Spray për flokë të bukur dhe të shëndetshëm, diy.

Spray për flokë të bukur dhe të shëndetshëm

Flokët janë gjysma e bukurisë te një femër. Duke u munduar që flokët tuaja të duken më të bukur ju i shkatërroni ato. Në këtë artikull do ju mësojmë si të bëni vet një spray për flokë të bukur dhe të shëndetshëm, duke i shtuar shkëlqimin flokëve. Para së gjithash,  është shumë i lehtë për tu përgatitur, nuk kërkon shumë përbërës dhe është shumë më i shëndetshëm për flokët tuaj. Spray e gatshëm që i blejmë në dyqan mund të përmbajnë shumë alkool dhe kimikate të cilat mund të shkaktojnë dëme dhe këputje të flokëve tuaj pas një kohe.

Spray për flokë të bukur dhe të shëndetshëm

Ky spray i jep flokëve tuaj një dritë delikate, por shumë të bukur për të. Lëngu i agrumes dhe kamomili në këtë spray janë të dy shkëlqyesit natyrorë, ndërsa vaji i bajames do i shtojë ndriçimin.

Përbërësit:
2 gota uji
1-2 limon
2 luge caji vaj bajame
10 pika vaj esencial kamomil

Udhëzime:
Në një shishe, hidhini të gjithë përbërësit dhe shkundni mirë.
Spërkat direkt në flokë të thatë ose të lagur disa herë në javë.
Shkundni mirë para çdo përdorimi.

https://hinka.al/pija-qe-stimulon-rritjen-e-flokeve/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *