perlat

Perlat, një nga mrekullitë më të mëdha të natyrës

Të cilësuara si “Mbretëresha e Gurëve të çmuar”, Perlat kanë qenë të lakmuara për shekuj me radhë.

Si formohen perlat?
Ndryshe nga gurët e tjerë të çmuar, një organizëm i gjallë prodhon një perlë.

Perlat dhe margaritarët formohen brenda guaskave të butakëve të detit. Disa trupa të huaj, arrijnë të depërtojnë brenda guackës, duke e plagosur mishin e saj të brishtë dhe të dobët. Nga ana e saj, guacka aktivizon sistemin e saj mbrojtës, duke e izoluar këtë trup të huaj. Nëpërmjet sekretimit të një lënde gëlqerore dhe transparente, me të cilën e mbështjell trupin e huaj që ka depërtuar brenda. Kjo lëndë gëlqerore dhe fosforike, përgjatë viteve shndërrohet në atë perlën dhe margaritarin e bukur dhe të shtrenjtë që njohim ne.

Perlat mund të gjenden, ose të kultivohen, në ujëra të ëmbla ose në ujë deti. Ka disa lloje të ndryshme të margaritarë në varësi të asaj që kanë origjinën nga molusqet. Perlat e kultivuara të ujërave të ëmbla prodhohen kryesisht në Kinë. Për shkak të bollëkut të tyre, ato janë më të përballueshme se ato të ujërave të ëmbla.


Ato konsiderohen si simbol fuqie, prestigji, të statusit social dhe pasurisë. Më shumë se 2000 vjet më parë në Romën antike, perlat ishin gjëja më e çmuar që mund të blihej me para.

Qëndroni me ne, sepse në artikujt në vijim do t’iu tregojmë akoma më shumë rreth gurëve të çmuar aq të dashur për ju.

https://hinka.al/llojet-e-perlave-dhe-karakteristikat/