Çorape

Çorape me këpucë me takë apo sandale, provojini!

E keni menduar të vishni çorape me këpucë me takë apo sandale?

Të gjithë ju ‘fashion addicted’ të dhënë pas modës, që po ju kalon jeta vetëm duke parë e menduar për veshjen tuaj, besoj se nuk e keni humbur faktin që fashionistat po bëjnë një kombinimin interesant, që mbase disa e konsiderojnë tabu “të veshin çorape me këpucë me takë apo sandale”.
Ju duket e çuditshme?? Tani jo më…

Mos mendoni vetëm si ti fshihni çorapet nga atletet tuaja, por tregojeni stilin tuaj duke i bërë sa më të dukshme ato…

Kështu që zgjidhni një palë çorape të bukura, qofshin ato të gjata apo të shkurtra. Rrezikoni me ngjyrat për ta çelur veshjen tuaj, habitini njerëzit. Madje edhe i ftohti do t’iu ketë frikë 😛
Eksperimentoni…
Gjeni dhe inspirohuni nga idetë që ju sjellim ne sesi mund ti kombinoni e të dukeni sa më ‘stylish’…