dhoma e ëndrrave tuaja

Dhoma e ëndrrave tuaja

Stili minimalist skandinavez i dekorimit – Dhoma e ëndrrave tuaja.

Të dekorosh dhomën e gjumit sipas stilit skandinavez do i përcjellë asaj dritën, thjeshtësinë dhe pastërtinë.  Kjo është arsyeja pse unë zgjodha t’ju prezantoj pikërisht këtë stil. Dhe nuk është vetëm sepse është stili që unë preferoj, por njihet dhe pëlqehet në të gjithë botën. Ja si duhet të jetë dhoma e ëndrrave tuaja!

Ashtu si në artikullin ‘STILI QË DO JU BËJË T’I VINI FLAKËN MOBILJEVE TUAJA‘ , edhe këtu kam siguruar disa foto të cilat jam e bindur se do t’ju frymëzojnë dhe do të provoni shumë shpejt ti aplikoni dhe ju.

 

Fillojmë nga ngjyrat.

Ngjyra e bardhë është ajo që dominon dhe kombinohet mjaft bukur me ngjyrën gri, ngjyrat pastel blu dhe rozë. Por që ta bëni dhomën tuaj të duket më e ngrohtë, mund të përdorni edhe ngjyra më të ndezura.

Batanijet dhe postet!

Sigurisht që batanijet e trasha për zbukurim, jo vetëm i japin stil dhomës suaj, por janë më shumë se komode gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Sa për postet, ato i japin dhomës shumë elegancë dhe mund ti vendosni si sipër krevatit, ashtu edhe në dysheme. A nuk duken bukur?!

Varini rrobat jashtë dollapit!

Sa moderne dhe praktike është varësja e rrobave jashtë dollapit. Kështu ju keni çdogjë para syve dhe mund të zgjidhni kollaj fare. Një stil të tillë e shohim pothuajse tek të gjitha blogger-et e njohura.

Përdorimi i mobiljeve në ngjyrën e drurit për një pamje mjaft origjinale, por edhe i atyre në ngjyrë të bardhë. Këtë detaj e vëmë re jo vetëm tek parketet, por edhe tek koka e krevatit, për ti dhënë ambjentit një pamje më të veçantë, ndryshe nga klasikja.

Dritat sipër kokës së krevatit duken aq bukur dhe i japin dhomës suaj një pamje aq të këndshme, sa do të dëshironit të qëndronit përherë aty.

Wall Art!

Duke përdorur piktura të thjeshta, me ngjyra te zbehta ose bardhë e zi, do i japin dhomës suaj një harmoni paqësore, një pamje minimaliste e chic.

Stili skandinavez i dekorimit nuk është i vështirë për tu huazuar, pasi përmban thjeshtësi, rehati dhe pak zbukurime. Dhe jo vetëm kaq. Sipas ekspertëve, ky stil i plotëson të gjitha cilësitë e një dhome të përshtatshme për një gjumë relaksues. Kënaquni!