Tendenca të lezetshme për flokët tuaj. Provojini!

Flokët janë gjysma e bukurisë. Sidomos tek femrat, të cilat i kushtojnë një vëmendje dhe rëndësi të madhe. Na pëlqejnë aq shumë flokët e shtrira e të krehura mirë, ondet e mëdha ose kaçurrelat e vogla. Por shpeshherë edhe na mërziten dhe kërkojmë të bëjmë diçka ndryshe për të ndryshuar pamjen tonë. Dhe absolutisht nuk e kam fjalën ti presim shkurt 😛 Mjafton të ‘studiojmë’ pak disa tendenca të lezetshme për flokët. Që gjithashtu janë mjaft të lehta për tu realizuar.

Disa tendenca të lezetshme për flokët që do ju paraqesim janë goxha interesante. Sidomos modelet që i shohim më të përdorura së fundmi.

Edhe minimaliste, por edhe duke shtuar ndonjë aksesor ose detaj të lezetshëm. Ose duke përdorur vetë flokun për të mos u dukur llastiku. Gjithmonë varet nga tipi i një personi, sepse më poshtë do të shohim disa ide dhe detaje mjaft të lezetshme, që mund edhe të mos i keni provuar deri më tani.

Nëse ju jeni një person disi i çrregullt, patjetër që modeli juaj më i preferuar do të jetë i çrregullt po ashtu. Dhe çfarë do të ishte më mirë se sa një topuz i ‘shfrenuar’ (ose messy bun en.). Për një pamje paksa vintage.

 

Një model super i preferuar, akoma, është gjysmë topuzi dhe pjesa tjetër e flokëve të lëshuara, mundësisht disa onde dhe baluke të lezetshme. Po ashtu paksa i çrregullt. Nëse keni një tip lozonjar dhe paksa fëminore, mund të provoni dy topuza të vegjël dhe pjesa e poshtme e flokëve të lëshuara. Mund edhe të shtoni ndonjë gërshet të vogël, për ti dhënë pamjes tuaj një tendencë më boho.

 

 

Përfundimisht jam fiksuar pas këtij modeli, si princesha Jasmin tek filmi vizatimor ‘Aladin’.

Super cute dhe super trendy njëkohësisht. Gjithashtu, mund të provoni diçka më ndryshe nga e përgjithshmja, një kombinimin të këtij modeli me flokë gjysmë të lëshuara.

Nëse keni një stil minimalist, do të preferoni madje që edhe llastiku i flokëve të mos dukej. Një model mjaft i këndshëm, qoftë ai një bisht klasik ose një topuz i çrregullt.

Gërshetat gjithmonë do të mbeten të preferuar. Sidomos ai klasik (ose french braid en.). Por këtë herë ai do të jetë një gjysmë gërshet i çrregullt ose dhe me pjesën e poshtme të flokëve të lëshuar. Apo edhe modeli më i fundit i një ose dy gërshetave të theksuar, po ashtu jo të përfunduar. Njësoj siç janë të ilustruara në foto.

  

Tendenca të lezetshme për flokët tuaj

 

Detaje akoma më të lezetshme mund ti shtojmë modelit të flokëve. Një shall do të jetë gjithmonë super ide. Bandana ose turban.

 

Por nuk e di nëse do ta provoni ndonjëherë por duket duket një detaj mjaft cute, për ato që do të rrezikonin. Të shtojmë xixa (ose glitter en.) dhe shkëlqim në flokët tona. Mund ta provojmë sidomos në këto ditë festash.

 

Nëse do të dëshironit disa ide për tendenca të lezetshme për flokët tuaj në një event apo festë familjare, i gjeni në link-un e mëposhtëm

https://hinka.al/po-floket-si-ti-bej/

 

bandana

Bandana, shalli i vogël, një aksesor ‘must have’

Besoj se të gjithë mendojnë të bëjnë shpikje me pamjen e tyre. Në mënyrë që të bëjmë diferencë, të biem në sy dhe të jemi sa më ‘IN’ ekziston një aksesor që ne e mendojmë ‘must have’ e që nuk duhet absolutisht ti mungojë look-ut tuaj për t’a plotësuar dhe për ti dhënë ngjyrë. Dhe ajo është shamia apo shalli i vogël bandana …

Vetëm duke e menduar kënaqem me imagjinatën time sa sa ‘cool’ do të dukem me një bandana.

Me anë të kësaj galerie, shpresoj që dhe ju të gjeni veten në fjalët e mia. Mbase jo të gjithë jemi të dhënë pas trendeve të mëdha por ama kësaj vërtet nuk mund t’i shpëtoni. Kështu që vendoseni imagjinatën në punë… Zgjidhni ngjyrën tuaj të preferuar dhe përveç se ta vendosni në qafë, ri-përdoreni për në kokë, në dorë, në këmbë, në çantë, në kapele. Mendojeni, mendojeni…

Vetitë kuruese të Aloe vera

Vetitë kuruese të Aloe Vera, mund ta keni edhe në shtëpi.

E njohur si “bimë e pavdekësisë” bima kaktus e aloe vera mund të gjenden në rajonet e shkretëtirës të Afrikës dhe në Indi, por ju mund ta keni atë edhe në oborrin e shtëpisë tuaj. Falë niveleve të larta të aminoacideve, minerale dhe vitamina, ajo është bërë e kërkuar nga gjithkush. Si rezultat, duhet ti dimë vetitë kuruese të Aloe vera. Ajo i jep përfitime lëkurës, flokëve, shëndetit dhe trupit tuaj.

Sanskrit, gjuha e shenjtë e hinduizmit, ka një emër për aloe vera që do të thotë ‘princess’. Nuk është për t’u habitur, Aloe Vera ka qënë e njohur për shekuj si një përbërës i rëndësishëm në ruajtjen e bukurisë dhe flokë plot shkëlqim e të shëndetshëm. Aloe vera është e mrekullueshme për të gjitha llojet e lëkurës, nëse atyre iu mungon hidratimi, nëse ka puçrra ose nëse keni nevojë për të trajtuar një gjendje të lëkurës si ekzemat.

Prandaj duhet ti shfrytëzojmë vetitë kuruese të Aloe Vera.

Përfitimet e Aloe për lëkurën:

  • hidratues
  • kundër plakjes
  • ul inflamacionin dhe ekzemat
  • trajton puçrrat e fytyrës
  • lehtëson djegien nga dielli dhe kafshimin e insekteve
  • mund të përdoret si mbartës kozmetike

Skalp i shëndetshëm & Maskë flokësh me Aloe Vera

Përfitimet qetësuese të Aloe Vera janë fantastike për lëkurën e thatë të kokës. Nëse ju lyeni flokët tuaj, kjo do të jetë një maskë fantastike për të lehtësuar disa nga acarimet e shkaktuara nga kimikatet e ashpra. Kjo maskë aplikohet si para-shampo dhe mund të aplikohet në flokë te thatë. Nëse ju po trajtoni skalpin e kokës tuaj, masazhojeni  për disa minuta dhe lërëni të veprojë për 10 minuta. Nëse jeni duke u fokusuar në majat e thata ose të dëmtuara, aplikoni maskë në gjysmën e poshtme të flokëve tuaj dhe lëreni atë të veprojë për 20-25 minuta.

Shtoni  ½ filxhan aloe vera xhel me 1 lugë gjelle qumësht kokosi. Aplikojeni në kokë dhe/ose në flokë. Pastaj mund ta lani flokun. Kjo maskë mund të përdoret një herë në javë për skalp të shëndetshëm dhe flokë me shkëlqim .

Përfitimet në shendet të Aloe Vera

Vetitë kuruese të Aloe Vera janë të shumta. Atë nuk e përdorim vetëm për pastrimin e thellë të lëkurës. Mund të përfshihet në një smoothie, lëng apo ushqim dhe kështu aloe mund të lehtësojë një mori sëmundjesh të padëshirueshme. Uljen e kolesterolit, përmirësimin e tretjes me vetitë e saj anti-inflamatore. Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë pirjen 1-3 herë  Aloe Vera lëng në ditë.

  • promovon shëndetin ndihmon tretjen e ushqimit dhe ul kapsllëk
  • ndihmon për të luftuar aromën e keqe të frymës
  • redukton zbokthin
  • ul kolesterolin
  • mirëmban shëndetin oral
  • detoksifikimin

 

  • ndikon në rritjen e flokëve

Ujë hidratues me ALOE DHE KASTRAVEC

I pasur me minerale, vitamina dhe antioksidantë, kjo pije e shijshme ka një shije paksa të thartë dhe e bën të përsosur për pije freskuese pas stërvitjes tuaj.

PËRBËRËSIT

  • 2 gjethe aloe vera
  • 1 filxhan me ujë kokosi
  • ½ kastravec i vogël, i copëtuar

UDHËZIME

  1. Prisni gjethet e aloe vera gjysmë së gjati, pastaj duke përdorur një lugë për të marrë xhelin i tejdukshëm, dhe e shtojme atë në blender, së bashku me ujin e kokosit dhe kastravecin.
  2. Proçesi zgjat derisa të kemi një njësim të ingredientëve dhe të jetë gati.

https://hinka.al/kombinimi-aloe-vera-limon/