Dalai Lama

Dalai Lama na tregon rregullat e rëndësishme të jetës

Dalai Lama është një drejtues spiritual tibetian, një figurë mjaft e rëndësishme influencuese. Një simbol për njerëzit e Tibetit.

Ja se çfarë na këshillon Dalai Lama:

  • Mbaje parasysh që dashuria e madhe dhe arritjet e mëdha përfshijnë risk të madh.
  • Kur ti humb, mos humb mësimin e marrë.
  • Respekto veten, respekto të tjerët, mbaj përgjegjësi për të gjitha veprimet e tua.
  • Kujto që të mos marrësh atë që do është ndonjëherë një fat i mrekullueshëm.
  • Mëso rregullat, kështu që mund të mësosh se si ti thyesh ato siç duhet.
  • Mos lejo një diskutim të vogël të dëmtojë një shoqëri të madhe.
  • Kur e kupton që ke bërë një gabim, merr masa sa më shpejt që ta rikuperosh.
  • Kalo disa momente vetëm çdo ditë.
  • Mirëpriti ndryshimet, por mos lër vlerat e tua të largohen.
  • Kujto që heshtja është ndonjëherë përgjigja më e mirë.
  • Jeto një jetë të mirë dhe të ndershme! Kështu që kur të plakesh dhe të kujtosh të shkuarën, do të kesh mundësi që ta shijosh për herë të dytë.
  • Një atmosferë me dashuri në shtëpinë tënde është thelbësore për jetën.
  • Në mosmarrveshje me të dashurit e tu, diskuto vetëm për situatat momentale. Mos sill mbrapsh të shkuarën!
  • Ndaj njohuritë e tua! Është një mënyrë për të arritur pavdekësinë.
  • Ji miqësor më tokën!
  • Një herë në vit, shko në një vënd që nuk ke qënë asnjëherë më parë.
  • Kujto që marrëdhënia më e mirë është ajo në të cilën dashuria për njëri tjetrin e tejkalon nevojën për njëri tjetrin.
  • Gjykoje suksesin tënd nga ato çfarë tu desh të hiqje dore në mënyrë që ta arrije atë.

 

https://hinka.al/ja-pse-te-jetosh-vetem-eshte-vendimi-mire/