KIMONO! Duhet ta keni patjetër në garderobën tuaj!

kimono

Vishni një kimono dhe nxirrni në pah stilin tuaj!

Koha po freskohet më në fund sepse s’po dinim çfarë të vishnim më. Tashmë mund t’iu duket vetja se mund të jeni pak të zhveshur për stinën me look-un tuaj veror. Ndoshta mund t’ju duhet të hidhni diçka krahëve, por edhe mos të mbingarkoheni. Ja tek janë ‘Kimono’. Qofshin ato njëngjyrëshe ose me detaje të ndryshme, do bëjnë që patjetër të jemi në qendër të vëmendjes. OK mbase jo tamam kështu po asnjë nuk do të mbetet pa na komplimentuar për stilin tonë 😛

Kështu ju duhet patjetër një KIMONO.

Unë seriozisht i adhuroj dhe mendoj se patjetër duhet ta kemi një të tillë që të shfaqim stilin tonë unik. Nuk është një ndër veshjet që të gjithë mund ta përdorin apo do ta preferonin. Prandaj mund të konsiderohet tipike ‘origjinale’.

Atë mund ta kombinojmë:

  • duke e veshur si një fustan
  • mund ta veshim sipër pantallonave
  • duke e veshur si një detaj plotësues të pamjes tonë
  • nëse kimono ka printe e ngjyra të ndezura na krijon një imazh lozonjar veror
  • dhe nëse jeni një fans i stilit bohemian, do të dukemi mjaft cool!

Një kimono mund ta gjeni në aq shumë lloje materialesh dhe ngjyra e printe pafund, sa do jemi në mëdyshje se kë të marrim e kë të lëmë.

Hidhini një sy galerisë tonë shpejt e shpejt dhe bëhuni gati për ‘shopping time’!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *