thekë apo fringes

Thekë apo fringes (en.), çantat për një stil boho!

Çanta është një ndër aksesorët pa të cilën nuk bëjmë dot. Çanta me thekë apo fringes na duhet patjetër!

Jo vetëm për faktin se mund të mbajmë çdo gjë të mundshme që na nevojitet, por plotëson totalisht pamjen tonë.  Ato janë aq të shumëllojshme si në forma, material, ngjyra e detaje, apo aksesorë të tjerë përbërës të saj. Jam e bindur se asnjëhërë nuk vendosim lehtë se cilën të zgjedhim për të shtuar në garderobën tonë. Në këtë artikull do të fokusohemi konkretisht tek çanta me thekë apo fringes (en.). Faktikisht mund të të japin përshtypjen si çanta verore e lozonjare, po përdorimi i kësaj çante sinqerisht nuk njeh stinë.

Do ju sjellim një galeri fotosh mjaft interesante. Me shumë mundësi të gjitha ju që se keni akoma, do të shkoni ta blini patjetër një të tillë.
Shtojini look-ut tuaj një stil të veçantë me një tendencë në boho. Ju siguroj se me një çantë të tillë do t’ia arrini qëllimit 😉