Intervistë pune

Diçka për të thënë – Kur ke një intervistë pune

Intervistë pune, ja se si mund të shkojë!

Ehhh… arriti një moment që të shkuarit për intervistë pune u shndërrua në një formë argëtimi. Le të themi mikeshat e mia ishin të zëna. Kështu “kafen e paradites” e pija me shefen e burimeve njerëzore të një  X kompanie. Po po ishte argëtuese. Duhet të flisja për veten dhe të tregoja sa e mire isha. Që isha e zonja të bëja këtë apo atë. Që adhuroja pafund punën në grup e isha shumë e organizuar. Më pëlqenin shifrat dhe më pëlqente gjithashtu komunikimi me njerëz të ndryshëm.

Nga gjithë artikujt që kisha lexuar me tematikë: si të sillemi në një interviste pune?

Kisha mësuar që në çdo moment duhet ta shikoja në sy personin përballë, duhet te vishja këmishë dhe xhaketë, duart duhet ti mbaja mbi tavolinë për të treguar vetëbesim dhe telefonin silent në çantë, dorën duhet t’ja jepja me siguri kur ta takoja. Mmmm duket i bukur skenari eee? Jemi duke aktruar të dyja palët a thua se jetojmë në një botë perfekte! Dhe puna që do më ofrohet është si e filmave me kostum gri, taka të zeza të holla dhe koka që kthehet majtas djathtas gjithë vetëbesim për të përshëndetur.

Le të fillojmë intervistën e punës Uauuu. Fillon me pyetjen: më flit për veten?

Dilemat në kokë janë: ta filloj nga gjimnazi, fakulteti, nga hobit, nga “aftësitë e veçanta” që kam si një superheroinë që duhet të prezantohem. Mmm zakonisht e filloj nga fakulteti. Tregoj se me sa shumë dëshirë e kisha ndjekur degën që kisha. Sa shumë përputhet me pozicionin që po aplikoj. Dhe vazhdoj me punët e mëparshme. Sa të bukura kishin qenë dhe sa shumë isha përshtatur me secilën.

Dhe si rrufe më vjen pyetja e radhës: pse u largove atëherë??

Pyetje gjykuese e quaj unë, mos vallë duhet të shaj punët e mëparshme. Përgjigjet klishe të mësuara nga artikujt në internet i kam bërë të mijat: për një eksperiencë tjetër, për një pagesë më të mirë. Sepse dua që profili i studimit të jetë më i përputhshëm me punën etj… Le të themi se ja hodha, pavarësisht se shikimi përballë nuk është i bindur.

Ooo vazhdojmë me pyetjen tjetër: ku e shikon veten pas 5 vitesh?

Nuk e di kush është ajo përgjigja më e mirë. Të them në kompaninë tuaj në këtë pozicion që po aplikoj. Në fakt disa nga artikujt e mi më kanë thënë të përgjigjem: në vendin tënd, sepse në këtë mënyrë tregon ambicie. Jo jo, më besoni nuk funksionon. Syve të personit përballë që vazhdoj ti shoh me vëmendje, i shtohet dyshimi. A thua se po i kërcënohet vendi i punës nga përgjigja ime.

Le të vazhdojmë me pyetjen tjetër që jep dorën finale dhe permbledh shume mire gjithçka: pika jote e fortë dhe pika jote e dobët?

Do e them përgjigjen këtu: unë e urrej këtë pyetje. Nuk e di pse asnjëherë nuk shkoj e përgatitur, por jap përgjigje të ndryshme në intervista të ndryshme. Mbaj mend që jam përgjigjur njëherë me ironi: pika ime e dobët që nuk kam pika të dobëta. Atëherë personi përballë me sytë dyshues, nxjerr një shpatë dhe më godet me moralizma duke thënë: të gjithë kemi, atëherë i bie që ti nuk njeh mirë veten tënde. Kur nuk njeh veten nuk di çfarë do etj… etj… Kështuuuu ju paralajmerova që intervistat e punës janë argëtuese dhe janë standarde. Tek të gjitha ndodh njëlloj. Përgjigja më e mirë për të më refuzuar mua që zor së refuzohem është: ishe e mbikualifikuar. Ehhhhh aktrojmë të dyja palët.

Ju lutem intervistues te intervistave për punë bëhuni më kreativ dhe hiqni pyetjet standarde të mësuara nga artikujt në internet, sepse tek e fundit tek i njëjti vend kam mësuar dhe unë përgjigjet e tyre.

https://hinka.al/rea-pasioni-per-moden/