Aksesorë

Aksesorë në ngjyrë të kuqe që i duhen veshjes tuaj

SOMETHING RED – Aksesorë në ngjyrë të kuqe

Pjesë shumë e rëndësishme apo dora e fundit që ne i japim pamjes tonë për tu kompletuar, është me aksesorë.  Ato gjithmonë e bëjnë veshjen të duket më e bukur. Nëse e keni vënë re, gjithmonë marrim më shumë komplimenta për aksesorët tonë sesa për diçka tjetër që mund të kemi veshur.

Siç thotë Iris Apfel, një ndër gratë me ndikimin më të madh në fashion: “I shpenzoni paratë tuaja për aksesorë, e kështu mund të krijoni miliona pamje të ndryshme, pasi janë gjëja më transformuese që mund të vishni”.

Sepse jeta nuk është perfekte, por veshja juaj mund të jetë ;). Kështu shtojini veshjes suaj një aksesor të kuq dhe çdo gjë mbaroi. Gati!

Kapele e kuqe

Kapelja është një aksesor i lezetshëm që mund ta veshim në çdo kohë dhe një aksesor i rëndësishëm për imazhin tonë. Në përgjithësi të gjithë i preferojnë ato, por disa mund të mos jenë aq të ‘guximshëm’ sa ti veshin.

Syze të kuqe

Një aksesor mjaft ‘vintage’, për një look tërheqës dhe tërësisht ndryshe, pasi rrallë mund të shohim dikë të mbajë syza të kuqe. Por mendoj se janë një ‘boom’ i vërtetë!

Një shall i kuq

Shalli mund ta konsiderojmë po aq të rëndësishëm sa pantallonat, apo bluza dhe këpucët. Pak a shumë si nuk mund të dalim pa ndonjërën nga to, ashtu nuk mund të dalim dhe pa shall. Sidomos shallin e vogël ‘bandana’. Mund ta përdorim edhe në vend të rrip-it, aksesor për flokët, lidhur në çantë. Për një pamje më ‘cool’!

Nëse jeni një fans i bandana-ve dhe do donit të dinit akoma më tepër mënyra se si mund ta vishni një shall të tillë, lexoni artikullin “Bandana, një aksesor ‘must have’ ”.

Çorape apo geta të kuqe

Zakonisht të gjithë mundohemi ti fshehim çorapet tona. Por provojeni njëherë të vishni një palë çorape të kuqe apo geta. Vërtet që do të merrni komplet pamje tjetër. Guxoni!

Nëse ju pëlqen detaji i të veshurit  këpucët apo sandalet tuaja me çorape, merrni ide të tjera duke lexuar artikullin “Çorape me këpucë apo sandale me takë”.

 

aksesorë për flokët

Aksesorë për flokët dhe disa mënyra për vendosjen e tyre.

Në këto ditë të nxehta afrikane që na kanë pushtuar, flokët e lëshuara sinqerisht na janë kthyer në makth. Ato që duan ti kapin flokët, por të duken edhe me stil njëkohësisht, patjetër që duhet ti shtojnë pamjes së tyre aksesorë për flokët. Kështu nuk do të dukemi aspak të zakonshme apo me pamjen e çrregullt si në shtëpi.

Personalisht kam një ‘fiksim’ për aksesorë për flokët në tendencë boho apo hippie.

Jo vetëm për faktin se janë aq të veçanta në llojin e tyre. Por sepse na bëjnë edhe në të dukemi të veçanta e të dallohemi nga të tjerat, qëllimi i çdo femre 😛 .
Prandaj në galerinë e fotove do të gjeni aksesorë dhe mënyra për vendosjen e tyre. Nisjani nga ato me stil më minimalist, bandanat, aksesorë për gërsheta apo modelin tuaj të preferuar.

Mos i blini të gjitha!

elementët metalikë

Elementët metalikë, nuk duhet t’ju mungojnë këtë sezon!

Elementët metalikë me shkëlqim kanë bërë një rikthim të madh këtë sezon.

Ata janë mënyra më e mirë për të shtuar class në veshjen tuaj. Në mënyrë që të dukeni të mahnitshme, ju këshillojmë që të gjitha elementët metalikë  të gjendura tek këpucët, fundet, fustanet, thonjtë dhe buzët të kombinohen me ngjyra neutrale.  Megjithatë, shumë prej nesh e konsiderojnë këtë trend pak të ndërlikuar dhe aventuresk. Për  të hequr dyshimet, ne ju japim disa ide se si të shtoni disa detaje me stil metalik në veshjen tuaj për tu dukur bukur.

Sytë

Hijet metalike në sy do të krijojnë look perfekt për mbrëmje.

Buzët
Në qoftë se buzët gold dhe silver do ju duken shumë të rrezikshme për ju, një buzëkuq me ngjyra klasike dhe me një shkëlqim metalik do të bëjë që ju të dukeni thjesht hyjnore.

Veshje edhe aksesorë
Nëse ju duket “e guximshme” ideja e të veshurit me rroba metalike, ju gjithmonë mund të përdorini vetëm disa elemente. Shtoni kështu një stil unik për veshjen tuaj dhe për të përmirësuar pamjen tuaj të përgjithshme.

Thonjtë