Maska që mund të zëvendësojë botoksin

Maska që mund të zëvendësojë botoksin, diy.

Kjo maskë, e cila mund të bëhet në kushte shtëpie, ka një efekt të paimagjinueshëm në fytyrë. E tërheq fytyrën më mirë se Botoksi, prandaj e kemi quajtur maska që mund të zëvendësojë botoksin.

Tre ingredientët kryesorë të kësaj maske, e bëjnë fytyrën tuaj të duket 10 vite më e re.
Nuk është e nevojshme të shpenzoni shuma të mëdha parash për ta bërë lëkurën tuaj të duket më e re.
Nuk do iu sugjeronin kurrë të kryeni ndërhyrje kirurgjikale në fytyrën tuaj, por përzierja e mëposhtme e këtyre përbërësve natyralë do ju ndihmojë të arrini burimin e rinisë.

Kjo maskë fytyre bimore përmban vetëm tre përbërës:

Përbërësit:
1/2 luge kafeje vaj kokosi
1 të bardhë veze
1/2 lugë kafeje lëng limon

Udhëzime:
Thyeni vezën në një tas, ndajeni të bardhën nga e verdha e vezës, dhe trazojeni atë me një pirun derisa të bëhet shkumë.

Pastaj, shtoni lëng limoni e vaj kokosi dhe përziejeni mirë. Kjo është e gjitha!

Lani fytyrën mirë me ujë të vakët, thajeni mirë me një peshqir të pastër, dhe aplikoni maskën. Përdorni gishtat për ta aplikuar dhe masazhojeni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore.

Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë ose çaj kamomili. Efektet do të jenë të dukshme menjëherë, si maskë do të bëjë që aknet, shenjat dhe rrudhat të zhduken!

Për rezultate më të mira, përsëriteni këtë proçedurë shpesh dhe kënaquni me rezultatet e një lëkure të butë dhe rinore!

Dhe na thoni që vërtetë është maska që mund të zëvendësojë botoksin.

 

https://hinka.al/maska-mrekulliberese-per-aknet/