Panna Cotta

Receta për Panna Cotta. Mund ta përgatisim mjaft kollaj!

Panna Cotta është një ëmbëlsirë italiane e cila është e lehtë për tu bërë dhe ingredientët e saj janë të thjeshtë për tu gjetur.

Përbërësit për këtë recetë janë si më poshtë:

Përbërësit

  • 500 ml panna të freskët (pannën mund ta bleni të gatshme ose ta përgatisni vetë)
  • 150 gr sheqer pluhur
  • xhelatinë peshku
  • vanilje
*Përbërësit për këtë recetë mund ti gjeni në të gjitha supermarketet ose dyqanet që kanë ingridentë për ëmbëlsira.

Përgatitja e Panna Cotta

  1. Vendosni xhelatinen e peshkut në ujë të ftohtë për 10-15 minuta.
  2. Në një tenxhere hidhni sheqerin pluhur, pannën dhe vaniljen (vaniljen mund ta përdorni si pluhur ose edhe shkopinjë, të cilët i lini sa të marri aromë masa).
  3. Masa e përgatitur lihet sa të nxehet por jo të filloj të marrë valë.
  4. Pasi e heqim nga zjarri, i hedhim xhelatinën e peshkut e cila duhet të jetë zbutur. Duhet ta përzieni mirë me një lugë druri deri sa të bëhet njësh me masën.
  5. Masë e përgatitur e hedhim në enën që do të shërbehet dhe e lëmë në frigorifer për afërsisht 7 orë.
  6. Pasi e heqim nga frigoriferi sipër i hedhim lëng reçeli, çokollatë, mjaltë etj.

 

Ju bëftë mirë!

 

https://hinka.al/spaghetti-karbonara/

Kabuni

Kabuni, embëlsira nga e cila vegjetarianët duhet të bëjnë kujdes!

KABUNI

Është kjo ëmbëlsira shqiptare e jashtëzakonshme, jo vetëm në përbërje, por edhe në vlerat që mbart si ushqim tradicional nga zona e Krujës. Pak e vështirë fillimisht të besosh që një ëmbëlsirë e përgatitur më mish është kaq e shijshme. Për këtë arsye nëse jeni vegjetarian, bëni kujdes,  pasi kjo ëmbëlsirë e kamufluar, e quajtur kabuni, mund t’ju ‘mashtrojë’ në çdo moment.

Përbërësit:

  • 200 gr Oriz
  • 100 gr Gjalpë
  • 1 lugë vaj ulliri
  •  100 gr Rrush i thatë
  • Pak Kanellë pluhur
  • 250 ml ujë i valuar
  • Sheqer 250 gr
  • 250 gr mish nga qafa e Dashit

 

Fillimisht mishin nga qafa e Dashit e ziejmë, më pas e bëjmë fije fije. Pjesa e qafës së dashit nuk ka shumë yndyrë, ajo përmban disa masa xhelatinoze që mundësojnë një lidhje më të mirë ndërmjet orizit.

Ndërkohë në një tenxhere hedhim gjalpin dhe vajin. Pasi gjalpi të jetë shkrirë,  shtojmë  orizin. E përziejmë me lugë druri pa ndaluar për rreth 5 minuta derisa të marrë pak ngjyrë. Më pas hedhim rrushin e thatë, kanellën dhe mishin e bërë fije fije. Shtojmë ujin, e lëmë të ziejë në zjarr të avashtë me kapak mbuluar. Pasi ka zjerë, shtojmë sheqerin, do të lëngëzojë pak dhe gjithashtu do të marrë një ngjyrë karakteristike nga karamelizimi. E lëmë sërish në zjarr të avashtë. Në përfundim e servirim në pjata duke e zbukuruar me pak kanellë. Preferohet të konsumohet e ngrohtë.

Ju bëftë mirë !

 

https://hinka.al/receta-per-panna-cotta/