Vetitë kuruese të Aloe Vera, mund ta keni edhe në shtëpi.

Vetitë kuruese të Aloe vera

E njohur si “bimë e pavdekësisë” bima kaktus e aloe vera mund të gjenden në rajonet e shkretëtirës të Afrikës dhe në Indi, por ju mund ta keni atë edhe në oborrin e shtëpisë tuaj. Falë niveleve të larta të aminoacideve, minerale dhe vitamina, ajo është bërë e kërkuar nga gjithkush. Si rezultat, duhet ti dimë vetitë kuruese të Aloe vera. Ajo i jep përfitime lëkurës, flokëve, shëndetit dhe trupit tuaj.

Sanskrit, gjuha e shenjtë e hinduizmit, ka një emër për aloe vera që do të thotë ‘princess’. Nuk është për t’u habitur, Aloe Vera ka qënë e njohur për shekuj si një përbërës i rëndësishëm në ruajtjen e bukurisë dhe flokë plot shkëlqim e të shëndetshëm. Aloe vera është e mrekullueshme për të gjitha llojet e lëkurës, nëse atyre iu mungon hidratimi, nëse ka puçrra ose nëse keni nevojë për të trajtuar një gjendje të lëkurës si ekzemat.

Prandaj duhet ti shfrytëzojmë vetitë kuruese të Aloe Vera.

Përfitimet e Aloe për lëkurën:

  • hidratues
  • kundër plakjes
  • ul inflamacionin dhe ekzemat
  • trajton puçrrat e fytyrës
  • lehtëson djegien nga dielli dhe kafshimin e insekteve
  • mund të përdoret si mbartës kozmetike

Skalp i shëndetshëm & Maskë flokësh me Aloe Vera

Përfitimet qetësuese të Aloe Vera janë fantastike për lëkurën e thatë të kokës. Nëse ju lyeni flokët tuaj, kjo do të jetë një maskë fantastike për të lehtësuar disa nga acarimet e shkaktuara nga kimikatet e ashpra. Kjo maskë aplikohet si para-shampo dhe mund të aplikohet në flokë te thatë. Nëse ju po trajtoni skalpin e kokës tuaj, masazhojeni  për disa minuta dhe lërëni të veprojë për 10 minuta. Nëse jeni duke u fokusuar në majat e thata ose të dëmtuara, aplikoni maskë në gjysmën e poshtme të flokëve tuaj dhe lëreni atë të veprojë për 20-25 minuta.

Shtoni  ½ filxhan aloe vera xhel me 1 lugë gjelle qumësht kokosi. Aplikojeni në kokë dhe/ose në flokë. Pastaj mund ta lani flokun. Kjo maskë mund të përdoret një herë në javë për skalp të shëndetshëm dhe flokë me shkëlqim .

Përfitimet në shendet të Aloe Vera

Vetitë kuruese të Aloe Vera janë të shumta. Atë nuk e përdorim vetëm për pastrimin e thellë të lëkurës. Mund të përfshihet në një smoothie, lëng apo ushqim dhe kështu aloe mund të lehtësojë një mori sëmundjesh të padëshirueshme. Uljen e kolesterolit, përmirësimin e tretjes me vetitë e saj anti-inflamatore. Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë pirjen 1-3 herë  Aloe Vera lëng në ditë.

  • promovon shëndetin ndihmon tretjen e ushqimit dhe ul kapsllëk
  • ndihmon për të luftuar aromën e keqe të frymës
  • redukton zbokthin
  • ul kolesterolin
  • mirëmban shëndetin oral
  • detoksifikimin

 

  • ndikon në rritjen e flokëve

Ujë hidratues me ALOE DHE KASTRAVEC

I pasur me minerale, vitamina dhe antioksidantë, kjo pije e shijshme ka një shije paksa të thartë dhe e bën të përsosur për pije freskuese pas stërvitjes tuaj.

PËRBËRËSIT

  • 2 gjethe aloe vera
  • 1 filxhan me ujë kokosi
  • ½ kastravec i vogël, i copëtuar

UDHËZIME

  1. Prisni gjethet e aloe vera gjysmë së gjati, pastaj duke përdorur një lugë për të marrë xhelin i tejdukshëm, dhe e shtojme atë në blender, së bashku me ujin e kokosit dhe kastravecin.
  2. Proçesi zgjat derisa të kemi një njësim të ingredientëve dhe të jetë gati.

https://hinka.al/kombinimi-aloe-vera-limon/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *