Ngjyrat

Ngjyrat dhe fuqia e tyre për të ndikuar mendjen tonë

Ka një shpjegim në lidhje me mospëlqimin e ngjyrës së verdhë, tërheqjes së vazhdueshme drejt të zezës si një ndër ngjyrat më të përdorura ose pse kombinimi blu me të bardhë është i preferuar prej shumë vitesh.

Ngjyrat e ambjentit që na rrethon kanë ndikim në mënyrën sesi ndihemi.

Më poshtë do të japim një shpjegim për secilën ngjyrë:

Blu

Përfaqëson: Qetësi, Inteligjencë dhe Mbrojtje

Anët pozitive:  Sipas studimeve është provuar se studentët që janë të rrethuar nga ngjyra blu para se të fillojnë një provim, janë më të suksesshëm dhe arrijnë rezultate më të larta.

Anët negative: Shumë blu në një ambjent mund të japë ndjesinë e ftohtit dhe mund të bëjë njerëzit të ndihen të pamirëpritur. Sigurohuni që ta balanconi më tone më të ngrohta.

Ambjentet ku qëndron më mirë: Dhomë gjumi dhe zyra

Jeshile

Përfaqëson: Natyrën, Balancën dhe Mirëqënien

Anët pozitive:  Zakonisht përdoret në dhomat e gjumit për shkak të efektit qetësuese që ka. Thuhet që jeshilja largon makthet e natës.

Anët negative: Shumë jeshile në një ambjent mund të bëjë njerëzit të ndihen përtac, të ngadaltë, në depresion.

Ambjentet ku qëndron më mirë: Dhomë gjumi

 

E verdha

Përfaqëson: Energji, Lumturi, Vëmendje

Anët pozitive: është ngjyra më e mirë për të krijuar entuziazëm dhe mund të zgjojë vetëbesim dhe optimizëm më të lartë.

Anët negative: Shumë e verdhë mund të shkaktojë stres dhe duhet shmangur më tepër në dhomat e gjumit. Thuhet se bebet qajnë më tepër në një dhomë të verdhë.

Ambjentet ku qëndron më mirë: Kuzhinë dhe Tualet

 

Portokalli

Përfaqëson: Socializim, Aprovim, Ngrohtësi

Anët pozitive: e përdorur zakonisht në palestra ose në marka veshjesh sportive si pasojë e nxitjes që të jep për të qënë i motivuar për aktivitet fizik.

Anët negative: Në Amerikë shpesh lidhet me veshjet e të burgosurve, gjithashtu është ngjyra që personifikon Halloween.

Ambjentet ku qëndron më mirë: Në dhomën e ndënjes dhe në dhomën e ngrënies.

 

E kuqja

Përfaqëson: Pasion, Optimizëm, Aventurë

Anët pozitive:  është ngjyra e pasionit, shton dozat e romanticitetit.

Anët negative: mund të nxisë agresivitet, sidomos nësë je shofer i një makine të kuqe duhet pasur më tepër kujdes.

Ambjentet ku qëndron më mirë: Dhomë gjumi dhe dhomë ngrënieje

(Ngjyra e kuqe stimulon dëshirën për të shijuar, kjo është arsyeja pse shumë marka ushqimesh apo pijesh i kanë logot në ngjyrë të kuqe si për shembull Coca- Cola.)

 

Roza

Përfaqëson: Qetësi, ëmbëlsi, dashuri

Anët pozitive:  Mund të zbusë nervat dhe dhunën.

Anët negative: Shumë rozë mund të japë përshtypjen e të qënurit pak fëmijëror, mungesë vendosmërie dhe vetëvlerësimi. Për këtë duhet të balancohet më të zezë ose gri.

Ambjentet ku qëndron më mirë: Dhomë gjumi

 

Lejla

Përfaqëson: Kreativitet, spiritualitet dhe mister

Anët pozitive:  është provuar që është ndër ngjyrat më spirituale.

Anët negative:  në disa moment mund të japë ndjenje depresioni dhe dëshpërimi.

Ambjentet ku qëndron më mirë: Dhomë gjumi dhe tualet

 

Gri/ E zezë

Përfaqëson: Mbrojtje, Formalitet, Fuqi

Anët pozitive:  E zeza lidhet me vetëkontrollin, disiplinën, pavarësinë, jep përshtypjen e autoriteti dhe fuqisë.

Anët negative: Shumë e zezë mund të shkaktojë një ambjent negativ dhe të zymtë.

Ambjentet ku qëndron më mirë: në çdo dhomë të moderuar

 

 

https://hinka.al/ylberi-nga-mac-per-2017/