glitter

Glitter eyes. Festive në shpirt, festive në pamje!

Glitter is the new black 😛

Jemi në prag festash dhe kudo shohim shkëlqim, drita, fishekzjarre, xixa… Këtë atmosferë festive dëshirojmë ta përcjellim dhe në veshjen e pamjen tonë. Sidomos në make-up,  i cili është një detaj mjaft i rëndësishëm. Kështu kemi menduar t’ju sjellim disa ide të lezetshme se si sytë tuaj mund të duken plot shkëlqim këto ditë. Dhe me çfarë tjetër mund të dukemi më mirë se sa me një ‘glitter eyeliner’ apo penel me xixa ose me një ton sysh me xixa. Gjithçka varet nga preferencat tuaj. Mund të zgjidhni ta shoqëroni me një make-up minimalist të fytyrës, në mënyrë që të mos dukeni të ngarkuara.

 

Mund ta aplikoni:

  • ton sysh me shkëlqim (eyeshadow en.)
  • së bashku glitter dhe një ton sysh
  • si penel i thjeshtë (eyeliner en.)
  • penel glitter mbi penelin e zi
  • glitter në qepalla
  • xixa në cepat e syve
  • glitter vetëm në pjesën e poshtme të syrit

ose ide të tjera të cilat mund ti shohim të ilustruara në galerinë e fotove.

 

Dhe nëse jeni disi më guximtare mund të zgjidhni:

  • një penel me xixa me ngjyra;
  • një ton sysh me xixa me ngjyra;

 

Por, sigurisht që ideja e përdorimit të shkëlqimit dhe xixave nuk është perfekte vetëm për ditë festive. Ju gjithashtu mund të dukeni super cool dhe në raste të tjera. Pasi me shumë mundësi e keni vëne re që është kthyer në një trend mjaft të preferuar dhe goxha i përhapur aktualisht.

Ju sigurojmë se do të dukeni mjaft këndshëm. Festive në shpirt, festive në pamje.