Tendencat boho në look-un e Matildës!

boho

Në këtë artikull le të gjejmë pak frymëzim tek Matilda, një vajzë që sa më tepër e njeh, aq më tepër ndjesi pozitive të fal. Ajo na tregon për pasionet e saj dhe frymëzimin që ajo gjen në stilin boho apo boheme. Këto detaje do ti gjeni në blog-un e saj: Matilda Terolli

 

“Përshëndetje!

 

Vajza që do ta bëjë më pozitive këtë botë dhe ti dhurojë nga dashuria e saj… Kështu dua të prezantoj veten. Dua të jem vajza që të lërë gjurmë jetë-ndryshuese në këtë realitet që jetojmë.

Aktualisht punoj në një fondacion që ju vjen në ndihmë njerëzve në nevojë. Ndoshta kjo fushë nuk ka të bëjë shumë me modën, por i lidh dashuria ime për të dyja. Dua të jem afër njerëzve që kanë nevojë, që nuk u dëgjohet zëri, afër fëmijëve që u mungon buzëqeshja. Kurse dashuria për fashion ka qenë aty që në moshë të vogël, mundohesha gjithmonë ti kombinoja ato që vishja, edhe pse skisha shumë mundësi atëherë.

 

Kjo dëshirë rritej me ritmin që edhe unë rritesha. Deri sa një ditë vendosa të hap një blog timin për të gjitha vajzat që duan të gjejnë veten, të ndihen  të bukura me pak buxhet. Nuk isha shumë për ndryshime të mëdha në fillim. Isha vajza me flokë të gjata gjithë jetës sime dhe në stilin tim jeans, xhinse çdo ditë 😛 Tani nuk them më: ‘bobo mendimi i të tjerëve’! Flokët e mia janë më të shkurtra, të kuqe (siç nuk e kisha menduar kurrë që mund ti bëja) dhe mundohem të ndjek modën. Por mbi të gjitha zgjedh veshje me të cilat unë ndihem rehat dhe me hijeshi. Për shkak se duhet të përshtatesha edhe në punë, kam eksploruar si në stil më class, casual, sport. Por tani kam gjetur veten – boheme.

 

Veshjet boheme, boho, gypsy janë të rehatshme, gjithmonë në modë dhe përfaqësojnë një shpirt të lirë 🙂 Në postimet në vazhdim do sjell shumë outfit-e në stil bohem. Jashtë punës, gjithashtu më pëlqen të pikturoj dhe të fotografoj. Kur kam kohë të lirë më pëlqen ti stiloj vetë rrobat e mia dhe ti ndryshoj ato. P.sh. si tek fotoja më poshtë. Perlat që kam vendosur tek xhinset dhe një këmishë e thjeshtë dhe normale e sjellë në off-shoulder.

 

 

Një pasion tjetër, që do të marrë formë edhe si projekt së shpejti, ka lidhje me handmade dhe stilin boho.

Po punoj fort për të realizuar ëndrrat e mia dhe kam gjetur frymëzimin e nevojshëm. Megjithëse është e vështirë kur nuk ke kohë ti përkushtohesh të gjithave. Dita ime fillon në 8:00 dhe mbaron në 20:00. Në punë, në shkollë dhe  familja. Prandaj unë kam gjetur disa zgjidhje që ma lehtësojnë ditën dhe ti përkushtohem vetes, pasionit tim për fashion dhe çdo gjëje tjetër.

 

  1. Zgjidhni veshjen në darkë – Në darkë unë kam kohë për të zgjedhur çfarë do të vesh, si ti kombinoj dhe ti hekuros. Më besoni në mëngjes nuk më del koha dhe mund të fle pak më tepër.
  2. Bëni një makeup të lehtë – Në punë është mirë të përdorim pak makeup dhe për mua sa më natyrale aq më mirë.
  3. Niseni ditën me pozitivitet – Zgjohuni pak më shpejt, bëni një dush, hani mëngjesin dhe pini kafen, vendosni muzikën tuaj të preferuar dhe ji mirënjohes që po shijon një ditë të bukur.
  4. Bëni një axhendë – Të ndihmon shumë të planifikosh ditën dhe javën. Unë vendos në fillim gjërat më të rëndësishme për të bërë. P.sh. vendos kur do bëj fotot e radhës, kërkime për fashion, detyra në shkollë, handmade etj.

Për më tepër, Matildën e gjeni në Instagram: Matilda Terolli

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *