handmade

Handmade crafts, pasioni më i madh i Xhoit

Ky artikull vjen me dëshirën e madhe tonën për të promovuar dhe vlerësuar Xhoin, një vajzë me shpirt artistik dhe e rrethuar nga pasioni për të realizuar punime handmade. Të gjithë ju që ju pëlqejnë gjërat e personalizuara handmade dhe doni të jeni ndryshe nga të tjerët, ju sugjerojmë ta lexoni historinë që Xhoi ka vendosur ta ndajë me ne.

Përshëndetje ndjekës të “Hinka”!

Unë quhem Xhoina Salaj dhe jam 19 vjeç. Jam në prag të përfundimit të maturës dhe dëshiroj të studioj në Fakultetin e Gazetarisë. Pasioni për këte degë lidhet me faktin e të shkruarit dhe të folurit. Të cilat më kanë shoqëruar kudo, duke mos më lënë asnjëherë në baltë. Por gazetaria nuk është pasioni im i vetëm. Pavarësisht angazhimeve të mia, si me magji e gjej gjithmonë kohën e lirë për t’u marrë me shumëllojshmëri idesh kreative. Më pëlqen të qëndis! Po vërtetë është e kohës së vjetër, por më besoni është diçka e mrekullueshme.

Më pëlqen që përveç dhuratave që miqtë apo njerëzit e mi të dashur marrin në raste festash apo ditëlindje, t’u dhuroj atyre edhe një kartolinë handmade të mbushur plot me detaje dhe kujtime.

Apo një kavanoz të mbushur me arsye pse i dua. Tekste këngësh që përshkruajnë dashurinë time ndaj tyre. Një kornizë mbi të cilën vizatohet bukur një shprehje motivuese, pozitive për ditët e tyre melankolike. Më pëlqen t’i bëj të lumtur ata me gjëra të vogla. T’u tregoj në çdo kohë rëndësinë që ata mbartin!

 

Po ju njoh më mirë me botën time të vogël, por plot me ngjyra. Të gjithëve na ka ndodhur të marrosemi pas një t-shirt në vitrinë për një detaj apo një shprehje të veçante që ka. Mua për vete shumë herë. Por tani nuk bëj gjë tjetër veçse marr një bluzë të timen, e vendos në gjergjef (mjet i cili ndihmon në proçesin e qëndisjes). Vizatoj detajin me të cilin kam rënë në dashuri dhe e qëndis.  Kështu arrij në konkluzionin se bluza ime është 100 herë më e bukur se ajo e shtrenjta në dyqan. Më poshtë janë vetëm disa prej punimeve të mia, por ato më pikantet.

 

Punimet në dru janë gjithashtu një pasion i imi.

Herën e parë që u hasa me artin e quajtur String art, kureshtja për ta provuar nuk më la të qetë. Materialet e domosdoshme kushtojnë shumë pak dhe rezultati është i mrekullueshëm. Në foton më poshtë janë disa prej dhuratave që unë kam krijuar, të cilat zbukurojnë shtëpinë time.

 

Për ditëlindje të veçanta idetë janë të pafundme, mjafton vetëm pak durim i miksuar me dashurinë ndaj atij personi. Unë kam krijuar një tortë prej kartoni e cila të jep përshtypjen e një torte të vërtetë dhe të cilën mund ta mbushësh me karamele të ndryshme. Kutitë në formë zemre të mbushura me lule dhe çokollata janë mjaft në modë. Të gjithë mund ta bëjmë një të tillë nëse dëshirojmë dhe ta dekorojmë sipas dëshirës. Kartolinat 3D ose ato me detaje të janë të preferuarat e mia.

 

 

Epo këto janë pasionet e mia, to do small things with great love!

Mund t’iu duken fjalë klishe por kur njeriu merret me diçka, arrin të njohë aftësitë dhe defektet e veta. Zbulon ato çfarë i pëlqejnë dhe jo. Mua më pëlqen të qëndroj me njerëz të cilët merren me diçka, (nuk e kam fjalën që krijojnë ato që krijoj unë). Por njerëz që e mbushin kohën e tyre me energji pozitive në mënyra të ndryshme (dikush në makeup, dikush në pikturë). Dua të them nuk e kalojnë kohën duke folur për të tjerët, por duke kënaqur shpirtin e tyre dhe duke mbushur plot dashuri zemrën e të tjerëve, me ato që ata dinë të bëjnë më mirë.

 

Për të parë më shumë rreth atyre që unë krijoj mund të më ndiqni në Instagram: xhoinaaa

 

Bëjeni dhuratën tuaj të paharrueshme për festat

Bëjeni dhuratën tuaj të paharrueshme për festat!

6 Ide për paketimet e dhuratave – Bëjeni dhuratën tuaj të paharrueshme për festat!

Magjia e festave po fillon të ndjehet kudo, kanë filluar të duken dritat apo dekorimet e para në dyqanet e dekorimeve apo në shtepitë tona të ngrohta.
Të gjithë ne jemi duke menduar për dhuratat që do ju bëjmë të afërmeve, miqve apo kolegëve tanë në këtë prag festash. Po ashtu bashkë me dhuratën një rëndësi ka edhe paketimi i tyre.  Për të gjithë ju detajistët por edhe juve që dëshironi të lini impakt me dhuratën tuaj, ju japim disa sugjerime se si ti paketoni dhuratat tuaja, dhe unë mendoj që kjo do jetë surpriza e vërtetë për miqtë tuaj. Kështu që bëjeni dhuratën tuaj të paharrueshme për festat me ndihmën tonë!
Në paketimet unike që ne ju sugjerojmë si ide, do gjejmë forma dhe materiale nga më të ndryshmet , pa dalë jashtë kontektit të festave. Forma gjeometrike, gjethe bredhi, yje etj.

1. Mos e humbisni magjinë  e kartolinave.

Tregojuni të vegjëlve tuaj se sa të lumtur ishim kur shkëmbenim një kartolinë me të afërmit apo me shokun e bankës. Kjo mënyrë paketimi do jetë vërtet mbresëlënëse.

2. Një zinxhir me forma flamuri.

Ndihmojini vogëlushët tuaj të zhvillojnë kreativitetin, dhe padyshim që do kënaqeni edhe ju më shumë sesa ata 😉 Mund ti ngjyrosni me ngjyra të ndryshme ose mund ti ngjisni xixa sipër.

3. “ Dark pack” paketim i zi

Një kombinim shumë i bukur për të gjithë zonjushat që janë të tërhequra pas ngjyrës së zezë. Pse jo, duket edhe shumë moderne. Suprizoni miqtë me këtë kombinim. Kombinimi me gjethe ose me boce pishe do i japë një pamje të freskët dhe festive.

4. Cdo gjë e bardhë.

Ndjesia e borës që aq shumë  e presim ose e kërkojmë në sezonin e festave. Një dhuratë e paketuar e gjitha në të bardhë nuk është kurrësesi një dhuratë “ e ftohtë “ si dëbora nga ana juaj, përkundrazi ti i thekson elementët e dimrit dhe të festave.  Për ta thyer , varini një letër dhe bëni një urim të ngrohtë 😉

5. Zbukurimet e pemës.

Një dhuratë e paketuar me zbukurimet e pemës do jetë padyshim ajo e duhura. Do dërgoni atmosferën e shtëpisë te miqtë tuaj. Kështu ju bëni me dije paraprakisht se me çfarë ngjyrash e keni dekoruar këtë vit bredhin.

6.Kurora jeshile, kombinojeni me një letër paketimi kafe.

Merrni një degë të vogël të freskët ose artificiale në varësi të bredhit tuaj dhe jepini formën e kurorës. Ideja e kurorës është gjithmonë mikpritëse.

Shën Valentin

‘Shën Valentin’. Dhuratat tradicionale në ditën e të dashuruarve.

Çdo Shën Valentin, çiftet në mbarë botën çmenden mbi dhuratat tradicionale.

Nëse jeni duke pyetur se çfarë nënkuptojmë me dhuratat tradicionale në ditën e Shën Valentin-it, po flasim për çokollata, trëndafila, arushat, kartolinat dhe letrat. Jemi të sigurt se këtë vit, ju do të keni marrë nga partneri juaj një nga këto dhurata tradicionale. Po cili është kuptimi i tyre?

Çokollata

Çokollatat janë të famshme në  Shën Valentin.  Ato janë një dhuratë e rëndësishme në këtë ditë pasi konsiderohen hyjnore dhe delikate si një grua. Çokollata është një ushqim i mirë afrodiziak që mund të shtojë dëshirat tuaja. Pra, të dashuruar dhurojini  njëri-tjetrit këtë dhuratë tradicionale Ditën e Shën Valentinit!

 

Trëndafilat

Trëndafilat simbolizojnë dashuri dhe pasion. Një trëndafil i kuq është një dhuratë tradicionale në ditën e Shën Valentinit që dhurohet nga një prej partnerëve. Ngjyra e kuqe është e lidhur me ngjyrën e zemrës, kështu që trëndafilat e kuq  shkëmbehen më tepër në këtë ditë të veçantë.

 

 

 

 

 Arush

Arsyeja pse dhurohet  Ditën e Shën Valentinit është për shkak të kuptimit që mbart një pellush, ato ngjajnë me përqafime të ngrohta. Prandaj, në qoftë se ju doni të bëni një të dashur të ndjehet i/e veçantë, dhuroni një arush pellushi.

 

 

 

 

 

Kartolina

Kartolina në Shën Valentin është një mënyrë e shtuar për të thënë se ju me të vërtetë kujdeseni për personin e dashur me gjithë zemrën dhe shpirtin tuaj. Prandaj, kjo është dhuratë Shën Valentini tradicionale, e cila kurrë nuk shkon jashtë mode!

 

Një letër dashurie

Të shkruash  një letër dashurie në një ditë të tillë tregon se ju doni që personin tjetër të di se si ju ndjeheni në zemrën tuaj. Kjo është dhurata më e çmuar tradicionale në Ditën e Shën Valentinit për ti dhënë dashurinë tuaj njeriut të zemrës.

 

 

https://hinka.al/bejeni-dhuraten-tuaj-te-paharrueshme-per-festat/