Vaj kokosi për të rritur qerpikët! Produkti më i mirë.

Vaj kokosi

Duhet të dini se sa e rëndësishme është të përdorni vaj kokosi për të rritur qerpikët!

Qerpikët e gjatë dhe të dendur do i bëjnë sytë tuaj të duken më të bukur dhe tërheqës. Pak vaj kokosi do ju ndihmojë për këtë.

Gjithashtu, është vërtetuar se qerpikët e gjatë nuk janë vetëm ndihmës për bukurinë. Por ata janë të lidhur edhe me shëndetin, duke shërbyer si mbrojtës nga pluhuri e papastërtitë e tjera që hyjnë në sy. Për shkak të disa faktorëve të ndryshëm si

  • mosha,
  • kequshqyerja,
  • faktorë gjenetikë,
  • çekuilibër hormonal,
  • probleme të caktuara mjekësore,
  • infeksionet e syrit,
  • fërkimi rreth syve,
  • fjetja pa hequr make up-in, etj.

do të ndikojnë në rënien dhe hollimin e qerpikëve.

Ilaçi më i mirë bio është vaj kokosi, që ju ndihmon në rritjen e qerpikëve, i bën ata të duken më të fortë dhe të dendur, pa i dëmtuar sytë.

Më  poshtë, po ju paraqesim disa nga vetitë e vajit të kokosit për t’ju hequr dyshimet tuaja. Dhe kështu t’ju bëjmë që patjetër të provoni këtë vaj për qerpikët tuaj.

  • Është vaj bio që mund të përdoret pa merak rreth syve përfshirë edhe qerpikët. Rasti më i keq, në qoftë se ky vaj ju bie në sy nuk do të shkaktojë ndonjë dëm për sytë apo shikimin, ndryshe nga përdorimi i produkteve kozmetike.
  • Ju garanton zbutjen natyrale të qerpikëve për të parandaluar pluhurin dhe mbetjet që ju hyjnë në sy.
  • Përmban të gjitha acidet yndyrore  të cilat janë themelore në ndërtimin e çdo qelize, duke përfshirë edhe qerpikët.
  • Forcon qerpikët duke parandaluar rënien ose këputjen, duke nxitur rritjen e tyre. Vaji i kokosit gjithashtu gjen përdorim të gjerë edhe në eleminimin e celulitit, parandalimin e rënies  së flokëve dhe të vetullave , etj.
    Metoda dhe këshilla të tjera, do ti gjeni në artikujt vijues.Na ndiqni!

https://hinka.al/si-ta-perdorim-vajin-e-kokosit-per-mbrojtjen-e-flokeve-nga-dielli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *