dhoma e ëndrrave tuaja

Dhoma e ëndrrave tuaja

Stili minimalist skandinavez i dekorimit – Dhoma e ëndrrave tuaja.

Të dekorosh dhomën e gjumit sipas stilit skandinavez do i përcjellë asaj dritën, thjeshtësinë dhe pastërtinë.  Kjo është arsyeja pse unë zgjodha t’ju prezantoj pikërisht këtë stil. Dhe nuk është vetëm sepse është stili që unë preferoj, por njihet dhe pëlqehet në të gjithë botën. Ja si duhet të jetë dhoma e ëndrrave tuaja!

Ashtu si në artikullin ‘STILI QË DO JU BËJË T’I VINI FLAKËN MOBILJEVE TUAJA‘ , edhe këtu kam siguruar disa foto të cilat jam e bindur se do t’ju frymëzojnë dhe do të provoni shumë shpejt ti aplikoni dhe ju.

 

Fillojmë nga ngjyrat.

Ngjyra e bardhë është ajo që dominon dhe kombinohet mjaft bukur me ngjyrën gri, ngjyrat pastel blu dhe rozë. Por që ta bëni dhomën tuaj të duket më e ngrohtë, mund të përdorni edhe ngjyra më të ndezura.

Batanijet dhe postet!

Sigurisht që batanijet e trasha për zbukurim, jo vetëm i japin stil dhomës suaj, por janë më shumë se komode gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Sa për postet, ato i japin dhomës shumë elegancë dhe mund ti vendosni si sipër krevatit, ashtu edhe në dysheme. A nuk duken bukur?!

Varini rrobat jashtë dollapit!

Sa moderne dhe praktike është varësja e rrobave jashtë dollapit. Kështu ju keni çdogjë para syve dhe mund të zgjidhni kollaj fare. Një stil të tillë e shohim pothuajse tek të gjitha blogger-et e njohura.

Përdorimi i mobiljeve në ngjyrën e drurit për një pamje mjaft origjinale, por edhe i atyre në ngjyrë të bardhë. Këtë detaj e vëmë re jo vetëm tek parketet, por edhe tek koka e krevatit, për ti dhënë ambjentit një pamje më të veçantë, ndryshe nga klasikja.

Dritat sipër kokës së krevatit duken aq bukur dhe i japin dhomës suaj një pamje aq të këndshme, sa do të dëshironit të qëndronit përherë aty.

Wall Art!

Duke përdorur piktura të thjeshta, me ngjyra te zbehta ose bardhë e zi, do i japin dhomës suaj një harmoni paqësore, një pamje minimaliste e chic.

Stili skandinavez i dekorimit nuk është i vështirë për tu huazuar, pasi përmban thjeshtësi, rehati dhe pak zbukurime. Dhe jo vetëm kaq. Sipas ekspertëve, ky stil i plotëson të gjitha cilësitë e një dhome të përshtatshme për një gjumë relaksues. Kënaquni!

 

 

skandinavez

STILI DO JU BËJË T’I VINI FLAKËN MOBILJEVE TUAJA!

Stili minimalist skandinavez i dekorimit – Stili që do ju bëjë t’i vini flakën mobiljeve tuaja!

Të gjithë duam një shtëpi të dekoruar bukur, të jetë funksionale dhe të na përcjellë ndjesinë e rehatisë që dëshirojmë.
Ju prezantoj me stilin minimalist skandinavez të dekorimit, që tashmë njihet në të gjithë botën. Në këtë stil shohim të ndërthurur në mënyrë perfekte të thjeshtën me modernen dhe të bukurën me funksionalen.
Duke pasur sa më pak rrëmujë, do të kemi më pak shpërqëndrim, më pak stres dhe më shumë vend dhe energji për gjëra të ndryshme në jetë. Është një stil i cili të jep lirinë e përdorimit të ngjyrave të ndryshme, duke mos prishur linjat e pastra.
Nëse dëshironi të adaptoni dhe ju një stil të tillë për sallonin tuaj, hidhini një sy galerisë së mëposhtme.

Ngjyrat pastel

Për ti dhënë një pamje më pop dhe më të ngrohtë ambjentit tuaj, shohim më së shumti përdorimin e ngjyrave pastel. Ngjyra pastel rozë, blu apo e verdhë janë ngjyrat më të përshtatshme që përdoren më tepër.

Cozy blanket apo një mbulesë e ngrohtë

Edhe pse mund të mos jetë gjithmonë e nevojshme, i jep një pamje tjetër më moderne sallonit tuaj. Gjithashtu është tepër praktik gjatë ditëve të ftohta të dimrit.

Figurat gjeometrike

A nuk ju duket interesante dhe moderne përdorimi i figurave të ndryshme gjeometrike dhe vijave, qofshin ato horizontale apo vertikale, në dekorimin e ambjentit tuaj? Kështu salloni juaj do të duket më bashkëkohor e plot stil.

Bimët

Bimët nuk duhet të mungojnë asnjëherë në shtëpinë tuaj. Ato i shtojnë ngrohtësi e japin ngjyrë, dhe zgjedhja e duhur e tyre do t’i shtonte më shumë stil ambjentit tuaj.

Mobiljet e drurit

Nga ana tjetër, njësoj si bimët, përdorimi i mobiljeve të drurit e bën atmosferën mjaft të ngrohtë e i shton ngjyrat.

Wall Art

Në muret tuaj, ju mund të vendosni ndonjë skicë a vizatim të bërë me dorë nga ju, të vendosura në korniza të thjeshta e në forma të ndryshme. Kështu, në këtë stil minimal do të pasqyrohet mjaft bukur personaliteti juaj.

Bakër dhe argjend

Dhe nëse kërkoni më shumë shkëlqim në dekor, mund të shtoni ornamente prej bakri ose argjendi. Mund të vendosni dhe  vazo qelqi në forma nga më të ndryshmet. Këto janë të preferuarat e mia, pasi e bëjnë gjithçka të duket më e shtrenjtë e fine.

Siç e pamë në fotot e mësipërme, ngjyrat që mbizotërojnë më tepër janë ngjyrat e tokës dhe të lehta. Duke bërë të mundur depërtimin e dritës natyrale, stili minimalist skandinavez e bën qëndrimin në shtëpinë tuaj të ëmbël vërtet të rehatshëm.

A u frymëzuat?!
Nëse ju pëlqen stili minimalist në shtëpinë tuaj dhe doni këshilla sesi të dekoroni dhomën tuaj të gjumit, klikoni në linkun e mëposhtëm
Dhoma e ëndrrave tuaja’