Bëjeni dhuratën tuaj të paharrueshme për festat

Bëjeni dhuratën tuaj të paharrueshme për festat!

6 Ide për paketimet e dhuratave – Bëjeni dhuratën tuaj të paharrueshme për festat!

Magjia e festave po fillon të ndjehet kudo, kanë filluar të duken dritat apo dekorimet e para në dyqanet e dekorimeve apo në shtepitë tona të ngrohta.
Të gjithë ne jemi duke menduar për dhuratat që do ju bëjmë të afërmeve, miqve apo kolegëve tanë në këtë prag festash. Po ashtu bashkë me dhuratën një rëndësi ka edhe paketimi i tyre.  Për të gjithë ju detajistët por edhe juve që dëshironi të lini impakt me dhuratën tuaj, ju japim disa sugjerime se si ti paketoni dhuratat tuaja, dhe unë mendoj që kjo do jetë surpriza e vërtetë për miqtë tuaj. Kështu që bëjeni dhuratën tuaj të paharrueshme për festat me ndihmën tonë!
Në paketimet unike që ne ju sugjerojmë si ide, do gjejmë forma dhe materiale nga më të ndryshmet , pa dalë jashtë kontektit të festave. Forma gjeometrike, gjethe bredhi, yje etj.

1. Mos e humbisni magjinë  e kartolinave.

Tregojuni të vegjëlve tuaj se sa të lumtur ishim kur shkëmbenim një kartolinë me të afërmit apo me shokun e bankës. Kjo mënyrë paketimi do jetë vërtet mbresëlënëse.

2. Një zinxhir me forma flamuri.

Ndihmojini vogëlushët tuaj të zhvillojnë kreativitetin, dhe padyshim që do kënaqeni edhe ju më shumë sesa ata 😉 Mund ti ngjyrosni me ngjyra të ndryshme ose mund ti ngjisni xixa sipër.

3. “ Dark pack” paketim i zi

Një kombinim shumë i bukur për të gjithë zonjushat që janë të tërhequra pas ngjyrës së zezë. Pse jo, duket edhe shumë moderne. Suprizoni miqtë me këtë kombinim. Kombinimi me gjethe ose me boce pishe do i japë një pamje të freskët dhe festive.

4. Cdo gjë e bardhë.

Ndjesia e borës që aq shumë  e presim ose e kërkojmë në sezonin e festave. Një dhuratë e paketuar e gjitha në të bardhë nuk është kurrësesi një dhuratë “ e ftohtë “ si dëbora nga ana juaj, përkundrazi ti i thekson elementët e dimrit dhe të festave.  Për ta thyer , varini një letër dhe bëni një urim të ngrohtë 😉

5. Zbukurimet e pemës.

Një dhuratë e paketuar me zbukurimet e pemës do jetë padyshim ajo e duhura. Do dërgoni atmosferën e shtëpisë te miqtë tuaj. Kështu ju bëni me dije paraprakisht se me çfarë ngjyrash e keni dekoruar këtë vit bredhin.

6.Kurora jeshile, kombinojeni me një letër paketimi kafe.

Merrni një degë të vogël të freskët ose artificiale në varësi të bredhit tuaj dhe jepini formën e kurorës. Ideja e kurorës është gjithmonë mikpritëse.