Spaghetti Carbonara, receta e shpejtë dhe e shijshme.

Spaghetti carbonara

Jeni në dilemë se çfarë do gatuani për drekë ? Ju japim opsionin më të mirë me recetën e mëposhtëme për Spaghetti Carbonara

Përbërësit për përgatitjen e Spaghetti Carbonara:

*Receta është për 4 persona

  • 500 gr spaghetti
  • 4 vezë të mëdhaja
  • 150 gr djathë parmesan
  • 200 gr pançetë
  • 1 kokërr hudhër
  • vaj ulliri
  • piper i zi
  • majdanoz i freskët

Përgatitja

  1. Në një tenxhere të mbushur me ujë dhe kripë sipas dëshirës  hidhni makaronat dhe vendosini të ziejnë.
  2. Ndërkohë vendosni vajin e ullirit në tigan, sapo të nxehet hidhni kokrrën e hudhrës (e cila hiqet sapo të marrë ngjyrë të kuqe) dhe pançetën e cila është prerë në kubikë paraprakisht. Lërini deri sa të skuqen dhe dhjami i pançetës të ketë shkrirë,
  3. Në tiganin ku kemi pançetën hedhim spaghetti-it sapo të kenë zjerë dhe i trazojmë, ku ndërkohë hedhim edhe pak nga uji i spaghettit.
  4. Në një tas të madh qelqi hidhni vezët dhe parmesanin e grirë. Përbërësit duhet të përzihen deri sa të behet një masë kremoze.
  5.  Masa e vezës me djathin hidhet në tiganin ku kemi spaghetti-t dhe trazohen deri sa masa të shpërndahet në të gjithë sasinë.
  6. Pasi racionet hidhen në pjata, u hedhim sipër majdanozin e freskët dhe piperin e zi sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

 

https://hinka.al/receta-per-panna-cotta/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *