Anxhela

Një blogger-e e guximshme e plot stil si Anxhela!

Anxhela, është vajza që gjithmonë do të na bëjë të kthejmë kokën nëse e shohim në rrugë. Jo vetëm se është kaq simpatike, por për stilin e saj super ‘cool’. Ndryshe nga çfarë mund të na rastisë të shohim. Me flokët e prera shkurt, ashtu siç pak mund të rrezikonin. Me kombinime plot stil të veshjes së saj, sa që të gjithë mund të frymëzohemi. E çfarë kanë blogger-et e famshme më tepër!

Anxhela ka ndarë me ne detaje për veten, blog-un ku prezanton më së miri stilin e saj dhe disa këshilla mjaft të vlefshme.

‘Nuk e di nëse pasioni im dhe studimet kanë diçka të përbashkët, por mund të them që kombinimi i tyre më bën të ndihem vetvetja. Që në fëmijëri më ka pëlqyer matematika dhe piktura. Dhe sigurisht nuk mund të isha shumë larg tyre në të ardhmen. Momentalisht vazhdoj masterin në IMI (inxhinieri matematike & informatike), ndërkohë që gjatë kësaj kohe jam marrë edhe me fotografi. Dhe e shfrytëzoj këtë mundësi për të nxjerrë në pah nëpërmjet fotografisë, dashurinë time ndaj veshjeve.

Nëse jam në humor të keq, mjafton të blej një veshje apo aksesorë dhe gjithçka ndryshon.

Zakonisht vesh atë që më shkon ndërmend sapo zgjohem në mëngjes dhe nuk i ndjek shumë “ligjet” e modës. Mjafton që të ndjehem mirë me veten. Mund të them që jam tip emocional dhe me pak luhatje humori. Shpeshherë, zgjedhja e veshjeve me ngjyra që bien në sy ndikohet pikërisht nga kjo, dhe jo nga sezoni kur një ngjyrë është në modë. Më pëlqejnë veshjet e veçanta dhe jo të përhapura në masë. Dhe një pjesë të tyre i blej në  second-hand shops.

 

Kam pak kohë që kam hapur një blog personal, i cili më lejon të shfaq veshjet dhe fotot e mia, dhe pse jo, të jap disa këshilla se si të ndjehemi çdo ditë të veshur me stil dhe vetvetja.

 

  • Jo gjithmonë kam kohë në mëngjes për tu marrë me veshjen apo flokët. Në një ‘bad hair day’ një turban të nxjerr nga situata. Por meqënëse jo të gjithë e kemi një të tillë, mund ta krijojmë me një shall duke e përshtatur me veshjen. Mua më pëlqen ta kombinoj me veshje të thjeshtë jo me shumë ngjyra. Në mënyrë që të mos duket ‘to much’ për një ditë të zakonshme.

 

  • Kur bëhet fjalë për një ditë të ngarkuar të gjithë duam të veshim rrobat më të rehatshme. Boyfriend jeans (në të gjitha ngjyrat), një bluzë oversized sportive që bie në sy dhe aksesorët e domosdoshëm si një shall apo çantë, do ishte zgjedhja ime më e shpejtë.

 

  • Nuk e kam kursyer guximin as në veshje e as në modele flokësh. Kam eksperimentuar shumë me ngjyrat dhe gjatësinë, dhe së fundmi i kam prerë shumë shkurt. Doja ti kurseja pak kohë vetes duke mos u marrë me flokët çdo mëngjes. Dhe isha shumë kurioze ta provoja si do dukesha me këtë model.

 

  • Për sa i përket aksesorëve, çantave e këpucëve, kam  edhe unë të preferuarat e mia. Dhe kur fiksohem me ndonjërën nuk e heq më nga trupi. Ajo që më pëlqen më shumë dhe që përdor më tepër është një çantë gri rrethore. Edhe pse duket e vogël, mund të mbajë  çdo gjë që më duhet kur dal.

 

  • Ndërsa këpucët që kam veshur më së shumti këtë periudhë, janë një palë lëkure të zeza me dy xhufka të vogla përpara, me pjesën e sipërme të këmbës të zbuluar (i vesh shpesh pasi janë pa lidhëse) dhe ndonjëherë i vesh me çorape të gjata me motive. 

 

  • Nuk kam një stil të caktuar veshjeje, mund të them që përshtatem me situatat. Ndoshta mund të futem tek ‘street style‘, pa një kod apo rregull të caktuar. Bluzë në trajtë fustani me xhinse dhe taka, apo një suit ose fustan i drejtë me atlete, duken zgjedhje të guximshme.

 

  • All Star pa qafa, janë atletet e mia të preferuara.

 

  • Është argëtues edhe rimodelimi i veshjeve. Vendosja e disa figurave në një xhiboks ose grisja nëse është xhins, t-shirt mund të rimodelohet mjaft lehtë, mjafton të marrësh mundimin dhe ta lejosh imagjinatën të punojë për ty. Unë ç’nuk iu punoj rrobave të mia, por më duhen shumë më shumë faqe për të shkruar për këtë.

 

  • Hmm e ç’të them, më pëlqen të ndryshoj vazhdimisht, përfshirë edhe piercing & ear stretching.

 

Duhet të guxojmë dhe të provojmë se cilët jemi, unik e ndoshta edhe pak të çuditshëm, për sa kohë jemi vetvetja. Gjithmonë mundohuni të jeni të lirë dhe krijues, jo vetëm në veshje ;). Përqafimeeee !!!

 

E kemi pritur me padurim artikullin nga Anxhela dhe është për tu përgëzuar për thjeshtësinë dhe stilin e saj. Ju mund ta gjeni atë në instagram

dhe mos humbisni asgjë nga blogu i saj https://angi-unicorn.blogspot.al/?m=1

Anxhela është vërtetë një vajzë unike!