format trupore

Format trupore të një femre. Ju ku e gjeni veten?

E dinit që  studuesit e standardeve trupore i kanë ndarë trupat e femrave në 7 kategori kryesore?
Ndarja e kategorive është bërë nga një studim i trupave në vënde të ndryshme të botës. Këto janë kategoritë kryesore për format trupore që përdoren si matës nga shumë stilistë.

7 ndarjet e mëdha janë:

1.Forma “Gjysëm ore Rëre”,  që dallohet nga:

  • Bust i theksuar
  • Shpatulla katrore (supa të theksuar)
  • Gjerësia e vitheve e barabartë me gjerësinë e shpatullave
  • Beli i theksuar

2. Forma “Orë Rëre”, kjo është një nga format e cila kategorizohet format trupore më ideale për një trup femëror, kjo formë dallohet nga:

  • Bel i hollë
  • Gjerësia e shpatullave është e barabartë me gjerësinë e vitheve
  • Shpatullat në ndryshim nga forma e parë janë më të rrumbullakta te supet

3. Forma “Ovale ose forma e mollës”, e cila dallohet nga:

  • Shpatulla të rrumbullakosura
  • Kryesisht me bust të madh
  • Beli nuk është shumë i dukshëm dhe me perimetër të madh
  • Këmbë të holla dhe të gjata

4. Forma e “Piramidës”, e cila dallohet nga

  • Gjerësia e vitheve është me e madhe se gjerësia e shpatullave, në këtë rast shpatullat janë të ngushta
  • Beli është i theksuar
  • Bust i vogël

5. Forma “Piramidë e përmbysur”, e cila dallohet nga:

  • Shpatulla të gjera dhe katrore
  • Vithe të ngushta
  • Bel i theksuar
  • Këmbë të holla dhe të gjata

6. Forma “Drejtkëndësh”, e cila dallohet nga:

  • Gjerësia e shpatullave, belit dhe vitheve është e barabartë
  • Bust i sheshtë dhe i vogël

7. Forma “Katrore”, e cila dallohet nga:

  • Shpatulla të drejta
  • Bust i vogël dhe i sheshtë
  • Vithe të vogla dhe të sheshta
  • Gjerësia e vitheve është e barabartë me belin dhe shpatullat

https://hinka.al/ushtrimet-e-perkryera-per-mengjes/