Këpucë në ngjyrë të kuqe

Këpucë në ngjyrë të kuqe! Sigurisht që po!

RED IS THE ULTIMATE CURE OF SADNESS – Këpucë në ngjyrë të kuqe

Thuhet se e kuqja është kurë për mërzinë e po ashtu të blesh një palë këpucë të reja e luftojnë atë.  Çfarë mund të jetë një ndjesi më e mirë se sa një palë këpucë në ngjyrë të kuqe?!

Në kohët e sotme kemi aq shumë mundësi e llojshmëri, sa për të thënë të drejtën po vuajmë nga ankthi i zgjedhjes: – Këto apo këto?  Apo ato? Ufff :p.  O.K.  përtej shakave, zgjedhja më e mirë që mund të bëni e që nuk do pendoheni sapo të shkoni në shtëpi, do të jenë një palë këpucë në ngjyrë të kuqe. Seriozisht!

Kështu në artikullin me temë ‘E kuqja është kura kryesore e mërzisë’ fokusi do të jenë idetë se përse të zgjedhim një palë këpucë të kuqe. Dhe nëse i kemi një palë të tilla, si ti kombinojmë ato për të patur pamjen aq shumë interesante të dëshiruar nga të gjithë.

Këpucë me taka

Të shumtë janë personat që nuk mund ti ndajnë takat e larta nga përditshmëria e tyre. Përveç se ndjehen mirë me to, në sytë e të tjerëve duken më femërore e të këndshme njëkohësisht. Një palë taka të kuqe e shtojnë akoma më shumë feminilitetin, duke e bërë pamjen tuaj aspak të zakonshme. Kështu, të veshura me një palë pantallona, qofshin ato serioze, jeans apo lëkurë; me fustan apo me fund, impakti është gjithmonë ai i dëshiruari.

Këpucë të sheshta

Pastaj janë edhe personat si puna ime, që nuk i veshin dot takat. Sepse me shumë mundësi ngjajnë si një ‘dordolec’ që ecën :p. Por një palë këpucë të sheshta të kuqe sinqerisht nuk do ti refuzoja, madje do fluturoja nga gëzimi.

Kështu që nëse doni dhe ju të fluturoni 😛 , një palë këpucë të kuqe të sheshta mund ti vishni gjatë përditshmërisë suaj. Madje do të dukeni njëkohësisht ‘cool’ dhe në raste më specifike.

Çizmet e gjata

Po ta vëmë re me vëmendje, style influencer-at e sotshme i kanë pothuajse nga një palë çizme të gjata mbi gju. Dhe shpeshherë ato janë me ngjyrë të kuqe, sa mund të konsiderohet si tendenca më ‘in’ e momentit.

Ju mund ti vishni ato me pantallona, me një këmishë të gjatë, me fustan të gjatë apo me një fund me gjatësi mesatare. Kështu, do të krijohet ideja se ju vërtet i vishni çizmet tuaja më mirë se të tjerët :P. Kombinimin e ngjyrave mund ta bëni si të dëshironi. Me një nuancë të së kuqes në veshjen tuaj ose thjesht për ti dhënë pak ngjyrë tërheqëse pamjes suaj.

Çizmet e shkurtra

Dhe së fundmi, më të preferuarat e momentit, çizmet deri tek kyçi i këmbës. Sinqerisht nuk do i ndërroja me asgjë tjetër. Dhe tani që po e mendoj duhet ti kem patjetër një palë të tilla. Më japin një lloj ndjesie sikur këmbët e mia do ndihen aq mirë e ngrohtë në to :P. Normalisht unë do i vishja me xhinset e mia të preferuara, të shoqëruara me një pallto të gjatë e të ngrohtë. Por tani që e mendoj, dhe me një fund sigurisht që do dukesha plot stil!