Të ecësh në karrierë pa patur nevojë të ecësh mbi taka!

Të ecësh në karrierë pa patur nevojë të ecësh mbi taka!

Silva, një femër në karrierë rrëfen disa detaje sesi kujdeset që të ketë një pamje korrekte gjatë rutinës së saj të përditshme të punës. Jam e sigurt që në këtë artikull do e gjejnë veten shumë vajza të cilat duan të duken gjithmonë bukur.

 

Të jesh një eksperte ligjore në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në mbrojtjen civile, për mua s’ka qënë aspak e thjeshtë.  Një pozicion i tillë nuk kërkon vetëm investim intelektual por edhe investim kohor, edhe përtej orarit zyrtar të punës. Takime të shumta, mbledhje të rëndësishme, udhëtime të shpeshta pune, punë në terren, trajnime periodike. . . çfarë të vesh?!

Imazhi klasik i një juriste që mban funde slimfit, këmisha dhe stiletto të larta, e cila është më shumë epshndjellëse me veshjen e saj sesa e angazhuar profesionalisht, ka mbetur një model i kohës së shkuar. Unë për shkak të rutinës së punës jam e angazhuar në mjedise të ndryshme si në zyrë ashtu dhe në terren.

Në fillim e kisha të vështirë të zgjidhja veshjen e përshtatshme që do mbulonte dhe pjesën formale të zyrës por edhe atë casual të terrenit të vështirë. Aty ku as makina nuk depërton dot. Në atë lloj mjedisi ku ti duhet të përfaqësosh autoritetin shtetëror por s’mund ta bësh me një ‘veshje turisti’.

Sigurisht një smart casual do ishte shpëtimtari në të tilla situata. Unë e gjej veten shumë tek veshjet shapeless. Një palë pantallona office style, një pulovër e ngrohtë e mbyllur deri tek fillimi i qafës apo një golf me mëngë pa formë, një pallto treçerekshe me kuadrate ose edhe njëngjyrëshe, apo edhe një xhaketë stofi. Të shoqëruara këto me një palë këpucë me takë katrore minimale ose pa takë fare, do ishte zgjedhja perfekte për një ditë dimri.

Xhinset cowboy janë gjithmonë një shok i ngushtë i imi, pasi ndjehem komode me to dhe kombinohen lehtë. Ato mbartin një lloj sensualiteti pasi më shumë fshehin sesa tregojnë. Ky besoj është çelësi i një veshje korrekte në mjedis pune. Të nxjerrësh format në plan primar shpesh të shndërron në subjekt seksualiteti duke kaluar në plan të dytë vlerat që mund të kesh ti si profesioniste në një fushë të caktuar.

Çfarë s’do vishja kurrë në zyrë?!

Pantallonat dhe fundet e lëkurës. Kategorikisht s’i këshilloj. Janë sexy nëse i vesh kur del me shoqet për të pirë një gotë apo kur shkon në pub. Kurrsesi paradite, e sidomos në zyrë. 

 

A duhet të mbajmë me vete një veshje apo aksesorë rezervë për çdo rast?

Unë e bëj, në makinë mbaj gjithmonë atlete të pastra rezervë, kurse në zyrë mbaj 1 palë stiletto me takë 9 cm. Kështu, në çdo rast të paparashikuar në terren ose për ndonjë takim formal, i kam aty.

Përsa i përket make up-it, çfarë duhet të kemi kujdes?!

Buzëkuqi, aq i domosdoshëm për çdo femër. Nëse je  bardhoshe, por edhe nëse je  ezmere, një i kuq matt do ta ndriste fytyrën. Por, nëse ti ke një drekë pune, ai buzëkuqi do linte gjurmë mbi pecetën e bukës apo gotën e ujit. Zgjidhja optimale?! Një lip gloss apo një bezhë/nude matt. Edhe po u fshi, lë gjurmë minimale.

Po çanta?!

Këto dy vjet janë tendencë çantat e vogla, katrore ose me forma jo të zakonta, por unë vazhdoj të mbaj çanta që variojnë nga madhësia mesatare deri tek ato me madhësi të bollshme të cilat të mundësojnë mbajten e shumë aksesorëve me vete.

Aksesori që se ndan kurrë nga vetja?!

Një ‘must’ për mua dhe për vajzat në tërësi mendoj se janë syzet e diellit dhe ora e dorës. Të dyja të nevojshme si në aspektin estetik, ashtu edhe atë funksional. Syzet i mbaj gjithmonë me xham dhe skelet me ngjyrë të errët pasi kanë kombinim universal.

 

Çfarë duhet të kemi me vete në çantë gjithmonë?!

Përveç karikuesit të celularit 🙂 :), gjithmonë mbaj në çantë një krem për duart, një hidratues për fytyrën, një parfum për sensualitetin, dhe një çokollatë për humorin.


E si mund të kishte një mbyllje më të bukur të artikullit sesa këshilla që jep Juristja jonë Silva.

”Përpiqem të mbaj buzëqeshjen gjatë gjithë ditës. Buzëqeshja të ndihmon të ruash ekuilibrin emocional dhe ngarkon pozitivisht njerëzit që të rrethojnë. Mos harrojmë se në kompleks gjuha jonë e trupit na shoqëron çdo sekondë dhe transmeton atë që në vërtetë përfaqësojmë”.
Ndiqeni Silvën në profilin e saj në instagram: Silva Jakaj

2 thoughts on “Të ecësh në karrierë pa patur nevojë të ecësh mbi taka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *