Nje mashkull BLOGGER, “Pasion apo Rrugëtim drejt një Karriere”

Në mbarë vendet kohët e fundit, bota e modës ka pësuar ndryshime drastike…
Rikthimi i stileve të viteve 80, rikthimi i modeleve, ngjyrat, siluetat e veshjeve, kopertinat e revistave, mënyra sesi perceptohet një “veshje” sot. Të gjitha kanë pësuar nga një ndryshim.
Por një nga ndyshimet më të mëdha në këtë fushë hipnotizuese, kanë qënë ato…”BLOGGER”-et. Personat të cilët kanë nxjerrë nga loja të gjithë editoret e modës.
Cfarë është? Ose më saktë, cfarë do të thotë të jesh një blogger. Shumë persona e kanë këtë pyetje kur kjo fjalë permendet. Por a kanë vallë një shpjegim, i cili është i saktë, sikur sapo të ketë dalë nga fjalori?!…Përgjigja është: JO.
Jo, sepse perceptimi kundrejt bloggerave është i ndryshëm. Ka qasje të ndryshe në cdo person që interesohet mbi botën e modës.

Pak kohë më parë, kjo botë kaloi një nga “luftërat” më të mëdha ndonjëherë.
Beteja midis editoreve të VOGUE dhe bloggereve të afirmuara. Për editoret këto femra dhe meshkuj nuk ishin asgjë tjetër, përvec se disa njerëz të cilët bllokonin rrugët e Parisit, Milanos dhe Londrës. Por këta editorë “hundëpërpjetë” harruan që janë këto “qënie pa vlere, thjesht të bukura”, të cilat mbushnin rreshtat e parë në disa nga sfilatat më të mëdha të “Javës së Modës”.

Por ka dhe nga ata persona, për të cilët të qënurit një blogger, do të thotë që je një influencues, një “trendsetter”, një person i cili aspiron të inspirojë.
Tek këta njerëz, impakti që këto persona, tashmë të rëndësishëm kanë, është mjaft i madh. Sot të gjitha “cat-walks” janë të mbushura me kombinimet e street style, që krijohen pikërisht nga blogger-et.
Por po t’a pyesesh një blogger se cfare kuptimi dhe domethënie ka kjo fjalë? Përgjigja që do të të japin është thjesht: “Kënaqësi”. Një mënyrë për të shprehur atë se kush je pa patur nevojë të flasësh. Të bësh të tjerët të interesohen për ty thjesht nga pamja jote e jashtme, e me pas të shpalosesh brendësinë tënde.”
Kjo do te ishte dhe përgjigja ime…

Sot kjo industri aq sa e bukur dhe interesante, aq dhe e frikshme dhe e eger, ka shumë hyrje e dalje. Ka shume korridore të cilët permbajne intriga dhe sekrete, gjëra që pak nga ne e dinë të vërtetën që fshihet pas tyre. Largimet nga froni i një perandorie që ngre, në mënyrë kaq të papritur dhe ardhja në skenë e disa personazheve, për të cilët nuk ke degjuar më parë.

Eshtë një bote e eger, dhe është bërë e tillë akoma e më shumë. Në qoftë se më parë ti mund te ishe i pari që po krijoje një “look unik”, sot po të njëjtin look mund t’a kenë dhe disa të tjerë pas teje.
Ne qofte se sfilatat gumezhojne nga gjuhet gjermane, franceze, angleze, rralle te degjojne veshte shqip neper keto evente. Ne shtetin tone ka nga ato vajza te cilat e kane krijuar nje emer per vete, kane zene nje vend te denje ne kete shoqeri elitare. Per shembull: Armina Mevlani, Aureta, Jonida Maliqi, Ersi Ngjela, Aurela Hoxha etj.
Keto femra nuk jane bere te njohura brenda dite. Nuk kane realizuar bashkepunime brenda jave. Iu eshte dashur nje kohe e gjate. mund dhe fokusim ne ate cfare kane dashur te arrijne.
Por sa te tjera vajza shqiptare ka, te cilat nuk jane kaq te njohura. Sa meshkuj blogger ka, per te cilet pak jane ne dijeni. Kjo ndodh sepse kjo fushe, ky rang i modes nuk ka bere nje buje kaq te madhe ne vendin tone, sa ka bere ne mbare Europen.
Sot te krijuarit nje blog ne Shqiperi vjen pike se pari si nje deshire, me pas si nje menyre per t’u njohur ne vendin tend, dhe me pas, me nje sasi te konsiderueshme fati, per t’u afirmuar ne menyre internacionale.
Pra arrijme ne perfundimin qe ne qofte se nuk e ke pasion, ne qofte se nuk ka nje zjarr brenda teje qe te con drejt kesaj rruge, atehere nuk ia del dot. Te mendosh ne fillim per parate qe do te fitosh fale nje blogu, nuk ka dhe aq kuptim.
Por te duash te shpalosesh ate qe je, sensin tend te modes, menyren sesi te e prcepton “te bukuren”, kjo po qe ka dhe ben sens. Prandaj ji vetvetja, beji qejfin vetes dhe ploteso deshirat e tua, pa dashur dicka ne kembim, qe ne fillesat e para.
Mundohu te jesh me e mira per veten tende, jo per te tjeret, por beje kete gje duke u dukur bukur…:P

Ndiqeni Ninin ne profilin e tij ne instagram https://www.instagram.com/nini_feshti_

Anxhela

Një blogger-e e guximshme e plot stil si Anxhela!

Anxhela, është vajza që gjithmonë do të na bëjë të kthejmë kokën nëse e shohim në rrugë. Jo vetëm se është kaq simpatike, por për stilin e saj super ‘cool’. Ndryshe nga çfarë mund të na rastisë të shohim. Me flokët e prera shkurt, ashtu siç pak mund të rrezikonin. Me kombinime plot stil të veshjes së saj, sa që të gjithë mund të frymëzohemi. E çfarë kanë blogger-et e famshme më tepër!

Anxhela ka ndarë me ne detaje për veten, blog-un ku prezanton më së miri stilin e saj dhe disa këshilla mjaft të vlefshme.

‘Nuk e di nëse pasioni im dhe studimet kanë diçka të përbashkët, por mund të them që kombinimi i tyre më bën të ndihem vetvetja. Që në fëmijëri më ka pëlqyer matematika dhe piktura. Dhe sigurisht nuk mund të isha shumë larg tyre në të ardhmen. Momentalisht vazhdoj masterin në IMI (inxhinieri matematike & informatike), ndërkohë që gjatë kësaj kohe jam marrë edhe me fotografi. Dhe e shfrytëzoj këtë mundësi për të nxjerrë në pah nëpërmjet fotografisë, dashurinë time ndaj veshjeve.

Nëse jam në humor të keq, mjafton të blej një veshje apo aksesorë dhe gjithçka ndryshon.

Zakonisht vesh atë që më shkon ndërmend sapo zgjohem në mëngjes dhe nuk i ndjek shumë “ligjet” e modës. Mjafton që të ndjehem mirë me veten. Mund të them që jam tip emocional dhe me pak luhatje humori. Shpeshherë, zgjedhja e veshjeve me ngjyra që bien në sy ndikohet pikërisht nga kjo, dhe jo nga sezoni kur një ngjyrë është në modë. Më pëlqejnë veshjet e veçanta dhe jo të përhapura në masë. Dhe një pjesë të tyre i blej në  second-hand shops.

 

Kam pak kohë që kam hapur një blog personal, i cili më lejon të shfaq veshjet dhe fotot e mia, dhe pse jo, të jap disa këshilla se si të ndjehemi çdo ditë të veshur me stil dhe vetvetja.

 

  • Jo gjithmonë kam kohë në mëngjes për tu marrë me veshjen apo flokët. Në një ‘bad hair day’ një turban të nxjerr nga situata. Por meqënëse jo të gjithë e kemi një të tillë, mund ta krijojmë me një shall duke e përshtatur me veshjen. Mua më pëlqen ta kombinoj me veshje të thjeshtë jo me shumë ngjyra. Në mënyrë që të mos duket ‘to much’ për një ditë të zakonshme.

 

  • Kur bëhet fjalë për një ditë të ngarkuar të gjithë duam të veshim rrobat më të rehatshme. Boyfriend jeans (në të gjitha ngjyrat), një bluzë oversized sportive që bie në sy dhe aksesorët e domosdoshëm si një shall apo çantë, do ishte zgjedhja ime më e shpejtë.

 

  • Nuk e kam kursyer guximin as në veshje e as në modele flokësh. Kam eksperimentuar shumë me ngjyrat dhe gjatësinë, dhe së fundmi i kam prerë shumë shkurt. Doja ti kurseja pak kohë vetes duke mos u marrë me flokët çdo mëngjes. Dhe isha shumë kurioze ta provoja si do dukesha me këtë model.

 

  • Për sa i përket aksesorëve, çantave e këpucëve, kam  edhe unë të preferuarat e mia. Dhe kur fiksohem me ndonjërën nuk e heq më nga trupi. Ajo që më pëlqen më shumë dhe që përdor më tepër është një çantë gri rrethore. Edhe pse duket e vogël, mund të mbajë  çdo gjë që më duhet kur dal.

 

  • Ndërsa këpucët që kam veshur më së shumti këtë periudhë, janë një palë lëkure të zeza me dy xhufka të vogla përpara, me pjesën e sipërme të këmbës të zbuluar (i vesh shpesh pasi janë pa lidhëse) dhe ndonjëherë i vesh me çorape të gjata me motive. 

 

  • Nuk kam një stil të caktuar veshjeje, mund të them që përshtatem me situatat. Ndoshta mund të futem tek ‘street style‘, pa një kod apo rregull të caktuar. Bluzë në trajtë fustani me xhinse dhe taka, apo një suit ose fustan i drejtë me atlete, duken zgjedhje të guximshme.

 

  • All Star pa qafa, janë atletet e mia të preferuara.

 

  • Është argëtues edhe rimodelimi i veshjeve. Vendosja e disa figurave në një xhiboks ose grisja nëse është xhins, t-shirt mund të rimodelohet mjaft lehtë, mjafton të marrësh mundimin dhe ta lejosh imagjinatën të punojë për ty. Unë ç’nuk iu punoj rrobave të mia, por më duhen shumë më shumë faqe për të shkruar për këtë.

 

  • Hmm e ç’të them, më pëlqen të ndryshoj vazhdimisht, përfshirë edhe piercing & ear stretching.

 

Duhet të guxojmë dhe të provojmë se cilët jemi, unik e ndoshta edhe pak të çuditshëm, për sa kohë jemi vetvetja. Gjithmonë mundohuni të jeni të lirë dhe krijues, jo vetëm në veshje ;). Përqafimeeee !!!

 

E kemi pritur me padurim artikullin nga Anxhela dhe është për tu përgëzuar për thjeshtësinë dhe stilin e saj. Ju mund ta gjeni atë në instagram

dhe mos humbisni asgjë nga blogu i saj https://angi-unicorn.blogspot.al/?m=1

Anxhela është vërtetë një vajzë unike!