komedia

Komedia “Zoti i masakrës”, mos humbisni asnjë moment!

Komedia më e mirë e dhjetë viteve të fundit do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Komedia është nominuar për gjashtë çmime “Tony” prej të cilave mori tre. Kjo ndodh shumë rrallë.

Premiera të shtunën dhe të dielën date 11-12 Mars. Ora 20.00

Subjekti

Një vepër e cila përmban konfliktin që në fillim. Dy çifte, në dukje të qytetëruar takohen për të rregulluar pasojat e një episodi të dhunshëm i cili plasi ndërmjet dy fëmijve të tyre. Djali i Alain dhe Anet i theu dy dhëmbë djalit të Mishel dhe Veronik. Prindërit e djalit dhunues vizitojnë prindërit e viktimës për të kërkuar falje dhe për ta ndrequr gabimin, të paktën nga ana ekonomike. Gjatë vizitës, gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension. Me ndihmën e alkoolit, ky tension rritet duke kapërcyer egërsisht mbi binarët e Eduart Albi.
Një tjetër vepër e shkëlqyer e Yasmin Reza mbi temën e saj të parapëlqyer: hipokrizinë borgjeze.

Autore: Yasmina Reza
Përktheu: Nasi Lera
Regjia:Kico Londo
As/regjisore: Sara Smaja
Skenografia: Beqo Nanaj
Kostmet:Sofi Kara
Aktorë: Erand Sojli, Alert Celoaliaj, Ermira Gjata, Ermira Cerkozi

Çmime teatrale

Çmimet Tony (SHBA)
Çmimi vepra më e mirë teatrale
Regjia më e mirë – Matthew Warchus
Roli më i mirë kryesor femër – Marcia Gay Harden
Çmimi roli më i mirë kryesor femër – Hope Davis (në nominim)
Roli kryesor mashkull – James gardolfini ( në nominim)
Çmimi roli kryesor mashkull – Jeff Daniels (në nominim)

Kampionati i dramaturgjisë (SHBA)
Çmimi vepra e re teatrale më e mirë
Çmimi Shafqja më e mirë

Rrethi i kritikëve të jashtëm (SHBA)
Çmimi vepra e re teatrale më e mirë
Çmimi roli kryesor femër – Marcia Gay Harden

Çmimet drama desk (SHBA)
Çmimi roli kryesor femër – Marcia Gay Harden

Çmimet Olivier (Angli)
Çmimi komedia më e mirë

Burimi: Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”