vende përrallash

Vende përrallash që ekzistojnë vërtetë! Duhet ti vizitojmë.

Ka shumë vende të krijuar nga imagjinata e njeriut të cilat i kemi parë në librat e përrallave dhe shpesh kemi ëndërruar sikur të jenë të vërtetë. Këto vende përrallash mund të jenë të çuditshme, magjike, ekzotike dhe disa të tjerë të frikshëm.  Duke ndjekur artikullin më poshtë do të kuptoni që edhe në këtë rast natyra ka fuqinë të na mrekullojë.

Vende përrallash ekzistojnë vërtetë!

Kështjella Neuschwanstein, Bavari, Gjermani

E ndërtuar në shekullin e 19, ndodhet në fshatin Neuschwanstein, Bavari, Gjermani. Sot kjo kështjellë është ndër më të vizituarat në Evropë, 1.4 milion turistë në vit vizitojnë  kështjellën e përrallave. E ndodhur në një reliev mahnitës, të ofron ndjesi që të çojnë në një botë magjike.

 

 

 

Tuneli i dashurisë, Ukrainë

Ky tunel magjik gjendet në Kleven të Ukrainës dhe është afërsisht 3 km i gjatë. Është i rrethuar nga gjethe jeshile duke të dhënë përshtypjen sikur pamja është shkëputur nga një ëndërr. Tuneli i dashurisë është faktikisht një rrugë kalimi për një tren privat i cili dërgonte dru në një fabrikë të zonës 3 herë në ditë. Ai është krijuar para shumë vitesh dhe forma e marrë nga kurora e pemëve është përcaktuar nga kalimi i rregullt i trenit.  Tuneli i dashurisë është gjithashtu i vizituar nga turistët që shkojnë në Ukrainë. Besohet që ka influencë magjike, veçanërisht tek të dashuruarit.

Pylli i zi, Gjermani

Ndodhet në Gjermaninë perëndimore në Baden- Wurttemberg.  Ofron një pamje të mahnitshme. Turistët nga e gjithë bota vizitojnë këtë vend pyjor malor nga ku buron lumi Danub. Turizmi është kryesor në këtë zonë. Pylli i zi njihet për shëtitore të gjata, në total rrugicat e shëtitoreve shkojnë 23000 km.

 

Mali Tianzi në Kinë

Thuhet nëse viziton malin Tianzi nuk do të vizitosh më male të tjera. Bukuria është unike duke ofruar një panoramë shumë të bukur, kryesisht të shkurreve YuBi që gjenden nga një majë në tjetrën. Besohet që këto maja janë krijuar nga shkëmbinjtë e Neptunit të rënë në toke 380 000 000 vite më parë. Mali Tianzi mund të vizitohet në çdo sezon të vitit.

 

Bregu ndriçues i Vaadho, Maldive

Bregu i Vadhoo ngjan me një det me yje natën. Ky fenomen vjen si pasojë e specieve të planktoneve ndriçuese që gjenden në këtë breg.  Ndriçimi i bregut ngjan si një pasqyrë për qiellin me yje natën.

 

 

 

Lugina e brishtë, Skoci

Është një luginë e madhe në jug të ishullit Skye në Skoci. Është e rrethuar nga malet më të larta në Skoci të njohur si Cuillin. Shumë degë përrenjsh apo lumenjsh rrjedhin nga këto male në luginë, duke përfshirë rrjedhjen nga ujëvarat spektakolare, e njohur ndryshe si ‘’Pishina e Zanave’’. Ka dhe një plazh me rërë në zonën më jugore i cili është shumë i njohur për turistët, alpinistët dhe çiklistët. Ka specie dhe kafshë të ndryshme që mund të gjenden në këtë zonë.

Si një ndër vëndet më magjike kjo luginë duhet të vizitohet njëherë në jetë!

 

    

 

 

 

 

 

Sinqerisht nuk dimë kë të zgjedhim. Janë vende përrallash të bëra në realitet!

 

https://hinka.al/7-destinacionet-qe-cdo-adhurues-vere-duhet-ti-vizitoje-gjate-pushimeve/