flokët

Event, darkë familjare apo mbrëmje pune… Po flokët si ti bëj??

Dihet tashmë që fundi i vitit është i mbushur plot me festa, evente, darka familjare, mbrëmje pune etj. Dhe ajo që na mbush me entuziazëm gjatë periudhave të festave është përgatitja që bëjmë për to. Nga ana tjetër kemi shumë dilema: veshja, këpucët. Ndër të tjerash, një dilemë e madhe janë edhe flokët. Duam që të dukemi bukur, tërheqëse, të biem në sy për një look të veçantë, dhe të jetë komod po ashtu. Asnjëra nga ne nuk do që flokët të kenë marrë drejtim të paditur :p pas 1 ore party. Vështirësia jonë më e madhe është të zgjedhim modelin e flokëve që të na qëndrojë mirë, por edhe të dukemi bukur.

 

1.Flokët topuz janë zgjedhja më e mirë që flokët të qëndrojnë dhe duken bukur.

Por, topuzin klasik do ja u sugjeroja vetëm për një mbrëmje gala. Për një event, darkë familjare apo festë pune më komode do të jetë një topuz paska ndryshe, disi i çrregullt.

 

2. Nëse jeni besnike e flokëve tuaja të gjata dhe do të donit të dukeshin ashtu të gjata dhe të bukura. Bëni një kapje flokësh bisht në fund, duke i shtuar edhe aksesorë. Disa detaje interesante për t’u dukur të veçanta duhen patjetër, si p.sh. aksesorët, karfica, fjongo etj.

 

 

3. Ondet, gjithmonë të preferuara nga femrat. Por, kësaj radhe, zgjedhja më mirë të jenë onde natyrale ose të çrregullta. Do dukeni thjeshtë dhe bukur.

 

4. Gërshetat do ju japin një pamje lozonjare, të freskët dhe të rehatshme. Unë personalisht i adhuroj 🙂