allstars

Allstars apo conversat më të preferuarat, të pavdekshme!

Allstars! Sigurisht që janë të pavdekshme!

Një nga tendencat më të adhurueshme dhe më të përdorurat janë conversat apo allstars -at e famshme. Si rezultat, nuk kanë për të reshtur asnjëherë së qëni një trend, të jeni të bindur.

Për këtë arsye, jam e sigurt se nuk egziston asnjë person që mos të ketë një palë të tilla në garderobë.  Seriozisht, të ishte për mua do ti kisha të gjitha ngjyrat e mundshme. Do thoni ju që nuk janë të domosdoshme ti kesh një palë të tilla aq sa e ekzagjeroj unë! Por unë me galerinë e mëposhtme do t’ju mbush mendjen se kam të drejtë.

 

Ju mund ti vishni ato me:

  • fund,
  • pantallona,
  • fustan
  • madje edhe me një kostum formal

dhe të dukeni super cool.

 

Zbuloni më shumë!

 

All stars dhe një fund

Vishini me një fund ‘midi’ p.sh. dhe do të dukeni mjaft këndshëm. Akoma më shumë nëse e shoqëroni me një bluzë apo pulovër oversized.

 

 

All stars dhe një fustan

Kombinojeni fustanin tuaj të preferuar me conversat tuaja. Shtoni si aksesor një xhaketë jeans ose pulovër dhe do të dukeni perfekt.

 

 

Pantallonat tuaja të preferuara dhe all stars

Pantallonat janë një ndër pjesët e veshjes që gjejnë më shumë përdorim në përditshmërinë tonë. Ato mund të jenë të shumëllojshme si:

  • jeans blu
  • jeans i zi
  • pantallona lëkurë
  • culottes apo pantallona super të gjera
  • pantallona serioze.

Mbi të gjitha, ne kemi mënyrën tonë personale se si i veshim. Prandaj, një palë all stars mund ti vishni me të gjitha të lartpërmendurat. Me shumë mundësi do të dukeni më mirë se sa mund ta imagjinoni.

 

 

 

Thyeni formalitetin me një palë all stars

Shpeshherë na pëlqen të vishemi formal, përveç rasteve kur jemi të detyruar. Dhe në mënyrë që mos të ndihemi të ngurtë, le ta thyejmë formalitetin duke e kombinuar veshjen tonë me një palë all stars. Përfundimi do të jetë ‘wow’.

 

 

https://hinka.al/corape-kepuce-apo-sandale-take/