Ambra

Një vajzë ndryshe. Çfarë mund të ‘vjedhim’ nga Ambra!

Ambra është një vajzë aq e lezetshme dhe besoj se të gjithë ju që e njihni jeni dakord me mua. Madje nëse akoma nuk e keni njohur deri më tani, do më jepni të drejtë pasi të lexoni artikullin e saj. Përveç thjeshtësisë që e karakterizon, ajo ka dhe një talent mjaft interesant. Është pikërisht vullneti dhe frymëzimi i saj për të krijuar dhe realizuar vetë gjërat praktike që mund ti duhen apo siç e njohim tashmë DIY.

Ja se çfarë mund të ‘vjedhim’ nga Ambra!

“Përshëndetje ndjekës të “Hinka”. Sot është e dielë dhe ditë pushimi për shumicën e njerëzve (por jo për mua). Disa kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi, ngrohtë dhe rrethuar me “aromën” e festave që po afrojnë. Disa të tjerë po mendojnë për dhuratat që do marrin dhe japin. Sot do ju vij pak në ndihmë të gjithë atyre që kanë dëshirë të bëjnë gjëra të bukura në kushte shtëpie. DIY is funny and amazing.

 

Unë jam Ambra Feratozi. Studioj për Shkenca juridike. Dega ime nuk ka lidhje fare me pasionet dhe “dashuritë” e mia të shumta që më mbushin kohën e lirë. Një ndër gjërat që shijoj më shumë është të bërit “little things”, gjëra të vogla të personalizuara ose jo, por me vlerë të madhe për të gjithë njerëzit e zemrës. Është e gjitha dëshirë, vullnet dhe pasion, me gjithë dashurinë e mundshme.

Babi im ishte njeriu që më realizonte çdo gjë që doja. Ai ishte dhe është inspirimi im.

Nga ai nisi dëshira që unë kam sot për të bërë gjëra të veçanta,  të vazhdoj të gjej kohën dhe frymëzimin që më nevojitet. Të gjitha të bëra me dorë… gazeta, letra, dru, tapa shishesh ose kanaçesh, etj. Koleksiononim gjithashtu. Krijonim shumë gjëra të bukura, bënim dhurata për njëri-tjetrin për festa të ndryshme, maska me personazhin e caktuar (kur bëja dramatizimet në fillore) dhe pafundësisht gjëra praktike që i përdornim në jetën tonë të përditshme. 

Për ju zgjodha 3 ide interesante për t’ju futur punës këtë fundvit dhe ti surprizoni njerëzit e dashur.

 

Ideja e parë -> Një ditar tipik princeshe.

Kjo është gjëja më e thjeshtë dhe më e bukur që kam bërë në jetën time. Mu deshën vetëm një copë pellushi të vjetër që nuk e përdor më, një ditar me një cover shumë të thjeshtë, ngjitëse dhe një sticker kurore. Fotot më poshtë tregojnë pak a shumë hapat e punës. Ju sugjeroj të provoni ta realizoni vetë  dhe do argëtoheni shumë.

 

Ideja dytë -> Një kornizë unike.

Kornizat janë unike në të gjitha llojet e mundshme. Por korniza jonë është shumë ndryshe, pasi realizohet me detajin që të gjithë ne e kemi në shtëpinë tonë. Pikërisht disqet e vjetra. Për realizimin e saj, përveç disqeve, duhen fletë kartoni (ngjyra sipas dëshirës), gërshërë, ngjitëse. Priten disqet në forma afërsisht trekëndore për ta pasur më të lehtë punën gjatë vendosjes. Në fletën e kartonin krijojmë formën e një kornize mesatare. E presim. Fillojmë të ngjisim disqet e prera në të gjithë hapësirën. Dhe në fund zgjedhim një foto të preferuar të personit që do ja dhuroni këtë fundvit. Diy më interesante që keni parë besoj??? Cool!

 

Ideja e tretë -> Kavanozi “Snow Santa Klaus”

Mamatë tona janë aq të mira sa nuk lënë gjë pa ruajtur në shtëpi. Sa kavanoza bosh kemi në kuzhinë?? Unë i zbukuroj shumë dhe mbaj gjithmonë disa lule të freskëta.
Por këtë herë mendova diçka ndryshe. Na duhen disa letra shkëlqyese, që do t’i presim aq të vockla si pika shiu, pak shkumë deti të copëtuar për efekt dëbore, një lodër të vogël Santa Klaus, ujë dhe ngjitëse. Në kapakun e kavanozit ngjisim Snow Santa Klausin e bardhë dhe e lëmë të thahet gjatë, në mënyrë që të mos prishet nga uji. Pasi e mbushim me ujë, hedhim brenda letrat dhe “shkumën e detit”. Pa e mbyllur kavanozin, rreth e qark i shtojmë detajin e pemës dhe një varg minimal gold, për të mbuluar pjesën e mbylljes së kavanozit. Më pas e mbyllim dhe e tundim. Ja ku është, diçka e lezetshme për një ambient kuzhine.

 

 

 

Këtë mini kavanoz “Snow Santa Klaus” mund t’ia dhuroni nënave ose gjysheve. Ato do e adhurojnë dhe do të hipnotizohen nga “mini-magjia” e të rënit dëborë dhe plot “glitter” mbi babagjyshin e vitit të ri.

A nuk ju thashë që DIY ishte funny dhe fantastik??? Shpresoj t’iu kem ardhur sadopak në ndihmë.

Gjithashtu doja t’iu sugjeroja aplikacion-et e mia të preferuara që i ndjek prej vitesh ‘Pinterest’ dhe ‘Tumblr’. Shkarkojini, hidhini një sy dhe përvishjuni punës.
U kënaqa shumë me këtë artikull.
Ju uroj një të dielë të bukur dhe frymëzuese për gjëra të bukura.
Me shumë dashuri, Amblusi.
Hugs.

 

Me shumë mundësi edhe ju po mendoni ti provoni njëherë vetë në shtëpi sugjerimet që na dha Ambra. Nëse jeni të interesuar për krijimet e saj, mund ta gjeni atë në Instagram

 

 

Balsam buzësh homemade

Balsam buzësh Homemade, mund ta bëjmë dhe vetë.

Si të bëni një balsam buzësh homemade.

Buzët janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj tharjes, shumë më tepër sesa pjesët e tjera të trupit tonë, pasi ato janë gjithmonë të ekspozuara ndaj elementëve atmosferik dhe kanë vetëm një shtresë të hollë lëkure për t’i mbrojtur ato.  Për këtë na duhet një balsam buzësh homemade, i bërë vetë në shtëpi.
Duke kërkuar për një mënyrë për të rifreskuar buzët tuaja gjatë motit të ashpër që jemi duke u përballur të gjithë, ne ju sugjerojmë që ju ta bëni vet zbutësin e buzëve tuaja në kushte shtëpie. Do të keni nje rezultat shumë të shpejtë , pa qënë nevoja të duroni të çarat aq të dhimbshme të buzëve .

Përbërësit që kemi zgjedhur janë:

Dyll blete, vaj kokosit, mjaltë, vaj esencial (nëse dëshironi )
Dylli bletës mund të veprojë si një hidratues (moisturizer), si dhe të mbrojë buzët nga elementet atmosferikë, por roli më i rëndësishëm që luan është se ajo është se bën lidhjen me përbërësit e tjera dhe i jep ngurtësinë zbutësit dhe e ndihmon në aplikim.

Vaji i kokosit: Acidet e tij yndyrore mbajnë lagështi dhe mund të ndihmojnë në përforcimin e shtresës së yndyrnave të lipideve, të cilat ndikojnë në hidratimin.

Mjalti: Përmbajtja e glukozës në mjaltë , ka efekt riparues për lëkurën.

Vaj esencial (opsional): Mua zakonisht nuk më pëlqen të bëj një përzierjë më aromat kur është fjala për zbutësin homemade, por nëse doni, mund të shtoni disa pika të parfumit tuaj të preferuar.

Kjo recetë është aq e lehtë për t’u bërë dhe buzët tuaja do jenë gjithnjë te buta.

Për të realizuar një balsam buzësh do t’ju duhet :

-1 lugë gjelle dyllë blete

-1 lugë gjelle vaj kokosi

– Një lugë me mjaltë

– Disa pika Vaj esenciale (opsionale)

Udhëzimet :

Në një tenxhere shkrihet dylli i bletëve. Shtojmë vajin e kokosit dhe mjaltin ne momentin kur gjysma e dylli të bletës nuk është më solide. Pasi është shkrirë e gjitha i përzjejmë së bashku. Hidheni në enë ose në një tub dhe e lini të ftohet. Aplikoni sipas nevojës, por jo më tepër.
  

https://hinka.al/975-2/

rifreskoni garderobën tuaj

Rifreskoni garderobën tuaj. Ja se si mund ta bëni vetë!

Ju mësojmë se si mund të rifreskoni garderobën tuaj. Konkretisht si të vendosni perla sipër një pulovre.

Ju ka ndodhur ndonjëherë të dilni para garderobës dhe të thoni: Pfff skam asgjë çfarë të vesh? Do donit të rifreskoni garderobën tuaj me rroba të reja por për fat të keq nuk keni mundësi ti blini të gjitha ato që doni. Ne ju japim ide se si të shndërroni një pulovër që “ja keni nxjerrë qejfin” dhe ta bëni sërish pulovrën tuaj të preferuar, diy:

Ajo që ju duhet për të realizuar këtë janë:

  • Perla të kultivuara ose jo
  • Gjilpërë
  • Pe (në varësi të ngjyrës )
  • Gërshërë

Ndiqni hapat si më poshtë dhe ndani me ne komentet tuaja 🙂

 

https://hinka.al/spray-per-floke-te-bukur-dhe-te-shendetshem/

deodorant

Deodorant i krijuar në kushte shtëpie. Ja çfarë na duhet.

Si të bëjmë deodorant në kushte shtëpie?

Të gjithë e kemi kuptuar që deodorantet që përdorim janë të mbushura me kimikate që na dëmtojnë lëkurën. Në këtë rast ne ju sugjerojmë të provoni një deodorant që mund ta bëni vetë në kushte shtëpiake.

Do ju duhet:

  • Sodë buke
  • Vaj aromatik (vaj kokosi, vaj argani, vaj livandoje etj), sipas preferencave aromatike
  • Paketim nga deodoranti i vjetër

Si ta përgatisim:

  • Merrni paketimin e një deodoranti që ka mbaruar ose largoni masën nga një paketim ekzistues
  • Në një enë përzieni gjysmë gote sode buke me gjysmë gote nga vaji aromatik që keni zgjedhur deri sa të formohet një masë e njëtrajtshme.
  • Masën hidheni në paketimin e deodorantit.
  • Vendoseni në kushte frigoriferike deri sa të ngurtësohet.

Thjesht përdoreni!