Tendenca të lezetshme për flokët tuaj. Provojini!

Flokët janë gjysma e bukurisë. Sidomos tek femrat, të cilat i kushtojnë një vëmendje dhe rëndësi të madhe. Na pëlqejnë aq shumë flokët e shtrira e të krehura mirë, ondet e mëdha ose kaçurrelat e vogla. Por shpeshherë edhe na mërziten dhe kërkojmë të bëjmë diçka ndryshe për të ndryshuar pamjen tonë. Dhe absolutisht nuk e kam fjalën ti presim shkurt 😛 Mjafton të ‘studiojmë’ pak disa tendenca të lezetshme për flokët. Që gjithashtu janë mjaft të lehta për tu realizuar.

Disa tendenca të lezetshme për flokët që do ju paraqesim janë goxha interesante. Sidomos modelet që i shohim më të përdorura së fundmi.

Edhe minimaliste, por edhe duke shtuar ndonjë aksesor ose detaj të lezetshëm. Ose duke përdorur vetë flokun për të mos u dukur llastiku. Gjithmonë varet nga tipi i një personi, sepse më poshtë do të shohim disa ide dhe detaje mjaft të lezetshme, që mund edhe të mos i keni provuar deri më tani.

Nëse ju jeni një person disi i çrregullt, patjetër që modeli juaj më i preferuar do të jetë i çrregullt po ashtu. Dhe çfarë do të ishte më mirë se sa një topuz i ‘shfrenuar’ (ose messy bun en.). Për një pamje paksa vintage.

 

Një model super i preferuar, akoma, është gjysmë topuzi dhe pjesa tjetër e flokëve të lëshuara, mundësisht disa onde dhe baluke të lezetshme. Po ashtu paksa i çrregullt. Nëse keni një tip lozonjar dhe paksa fëminore, mund të provoni dy topuza të vegjël dhe pjesa e poshtme e flokëve të lëshuara. Mund edhe të shtoni ndonjë gërshet të vogël, për ti dhënë pamjes tuaj një tendencë më boho.

 

 

Përfundimisht jam fiksuar pas këtij modeli, si princesha Jasmin tek filmi vizatimor ‘Aladin’.

Super cute dhe super trendy njëkohësisht. Gjithashtu, mund të provoni diçka më ndryshe nga e përgjithshmja, një kombinimin të këtij modeli me flokë gjysmë të lëshuara.

Nëse keni një stil minimalist, do të preferoni madje që edhe llastiku i flokëve të mos dukej. Një model mjaft i këndshëm, qoftë ai një bisht klasik ose një topuz i çrregullt.

Gërshetat gjithmonë do të mbeten të preferuar. Sidomos ai klasik (ose french braid en.). Por këtë herë ai do të jetë një gjysmë gërshet i çrregullt ose dhe me pjesën e poshtme të flokëve të lëshuar. Apo edhe modeli më i fundit i një ose dy gërshetave të theksuar, po ashtu jo të përfunduar. Njësoj siç janë të ilustruara në foto.

  

Tendenca të lezetshme për flokët tuaj

 

Detaje akoma më të lezetshme mund ti shtojmë modelit të flokëve. Një shall do të jetë gjithmonë super ide. Bandana ose turban.

 

Por nuk e di nëse do ta provoni ndonjëherë por duket duket një detaj mjaft cute, për ato që do të rrezikonin. Të shtojmë xixa (ose glitter en.) dhe shkëlqim në flokët tona. Mund ta provojmë sidomos në këto ditë festash.

 

Nëse do të dëshironit disa ide për tendenca të lezetshme për flokët tuaj në një event apo festë familjare, i gjeni në link-un e mëposhtëm

https://hinka.al/po-floket-si-ti-bej/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *