“Trendet e dimërit: Leopard’s Coming Back…”

Printi që po pushton “Botën e Modës”…

E kush nuk do të duket bukur. Qoftë në përditshmëri apo edhe në raste eventesh të ndryshme, të gjithë duam të jemi qendra e vëmendjes ( për mirë ;p ), në lidhje me atë çfarë kemi veshur. Gjithashtu, të gjithë pushtohemi nga kaosi i mëngjesit për sa i përket look-ut të ditës dhe përfundojmë me uniformën :

1-Bluzë e zezë, xhinse, atlete ( meshkujt )

2-Këmishë e bardhë, xhinse, stiletto ( të zeza, nude ose të kuqe )( femrat )

Kjo vjen si pasojë e shumë faktorëve rrethues, si për shembull vendi ku do të shkojmë, apo vendi ku punojmë, apo grupi i njerëzve me të cilët do të kalojmë ditën, por për ju të apasionuarit pas modës dhe fashinantët vanitozë, është mirë që të jeni të apdetuar mbi trendet më të fundit…

LEOPARDI

Në vitet 2000 ishte gjithçka. Të gjitha i dëshironin një palë këpucë me majën “kotele” dhe të mbuluara me printin karakteristik të leopardit. Por siç do trendi dhe këtij i mbaroi afati. Tashmë njerëzit po rafinoheshin dhe po drejtoheshin drejt “minimalizmit”.

Por ne gjithashtu dimë se historia ka zakonin për t’a përsëritur veten, e kjo gjë ndodhi edhe me trendin “LEOPARD”. Duke u bërë edhe njëherë “i preferuari i njerëzve”…

Siç mund t’a vëmë re dhe nga fotot, nuk janë apo kanëqënë vetëm fashion blogger-et ato që kanë qënë të apasionuara pas leopardit dhe pullave të tij, por dhe shumë prej mbretëroreve po ashtu. Nisur që nga Princeshë Diana, Letizia e Spanjën e deri tek Mbretëreshë Maxima e Hollandës.

 

Sot nuk ke një fashion blogger, apo qoftë edhe një vajzë e thjeshtë, e cila nuk ka një copëz leopardi në garderobën e saj. Nisur që nga aksesorët më të vegjël e deri tek palltot “faux-fur”, të cilat e tërheqin me të vërtetë prozhektorin tek ty dhe të bëjnë ty temë bisede.

NYFW, PFW, LFW, MFW ( 4 javët e modës ) u pushtuan nga ky trend. Rrugët e këtyre metropoleve, po fillonin të ngjasonin me safarit e magjishëm të Afrikës apo me shkretëtirat Arabe.

Vende këto, që përsa i përket ngjyrave dhe motiveve kanë pasur një influencë të madhe në fushën e modës, sidomos gjysmë-dekadën e fundit.

Nuk shikoje një vajzë pa një çantë “Prada” apo “Gucci” apo edhe “Balenciaga” e “Miu Miu” ( që këtë sezon kanë bërë namin ). Mundësisht e dekoruar edhe me gura të çmuar-shumëngjyrësh apo pa një palë çizme “Fendi”, të stilit “cowboy”.

Sigurisht mundësisht të shoqëruara me pallton e lartë-përmendur apo me fundet e Net-A-Porter, e cila tashmë ka një seksion të veçantë dedikuar vetëm këtij trendi.

Por “Leopardi” nuk është i mirë vetëm për Fashion Week.

Një këmishë me këtë lloj printi, xhinse dhe një palë stiletto të zeza. Ky është kombinimi që do t’i shpërqëndroj njerëzit nga tematika e mbledhjes për t’u fokusuar në veshjen tënde.

E njëjta situatë mund të krijohet dhe në një darkë, ku xhaketa jote leopard mund të jetë kryefjala e atij eventi “black-tie”.

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *