Të ecësh në karrierë pa patur nevojë të ecësh mbi taka!

Të ecësh në karrierë pa patur nevojë të ecësh mbi taka!

Silva, një femër në karrierë rrëfen disa detaje sesi kujdeset që të ketë një pamje korrekte gjatë rutinës së saj të përditshme të punës. Jam e sigurt që në këtë artikull do e gjejnë veten shumë vajza të cilat duan të duken gjithmonë bukur.

 

Të jesh një eksperte ligjore në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në mbrojtjen civile, për mua s’ka qënë aspak e thjeshtë.  Një pozicion i tillë nuk kërkon vetëm investim intelektual por edhe investim kohor, edhe përtej orarit zyrtar të punës. Takime të shumta, mbledhje të rëndësishme, udhëtime të shpeshta pune, punë në terren, trajnime periodike. . . çfarë të vesh?!

Imazhi klasik i një juriste që mban funde slimfit, këmisha dhe stiletto të larta, e cila është më shumë epshndjellëse me veshjen e saj sesa e angazhuar profesionalisht, ka mbetur një model i kohës së shkuar. Unë për shkak të rutinës së punës jam e angazhuar në mjedise të ndryshme si në zyrë ashtu dhe në terren.

Në fillim e kisha të vështirë të zgjidhja veshjen e përshtatshme që do mbulonte dhe pjesën formale të zyrës por edhe atë casual të terrenit të vështirë. Aty ku as makina nuk depërton dot. Në atë lloj mjedisi ku ti duhet të përfaqësosh autoritetin shtetëror por s’mund ta bësh me një ‘veshje turisti’.

Sigurisht një smart casual do ishte shpëtimtari në të tilla situata. Unë e gjej veten shumë tek veshjet shapeless. Një palë pantallona office style, një pulovër e ngrohtë e mbyllur deri tek fillimi i qafës apo një golf me mëngë pa formë, një pallto treçerekshe me kuadrate ose edhe njëngjyrëshe, apo edhe një xhaketë stofi. Të shoqëruara këto me një palë këpucë me takë katrore minimale ose pa takë fare, do ishte zgjedhja perfekte për një ditë dimri.

Xhinset cowboy janë gjithmonë një shok i ngushtë i imi, pasi ndjehem komode me to dhe kombinohen lehtë. Ato mbartin një lloj sensualiteti pasi më shumë fshehin sesa tregojnë. Ky besoj është çelësi i një veshje korrekte në mjedis pune. Të nxjerrësh format në plan primar shpesh të shndërron në subjekt seksualiteti duke kaluar në plan të dytë vlerat që mund të kesh ti si profesioniste në një fushë të caktuar.

Çfarë s’do vishja kurrë në zyrë?!

Pantallonat dhe fundet e lëkurës. Kategorikisht s’i këshilloj. Janë sexy nëse i vesh kur del me shoqet për të pirë një gotë apo kur shkon në pub. Kurrsesi paradite, e sidomos në zyrë. 

 

A duhet të mbajmë me vete një veshje apo aksesorë rezervë për çdo rast?

Unë e bëj, në makinë mbaj gjithmonë atlete të pastra rezervë, kurse në zyrë mbaj 1 palë stiletto me takë 9 cm. Kështu, në çdo rast të paparashikuar në terren ose për ndonjë takim formal, i kam aty.

Përsa i përket make up-it, çfarë duhet të kemi kujdes?!

Buzëkuqi, aq i domosdoshëm për çdo femër. Nëse je  bardhoshe, por edhe nëse je  ezmere, një i kuq matt do ta ndriste fytyrën. Por, nëse ti ke një drekë pune, ai buzëkuqi do linte gjurmë mbi pecetën e bukës apo gotën e ujit. Zgjidhja optimale?! Një lip gloss apo një bezhë/nude matt. Edhe po u fshi, lë gjurmë minimale.

Po çanta?!

Këto dy vjet janë tendencë çantat e vogla, katrore ose me forma jo të zakonta, por unë vazhdoj të mbaj çanta që variojnë nga madhësia mesatare deri tek ato me madhësi të bollshme të cilat të mundësojnë mbajten e shumë aksesorëve me vete.

Aksesori që se ndan kurrë nga vetja?!

Një ‘must’ për mua dhe për vajzat në tërësi mendoj se janë syzet e diellit dhe ora e dorës. Të dyja të nevojshme si në aspektin estetik, ashtu edhe atë funksional. Syzet i mbaj gjithmonë me xham dhe skelet me ngjyrë të errët pasi kanë kombinim universal.

 

Çfarë duhet të kemi me vete në çantë gjithmonë?!

Përveç karikuesit të celularit 🙂 :), gjithmonë mbaj në çantë një krem për duart, një hidratues për fytyrën, një parfum për sensualitetin, dhe një çokollatë për humorin.


E si mund të kishte një mbyllje më të bukur të artikullit sesa këshilla që jep Juristja jonë Silva.

”Përpiqem të mbaj buzëqeshjen gjatë gjithë ditës. Buzëqeshja të ndihmon të ruash ekuilibrin emocional dhe ngarkon pozitivisht njerëzit që të rrethojnë. Mos harrojmë se në kompleks gjuha jonë e trupit na shoqëron çdo sekondë dhe transmeton atë që në vërtetë përfaqësojmë”.
Ndiqeni Silvën në profilin e saj në instagram: Silva Jakaj

red week

Red Week! Java e ngjyrës së kuqe! Diçka e kuqe në garderobë.

RED WEEK – WHEN IN DOUBT, WEAR RED! 

Kjo është java e ngjyrës së kuqe. Red Week!

Besoj se të gjithë e keni parasysh shprehjen e famshme të designer-it Bill Blass e shqipëruar ‘Që mos të mendoheni me orë të tëra se çfarë të vishni, zgjidhni diçka të kuqe’ :p . OK po ta mendosh mirë, ka njëfarë të drejte apo jo?

Me një veshje të kuqe ju do të dukeni mjaft tërheqëse. Përcillni një ndjesi joshjeje të natyrshme e siguri në vetvete se pamja juaj tashmë ka një ndriçim që nuk mund të mbetet pa u vënë re.

Por nga ana tjetër, e kuqja përçon një ndjesi rreziku (jo në kuptimin e parë të fjalës). Në kuptimin se jo të gjithë do ta konsideronin si zgjedhjen e parë.  Që të kombinosh komplet pamjen me diçka të kuqe është e vërtet që të merr kohë . Prandaj, ne morëm iniciativën që të sjellim një lloj inspirimi për ju e për veten tonë gjithashtu, se çfarë të vishni e si ta kombinoni ngjyrën e kuqe.

RED ON RED

Do një guxim të madh që të vishesh me të kuqe komplet dhe jo të gjithë mund ta bëjnë. Nëse ju jeni midis atyre që do e vishnin padyshim një:

  • kostum;
  • fustan;
  • jumpsuit;
  • apo veshje komplet e kuqe.

atëherë patjetër do e gjeni veten këtu!

  • Kostum

 

  • Fustan

  • Jumpsuit

  • Monochromatic

Për ide të tjera se si ju mund të vishni ngjyrën e kuqe qoftë ajo në një kostum, fustan, jumpsuit apo all in red, hidhini një sy artikullit “RED ON RED” .

 

RED IS NOT JUST A COLOR, IS A STATE OF MIND

Në ditë të ftohta patjetër që na duhet një xhaketë apo një pallto e ngrohtë. Por nëse ju keni një të tillë të kuqe, jam e sigurt se ju jep ndjesinë sikur jeni akoma më ngrohtë nën të.

  • Xhaketë

 

  • Pallto

Nëse do donit të kishit ide të tjera se çfarë xhakete në ngjyrë të kuqe duhet të keni dhe se si ta kombinoni atë, atëherë do i gjeni ato në artikullin “RED IS NOT JUST A COLOR, IS A STATE OF MIND”

 

LADY IN RED

Një bluzë apo veshje e sipërme e kuqe nuk duhet të mungojë në garderobën tonë. Sinqerisht theksoj se të gjithëve na shkon e na përshtatet. Edhe nëse ajo është një triko normale apo një super e gjerë dhe e gjatë, me jakë golf apo këmishë.

  • Triko

  • Triko e gjatë dhe oversized

  • Jakë Golf

  • Këmishë

Për më shume ide se sa në artikullin ‘Red Week’, se si ju mund të vishni një bluzë të kuqe, hidhini një sy artikullit “ LADY IN RED”.

THERE IS A SHADE OF RED FOR EVERY WOMAN

Patjetër që ka një nuancë të të kuqes të bërë për secilën femër! Ku mund ta gjejmë më mirë të përshtatur se në veshjen e poshtme tonën, si një fund apo një palë pantallona.

  • Pantallona

 

  • Fund

Nëse ju jeni midis atyre që nuk e kanë problem fare të veshin një palë pantallona apo fund të kuq, inspirohuni në artikullin “THERE IS A SHADE OF RED FOR EVERY WOMAN”.

 

RED IS THE ULTIMATE CURE OF SADNESS

Thonë që e kuqja është kurë për mërzinë e po ashtu të blesh një palë këpucë të reja e luftojnë atë.  Çfarë mund të jetë një ndjesi më e mirë se sa një palë këpucë të kuqe?!

 

  • Çizme

 

  • Taka

  • Këpucë të sheshta

Në artikullin “RED IS THE ULTIMATE CURE OF SADNESS” do të gjeni ide se çfarë këpucësh nuk duhet të mungojnë ne garderobën tuaj dhe si ti vishni ato.

 

LIFE IS SHORT SO BUY THE BAG

Do të ishte e çuditshme nëse do e mbanit gjithmonë veshur një çantë të kuqe? JOO, pasi me një çantë të tillë ju do ta ndryshonit komplet pamjen tuaj. Kështu qoftë ajo e vogel apo e madhe, shpine apo kuletë, nuk duhet ti mungojë outfit-it tuaj. Jeta është e shkurtër, kështu që blijeni atë.

Nëse akoma nuk e keni vendosur se si do ta blini çantën tuaj të radhës, përveç ‘Red Week’, lexoni artikullin “LIFE IS SHORT SO BUY THE BAG” . Jam e bindur se do shërbejë si një ndihmë e madhe për ju 🙂

 

SOMETHING RED

Çdo veshje tuajës duhet ti jepni patjetër ngjyrë me diçka të kuqe, qoftë ky një shall, kapuç, syze apo çorape. Ju sigurojmë se efekti do jetë i menjëhershëm 🙂

“SOMETHING RED” është artikulli që do t’iu inspirojë me më shumë detaje se sa ‘Red Week’, se çfarë detaji duhet ti shtoni pamjes tuaj për tu dukur sa më ‘cool’.

çantë

Çantë në ngjyrë të kuqe. Duhet ta keni patjetër!

LIFE IS SHORT SO BUY THE BAG 

Çantë në ngjyrë të kuqe!

Çanta është një aksesor i domosdoshëm i përditshëm, aq sa nuk mund të jetojmë apo dalim pa të. Ajo është si një lloj kasafortë ku ne mbajmë gjërat tona më të rëndësishme. Madje, kot nuk thonë që në çantën e një femre mund të gjesh çdo gjë të mundshme. Aq të shumëllojshme janë ato, saqë gjithmonë do ankohemi që nuk e kemi njërën prej tyre. Të ndryshme në përmasa e në forma, në ngjyra e në material, brand ose jo, besoj se dhe ju si mua thoni gjithmonë ‘e duaaaa’. Sidomos nëse dikush tjetër e ka veshur një çantë që ju s’e keni 😛

Ato mund të jenë:

  • çanta dore apo shpine,
  • kuleta apo këto çantat e reja të vendosura në bel,
  • të vogla apo super të mëdha
  • me një rrip të gjatë,
  • boho apo me thekë,
  • kamosh apo me perçina,
  • ose me ndonjë bandana të lidhur,

Ufff nuk do mjaftonte gjithë dita për ti përmendur.

O.K. Le të kalojmë në fokusin tonë, çantat e kuqe. Mendoj se një çantë e tillë do të ishte përfekte sidomos për personat që kanë një stil të thjeshtë të veshuri dhe kështu i shtojnë pamjes së tyre një detaj aq të rëndësishëm si çanta, dhe pse jo e kuqe, për ti dhënë dorën e fundit.

Në galerinë tonë kemi përzgjedhur disa midis qindra e mijërave modeleve, thjesht për të paraprirë faktin se duhet patjetër të kemi njërën prej tyre. Përgjithësisht shohim një tendencë për çantat e vogla, por normalisht kjo varet nga preferencat personale.

Kombinimi i çantës me këpucët

Një fakt i rëndësishëm, që besoj se të gjithëve na lind natyrshëm, është kombinimi i çantës me këpucët. Sikur të krijohet ideja se veshja më në fund është kompletuar. Sidomos nëse të dyja ato janë në një nuancë të kuqe. Ju sigurojmë se do të ketë një efekt të menjëhershëm, e mbi të gjitha ju do të ndiheni aq mirë me atë cka do të shihni para pasqyrës.

https://hinka.al/cantat-theke-ose-ndryshe-fringes-en/

pantallonat

Pantallonat dhe fundi i kuq! Ja se si ta kombinojmë.

THERE IS A SHADE OF RED FOR EVERY WOMAN – Pantallonat apo fundi i kuq!

Më pëlqen shprehja “ka një nuancë të së kuqes për çdo femër” sepse besoj se secilës prej nesh i përshtatet ngjyra e kuqe në mënyrën e vet. Kështu, disa mund të preferojnë ta përdorin atë në pantallonat e tyre ose në një fund të lezetshëm.

Në kohët e sotme ku moda zë një vend të rëndësishëm në përditshmëri, ne mundohemi të krijojmë një personalitet e origjinalitet në veshjen tonë. Një detaj që mund të na dallonte disi nga të tjerët, janë pikërsht pantallonat ose një fund i kuq. Jo të gjithë mund të jenë aq të guximshëm dhe përgjithësisht ka një tendencë drejt ngjyrave më të errëta ose më të lehta.

  • Pantallona të kuqe

Pantallonat janë përditshmëria jonë. Sa më shumë të kemi, asnjëherë nuk mjaftohemi me to. Madje mund të jenë edhe dy tre palë pothuajse njëlloj në garderobë, dhe kur dalim për shopping mund të blejmë një palë të reja pak a shumë të ngjashme me ato që kemi. Dhe prapë përfundojmë duke veshur sërish ato të vjetrat. Ju ka ndodhur edhe juve e njejta gjë 😛 ( mund ta konsiderojmë veten me fat që veshim çfarë të duam, e sidomos pantallonat që janë një veshje mashkullore).

Kështu që hidhini një sy ose të dy galerisë 😛 dhe shpresojmë të fitoni disa ide se çfarë nuk duhet t’ju mungojë dhe si ti vishni ato.

Xhinset janë të preferuarat e të gjithëve.

Tentoni ndonjëherë me xhinsin e kuq. Japin të njejtën ndjesi rehatie, por një pamje casual akoma më interesante. Duke përmendur  faktin se shpeshherë e shohim të kombinuar me ngjyrën e zezë. (Mendoni se ata që bënë flamurin tonë kuq e zi  e kishin idenë se do të shërbenin një ditë si frymëzim për brezat pasardhës :p!).

Pantallonat super të gjera apo culottes janë një trend i momentit.

Akoma më mirë nëse ato janë në ngjyrë të kuqe. Jo vetem do ndjeheni rehat në lirshmërinë e tyre por do të nxirrni në pah një stil interesant.

Përveç se do të bjerë mjaft në sy prej ngjyrës së kuqe, pamja juaj do të jetë akoma më interesante nëse pantallonat tuaja do të jenë

  • lëkurë,
  • velvet,
  • apo me printe të ndryshme.

Kombinimi siç duhet i tyre, do ju bëjë vërtet të dukeni ‘wow’!

Një fund i kuq

Disa persona që do të preferonin më tepër të vishnin një fund, pak më larg të zakonshmes veshur me pantallona. Nëse është kështu, zgjidhni një fund të kuq. Do ja arrini vërtet qëllimit tuaj për tu dukur ndryshe dhe më femërore.

Ju mund të vishni një fund të shkurtër në ngjyrë të kuqe. Do ju japë një pamje lozonjare dhe tërheqëse.

Por ju mund edhe të jeni midis atyre që nuk do të vishnin një fund të shkurtër. Atëherë zgjidhni një fund midi apo të gjatë. Do të keni një pamje të kënaqshme dhe do të dukeni më stylish e më rehat në të.

https://hinka.al/culottes-veshur-dukeni-casual-dhe-njekohesisht-clas/

të kuqe mbi të kuqe

Të kuqe mbi të kuqe, për një pamje mjaft tërheqëse.

RED ON RED – Veshur të kuqe mbi të kuqe!

E kuqja është një ndër nuancat më të preferuara. Ajo asnjëherë nuk është lënë jashtë pasarelave e koleksioneve të stilistëve më të famshëm. Po ashtu, e gjejmë edhe në linjat më casual, për përdorim të përditshëm. Por si të veshim të kuqe mbi të kuqe?

Sinqerisht, nisur nga preferencat e mia paksa minimaliste e drejt ngjyrave të ftohta, mendoj se duhet një guxim i madh të vishesh me të kuqe. Sidomos komplet veshja e tillë, e jo të gjithë mund ta bëjnë këtë, në kuptimin se jo të gjithë mund të kenë një kombinim e përfundim të pëlqyeshëm. Nëse ju jeni midis atyre që do e vishnin padyshim një kostum të kuq, një fustan, një jumpsuit apo një veshje komplet të kuqe, që i kam vërtet zili, atëherë patjetër do ta gjeni veten në këtë artikull.

Një kostum i kuq

Kostumi, edhe pse në thelb një veshje paksa mashkullore, është kthyer në një nga tendencat më femërore, e madje duke u përhapur masivisht, tashmë jo vetëm si një veshje formale, por e shohim gjerësisht dhe në raste më pak formale, si një tipar i personave që i konsiderojmë ‘me stil’.

E kuqja na ben të dukemi plot gjallëri, dhe këtë mund ta vërtetoni në galerinë e mëposhtme ku do të shihni disa kostume me pantallona e disa me fund, dhe besoj se do të vini re tendencën për veshje të gjera e në masë më të madhe edhe në kostume.

Një fustan i kuq

Fustanin e kuq e gjejmë mjaft të preferuar për evente të rëndësishme. Vërtet të krijon një efekt pozitiv e tërheqës. Por, mund të dukeni po aq këndshëm më një të tillë edhe në ambjente më të thjeshtë. Normalisht me një fustan më casual, p.sh. duke e shoqëruar me çizmet tuaja të preferuara.

Jumpsuit i kuq apo kominoshe (nëse i përshtatet)

Akoma më mirë nëse ju keni një jumpsuit të kuq. Nuk do e kaloni gjithë ditën duke menduar se si do të kombinoheni. Shoqërojeni me këpucët tuaja të preferuara nëse doni të dukeni më chic apo më casual, dhe ja ku u bë.

Monochromatic apo njëngjyrëshe

Pikërisht duhet guxim i madh që të vishesh me komplet të kuqe. Detyrimisht jo të gjithë mund të qëllojnë në shenjë. Duhet ta pranojmë se edhe sikur të mos donim, më shumë se aq nuk mund të mos biesh në sy. Madje ngado do jenë shumë sy duke të të ndjekur derisa mos të dukesh më në horizont :p

https://hinka.al/oversized-sweater/

palltot e kuqe

Palltot e kuqe apo xhaketat, për një dimër të ngrohtë e plot stil.

RED IS NOT JUST A COLOR, IS A STATE OF MIND – Xhaketat apo palltot e kuqe!

“E kuqja nuk është thjesht një ngjyrë, është një gjendje e mendjes”. Dhe unë njësoj mendoj. D.m.th. tani që ka filluar i ftohti, vrapojmë të nxjerrim nga dollapi xhupat e trashë apo palltot (sidomos palltot e kuqe). Na duken aq të ngrohta, aq të mira. Por imagjinoni kur janë në ngjyrë të kuqe apo si e përdorim në të folurën tonë, e kuqe flakë. Flakë… si flakët e zjarrit. Zjarr… sa i ngrohtë. O sa e ngrohtë një xhaketë e kuqe…brr. Qenka gjë e lezetshme të filozofosh, kot e paskam patur aq inat në shkollë 😛

Apo me kaq shumë gjëra që mund të gjejmë tani xhaketë e shkurtër, xhaketë lëkure për një stil më rock; xhaketë kamosh plot butësi, madje edhe me thekë për një stil më boho; pallto e shkurtër, pallto e gjatë e oversized, apo edhe pallto pa mëngë. Më ka mbetur tjetër pa përmendur?

Kështu që shfletoni galerinë, shihni sa të bukura janë dhe inspirohuni 🙂

Një xhaketë të shkurtër në ngjyrë të kuqe duhet ta kemi patjetër.

Do të kemi një pamje mjaft të ngrohtë dhe dukemi sikur e kemi marrë seriozisht për tu dukur gjithmonë në formë.

Nëse me xhaketë mund të vishemi në ditë disi më të ngrohta, në ditët e ftohta, na duhet patjetër një pallto.

Sidomos me këto tendencat në masë më të madhe dhe mundësisht sa më të gjata, nuk mund ti rezistojmë dot.

Një xhaketë lëkure mund ta veshin personat që duan të duken më rock ose edhe më retro.

Ata vërtet dinë si të fitojnë vëmendje, pasi sado të thjeshta të jenë, gjithmonë shkëlqejnë. E sidomos nëse ato kanë atë pellushin e ngrohtë nga brenda, janë perfekte.

Sa herë mendoj ose shikoj diçka në materialin e kamoshit (suede, en.), them me vete ‘sa e butë, sa e mirë’.

Imagjinoni sa perfekte mund të jetë një xhaketë e tillë. Kamosh dhe e kuqe, kombinim plot jetë. Nëse ka edhe thekë, akoma më mirë. Fiks për një pamje boho dhe ndryshe.

A se për pak harrova fare, kemi edhe këto tip palltoje por pa mëngë.

Fiks për rastet që duam të dukemi  të veçanta.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja. Zakonisht nuk më pëlqejnë xhupat, por ky më ka goditur në zemër si një dashuri me shikim të parë. Kështu që mendova mos ta lë pa e përmendur. Duhet ta gjej një të tillë!

Aksesorë

Aksesorë në ngjyrë të kuqe që i duhen veshjes tuaj

SOMETHING RED – Aksesorë në ngjyrë të kuqe

Pjesë shumë e rëndësishme apo dora e fundit që ne i japim pamjes tonë për tu kompletuar, është me aksesorë.  Ato gjithmonë e bëjnë veshjen të duket më e bukur. Nëse e keni vënë re, gjithmonë marrim më shumë komplimenta për aksesorët tonë sesa për diçka tjetër që mund të kemi veshur.

Siç thotë Iris Apfel, një ndër gratë me ndikimin më të madh në fashion: “I shpenzoni paratë tuaja për aksesorë, e kështu mund të krijoni miliona pamje të ndryshme, pasi janë gjëja më transformuese që mund të vishni”.

Sepse jeta nuk është perfekte, por veshja juaj mund të jetë ;). Kështu shtojini veshjes suaj një aksesor të kuq dhe çdo gjë mbaroi. Gati!

Kapele e kuqe

Kapelja është një aksesor i lezetshëm që mund ta veshim në çdo kohë dhe një aksesor i rëndësishëm për imazhin tonë. Në përgjithësi të gjithë i preferojnë ato, por disa mund të mos jenë aq të ‘guximshëm’ sa ti veshin.

Syze të kuqe

Një aksesor mjaft ‘vintage’, për një look tërheqës dhe tërësisht ndryshe, pasi rrallë mund të shohim dikë të mbajë syza të kuqe. Por mendoj se janë një ‘boom’ i vërtetë!

Një shall i kuq

Shalli mund ta konsiderojmë po aq të rëndësishëm sa pantallonat, apo bluza dhe këpucët. Pak a shumë si nuk mund të dalim pa ndonjërën nga to, ashtu nuk mund të dalim dhe pa shall. Sidomos shallin e vogël ‘bandana’. Mund ta përdorim edhe në vend të rrip-it, aksesor për flokët, lidhur në çantë. Për një pamje më ‘cool’!

Nëse jeni një fans i bandana-ve dhe do donit të dinit akoma më tepër mënyra se si mund ta vishni një shall të tillë, lexoni artikullin “Bandana, një aksesor ‘must have’ ”.

Çorape apo geta të kuqe

Zakonisht të gjithë mundohemi ti fshehim çorapet tona. Por provojeni njëherë të vishni një palë çorape të kuqe apo geta. Vërtet që do të merrni komplet pamje tjetër. Guxoni!

Nëse ju pëlqen detaji i të veshurit  këpucët apo sandalet tuaja me çorape, merrni ide të tjera duke lexuar artikullin “Çorape me këpucë apo sandale me takë”.

 

red

LADY IN RED. Veshur me ngjyrë të kuqe!

LADY IN RED 

Nëse doni të bini në sy e të viheni re kollaj, p.sh. duke ju drejtuar si zonjusha apo zonja me të kuqe apo ‘Lady in Red’, atëherë patjetër duhet të keni diçka të tillë në garderobën tuaj.  Kjo jo vetëm për të krijuar përshtypje pozitive, por dhe ju vetë do të ndiheni mjaft mirë nën një ngjyrë të tillë, pasi të gjithëve ju shkon një nuancë e të kuqes, e kështu duke ju krijuar një ndjesi vetëbesimi.

Besoj se bluzat të gjithë i kemi me shumicë. Sidomos këto të sezonit.  Të trasha e super të ngrohta, të gjera dhe tepër të rehatshme, me jakë të thjeshtë apo me jakë golf. Të veshura me pantallona apo xhinse, me fund të gjatë apo të shkurtër, në përditshmërinë tonë do të dukemi mjaft mirë.

Një triko e kuqe

Një triko e kuqe asnjëherë nuk duhet të mungojë në garderobën tonë. Ajo do ti japë një ton të ngrohtë  e lozonjar pamjes sonë sepse vetvetiu e kuqja përcjell një tërheqje të natyrshme. Ne mund ta veshim atë me xhinset tona të preferuara; me pantallonat tona serioze, për të zbutur pak formalitetin e tyre. Gjithashtu me një fund, qoftë ai i shkurtër apo i gjatë, duke e shoqëruar me një palë çizme mbi gju ose deri tek kyci i këmbës. Kështu do jemi ngrohtë e plot stil njëkohësisht.

 

Një triko me jakë golf e kuqe

Sa më shumë të ftohet koha, aq më trashë vishemi. Dhe me një triko me jakë golf do ja arrijmë qëllimit për tu ndjerë mirë, ngrohtë dhe mbi të gjitha me stil (se di pse më jep gjithmonë ndjesinë si një stil paksa vintage). Jaka golf është rikthyer sërish në mode. Sidomos nëse bluza është shumë më e gjerë se masa juaj, ju do të dukeni akoma më ‘cool’.

Një triko e gjatë apo e gjerë e kuqe

Nëse ju keni një triko të gjatë dhe të gjerë njëkohësisht, shoqërojeni atë me çizmet tuaja të preferuara mbi gju. Do të dukeni mjaft ‘in’.  Nëse ato nuk janë në tipin tuaj, mjaftojnë një palë atlete apo këpucë të sheshta. Dhe ja ku dukeni sërish po aq lezetshëm.

Një këmishë e kuqe

Nuk jeni shumë tipi i trikove por do të preferoni diçka më formale apo pak më larg të zakonshmes?! Sigurisht në ditë më të ngrohta, me një këmishë të kuqe do të dukeni plot feminilitet dhe tërheqëse.

Këpucë në ngjyrë të kuqe

Këpucë në ngjyrë të kuqe! Sigurisht që po!

RED IS THE ULTIMATE CURE OF SADNESS – Këpucë në ngjyrë të kuqe

Thuhet se e kuqja është kurë për mërzinë e po ashtu të blesh një palë këpucë të reja e luftojnë atë.  Çfarë mund të jetë një ndjesi më e mirë se sa një palë këpucë në ngjyrë të kuqe?!

Në kohët e sotme kemi aq shumë mundësi e llojshmëri, sa për të thënë të drejtën po vuajmë nga ankthi i zgjedhjes: – Këto apo këto?  Apo ato? Ufff :p.  O.K.  përtej shakave, zgjedhja më e mirë që mund të bëni e që nuk do pendoheni sapo të shkoni në shtëpi, do të jenë një palë këpucë në ngjyrë të kuqe. Seriozisht!

Kështu në artikullin me temë ‘E kuqja është kura kryesore e mërzisë’ fokusi do të jenë idetë se përse të zgjedhim një palë këpucë të kuqe. Dhe nëse i kemi një palë të tilla, si ti kombinojmë ato për të patur pamjen aq shumë interesante të dëshiruar nga të gjithë.

Këpucë me taka

Të shumtë janë personat që nuk mund ti ndajnë takat e larta nga përditshmëria e tyre. Përveç se ndjehen mirë me to, në sytë e të tjerëve duken më femërore e të këndshme njëkohësisht. Një palë taka të kuqe e shtojnë akoma më shumë feminilitetin, duke e bërë pamjen tuaj aspak të zakonshme. Kështu, të veshura me një palë pantallona, qofshin ato serioze, jeans apo lëkurë; me fustan apo me fund, impakti është gjithmonë ai i dëshiruari.

Këpucë të sheshta

Pastaj janë edhe personat si puna ime, që nuk i veshin dot takat. Sepse me shumë mundësi ngjajnë si një ‘dordolec’ që ecën :p. Por një palë këpucë të sheshta të kuqe sinqerisht nuk do ti refuzoja, madje do fluturoja nga gëzimi.

Kështu që nëse doni dhe ju të fluturoni 😛 , një palë këpucë të kuqe të sheshta mund ti vishni gjatë përditshmërisë suaj. Madje do të dukeni njëkohësisht ‘cool’ dhe në raste më specifike.

Çizmet e gjata

Po ta vëmë re me vëmendje, style influencer-at e sotshme i kanë pothuajse nga një palë çizme të gjata mbi gju. Dhe shpeshherë ato janë me ngjyrë të kuqe, sa mund të konsiderohet si tendenca më ‘in’ e momentit.

Ju mund ti vishni ato me pantallona, me një këmishë të gjatë, me fustan të gjatë apo me një fund me gjatësi mesatare. Kështu, do të krijohet ideja se ju vërtet i vishni çizmet tuaja më mirë se të tjerët :P. Kombinimin e ngjyrave mund ta bëni si të dëshironi. Me një nuancë të së kuqes në veshjen tuaj ose thjesht për ti dhënë pak ngjyrë tërheqëse pamjes suaj.

Çizmet e shkurtra

Dhe së fundmi, më të preferuarat e momentit, çizmet deri tek kyçi i këmbës. Sinqerisht nuk do i ndërroja me asgjë tjetër. Dhe tani që po e mendoj duhet ti kem patjetër një palë të tilla. Më japin një lloj ndjesie sikur këmbët e mia do ndihen aq mirë e ngrohtë në to :P. Normalisht unë do i vishja me xhinset e mia të preferuara, të shoqëruara me një pallto të gjatë e të ngrohtë. Por tani që e mendoj, dhe me një fund sigurisht që do dukesha plot stil!

shalli prej pellushi

Shalli prej pellushi, ja pse nuk duhet t’ju mungojë!

“Faux fur scarf ” ose shalli prej pellushi, ja pse nuk duhet t’ju mungojë

Në dimër e kemi pak të vështirë të tregojmë stilin tonë apo veshjen tonë poshtë palltos. Ajo që duhet të kemi gjithmonë parasysh është të zgjedhim të paktën një aksesor të veçantë. Kemi sjellë në vëmendjen tuaj aksesorin shall, aq shumë të dashur për ju në stinën e dimrit. Dhe në veçanti, atë  që e quajmë “fur scarf” ose shalli prej pellushi dhe arsyet pse nuk duhet t’ju mungojë.

Shalli pellush nuk është më një tipar dallues prej pasaniku sic është konsideruar, por tashmë ju mund të dukeni chic kurdoherë.

Ky shall padiskutim që është një zgjedhje perfekte për ti shtuar veshjes tonë një element luksoz. Duke bërë një kombinim të tillë në veshjen tuaj , ju do dukeni një femër me class dhe me stil.
Së fundmi, kemi parë këngëtaren shqiptare Elvana Gjata gjatë koncertit të parë të motrës së saj Migena si soprano. Elvana dukej e mrekullueshme me look-un e saj.

Provoni të kombinoni shallin në të gjitha mënyrat që ju sugjerojmë më poshtë nëpermjet galerisë. Vëmë re te shembujt që ju japim më poshtë, që nëse doni ti shtoni shallit tuaj një aksesor tjetër si rripi do dukeni akoma më chic. Do keni pamjen e një modeleje ose të një blogger-e.