Të mirat nga pirja e ujit çdo mëngjes pas zgjimit

Të gjithë ne e dimë se sa e veshtirë është të gjejmë forcën për të shkuar në palestër dhe për të punuar intensivisht për të pasur një fizik të bukur, sa e vështirë është të ndjekim një plan diete dhe të ndryshojmë zakonet tona të të ushqyerit. Por ne mund të fillojmë me dicka shumë të vogël dhë të thjeshtë ama me impakt të madh. Pirja e ujit çdo mëngjes!

Pini ujë!

Gjithçka që ju duhet të bëni është të pini ujë. Pini ujë në kohën e duhur, në sasinë e duhur. Ky është fillimi i mbarë për një mënyrë jetese të shkëlqyer.

Ktheje në një zakon pirjen e ujit

Përfitimet e të pirit ujë janë të mrekullueshme. Kështu që le ta kthejmë në një zakon këtë gjë. Duke pasur kujdes që ky zakon të jetë i përditshëm, në këtë mënyrë je në rrugën e duhur për të shijuar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Ky zakon konsiderohet nga Japonezet si ndër më të rëndësishmit për të mbajtur larg shumë sëmundje dhe për të rritur jetëgjatësinë. Statistikat na informojnë se në Japoni jetojnë rreth 50 000 banorë mbi 100 vjeç. Shifër që lë impakt. Zakoni që ata praktikojnë: pirja e ujit direkt pas zgjimit.

Pse është pirja e ujit kaq e rëndësishme?
Pirja e ujit çdo mëngjes

70% e trupit tuaj është e përbërë nga uji, kështu që është e domosdoshme për ta mbajtur atë të freskët dhe për të bërë të mundur që të punojë si duhet. Kur kërkesa e trupit për ujë nuk është plotësuar, ajo ka një shumëllojshmëri të pasojave negative afatshkurtër dhe pasojave shëndetësore afatgjata.

Dehidratim afat-gjatë mund të çojë në artrit reumatizmal, migrenë, kolit, mostretje, hipertension, obeziteti, hemorroide, kanceri i gjirit, gurë në veshka, sinusit dhe kancerit të mitrës!
Ndihmo trupin tënd për të shmangur këto pasoja negative duke pirë ujë direkt pas zgjimit dhe duke e mbajtur trupin të hidratuar gjatë gjithë ditës.

  • Pirja e ujit në kohën e duhur maksimizon efektivitetin e tij në trupin e njeriut
  • Pini rreth 4 gota ujë menjëherë pas zgjimit, para larjes së dhëmbëve dhe në një stomak bosh.
  • Mos hani asgjë për rreth 30 minuta të ardhshëm.
  • Pini ujë të paktën 30 minuta përpara se të hahet cdo vakt, por jo gjatë dy orëve në vijim pas mëngjes, drekë, dhe darkë.
  • Nëse ju nuk mund të pini katër gota ujë në një stomak bosh, atëherë ju mund të filloni me një gotë ose aq sa trupi juaj mund të përballojë. Ju mund të shtoni gradualisht sasinë e ujit deri sa të keni arritur nivelin e dëshiruar prej 640 ml.

Kur është koha më e mirë për të pirë ujë dhe pse?

  • Pirja e ujit çdo mëngjes pas zgjimit (ndihmon për të aktivizuar organet e brendshme)
  • Tridhjetë minuta para një vakti (ndihmon në tretje)
  • Përpara se të bëni dush (Ju ndihmon të shmangni presionin e lartë të gjakut)
  • Para se të shkojnë në shtrat (ndihmon për të shmangur atakun në zemër)

Kur të pres Rezultate?

Diabetikët dhe personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut për rreth 30 ditë
Personat që vuajnë nga kapsllëk dhe gastrit për rreth 10 ditë.

Përfitimet kryesore nga pirja e ujit çdo mëngjes me një stomak bosh

1. Ndihmon për të larguar toksinat

Kur ju pini ujë me stomak bosh në mëngjes, ju do të mund të largoni toksinat e dëmshme, duke e lënë trupin tuaj të freskët dhe të shëndetshëm. Pirja e ujit mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit të qelizave të muskujve dhe qeliza të reja të gjakut.

2. Përmirëson metabolizmin

Pirja e ujit me stomak bosh mund të rrisë normën tuaj metabolike me të paktën 24%. Është shumë e rëndësishme për ata njerëz që janë në një dietë. Një rritje e normës metabolike do të thotë një sistem të përmirësuar të tretjes së ushqimit. Ju do të jeni në gjendje për të ndjekur rutinën tuaj të dietës më lehtë në qoftë se ushqimi tretet shpejt. Pirja e ujit menjëherë pasi zgjohen pastron zorrën e trashë, duke e bërë më të lehtë për të absorbuar vlerat e ushqimeve.

3. Ndihmon në uljen në peshë në mënyrë të shëndetshme

Nga pirja e ujit çdo mëngjes në një stomak bosh, ju do të nxirrni të gjitha toksinat dhe kjo do të përmirësojë sistemin tuaj të tretjes. Ju do të ndiheni më pak të uritur. Kjo do të parandalojë shtimin në peshë nga ngrënit tepër.

4. Përmirëson lëkurën

Dehidratimi shkakton rrudhat e parakohshme dhe poret e thella në lëkurë. Sipas një studimi pirja e 500 ml ujë në një stomak bosh rrit rrjedhjen e gjakut në lëkurë dhe bën të mundur shkëlqim e lëkurës.

5. Flokë me shkëlqim, të butë dhe të shëndoshë

Dehidratimi mund të ketë një ndikim serioz në rritjen e flokëve tuaj. Pirja e ujit ushqen flokët tuaj nga brenda jashtë. Uji përbën pothuajse ¼ e peshës së flokëve. Pamjaftueshmëria e ujit mund të sjellë flokë të brishtë dhe maja të hollë tek flokët. Ju duhet të pini shumë ujë çdo ditë, por uji në stomak bosh mund të përmirësojë cilësinë e flokëve tuaj në një masë më të madhe.

6. Parandalon gurët në veshka dhe infeksionet në fshikëz

Pirja e ujit menjëherë pas zgjimit është e rëndësishme për parandalimin e gurëve në veshka dhe infeksionet e fshikëzës. Është një fakt që uji i pijshëm në një stomak bosh zvogëlon acidet të cilat çojnë gurët në veshka. Sa më shumë pini ujë aq më shumë do të jeni të mbrojtur nga lloje të ndryshme të infeksioneve të fshikëzës shkaktuara nga toksinat.

7. Forcon Sistemin imunitar

Pirja e ujit çdo mëngjes ndihmon në balancimin e sistemit limfatik, e cila çon në rritjen e imunitetit. Një sistem i fortë imunitar do ju mbajë të sigurt nga sëmundje të ndryshme dhe do te parandalojë të sëmuresh sa më shpesh.
Siç mund ta shikoni, ka një mori të mirash pirja e ujit menjëherë pasi zgjoheni. Kjo është pa dyshim mënyra më e lehtë për të bërë një ndryshim pozitiv në stilin e jetës, pa shpenzime në kohë dhe në para.

https://hinka.al/mengjesi-rendesishem-shijshem-thjeshte/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *