhe inspirohuni 🙂

Një xhaketë të shkurtër në ngjyrë të kuqe duhet ta kemi patjetër.

Do të kemi një pamje mjaft të ngrohtë dhe dukemi sikur e kemi marrë seriozisht për tu dukur gjithmonë në formë.

Nëse me xhaketë mund të vishemi në ditë disi më të ngrohta, në ditët e ftohta, na duhet patjetër një pallto.

Sidomos me këto tendencat në masë më të madhe dhe mundësisht sa më të gjata, nuk mund ti rezistojmë dot.

Një xhaketë lëkure mund ta veshin personat që duan të duken më rock ose edhe më retro.

Ata vërtet dinë si të fitojnë vëmendje, pasi sado të thjeshta të jenë, gjithmonë shkëlqejnë. E sidomos nëse ato kanë atë pellushin e ngrohtë nga brenda, janë perfekte.

Sa herë mendoj ose shikoj diçka në materialin e kamoshit (suede, en.), them me vete ‘sa e butë, sa e mirë’.

Imagjinoni sa perfekte mund të jetë një xhaketë e tillë. Kamosh dhe e kuqe, kombinim plot jetë. Nëse ka edhe thekë, akoma më mirë. Fiks për një pamje boho dhe ndryshe.

A se për pak harrova fare, kemi edhe këto tip palltoje por pa mëngë.

Fiks për rastet që duam të dukemi  të veçanta.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja. Zakonisht nuk më pëlqejnë xhupat, por ky më ka goditur në zemër si një dashuri me shikim të parë. Kështu që mendova mos ta lë pa e përmendur. Duhet ta gjej një të tillë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *