Këshilla për një mirëmbajtje perfekte të lëkurës!

skincare

Skincare, mirëmbajtja e lëkurës

Të gjitha ne femrat duam të kemi në pamje të kuruar dhe të bukur. Të ndjekim trendet e reja përsa i përket fashion-it, make-up-it dhe skincare. Pikërisht tek kjo e fundit doja të ndalesha dhe të ndaja këshillat e mia me lexueset e këtij artikulli. Vajza… është momenti që ato lekë të cilat i shpenzoni mbi produkte të shtrenjta makeup-i, t’i shpenzoni në skincare. Për ta shqipëruar dhe në të njëjtën kohë për ta THEKSUAR, bëhet fjalë për mirëmbajtjen e lëkurës. Është koha të hiqni dorë nga fondatinat, që ndryshe u themi full coverage.  Lëreni lëkurën të marrë ajër!!

 

 

E bukura nuk është të mbulosh imperfeskionet e tua, por ti kurosh ato.

Më poshtë do ju japim disa këshilla personale të cilat do ju ndihmojnë që fytyra juaj të fillojë të gjallërohet.

 

Fillo duke rralluar ato dhjetra produktet e marketit që vendosni çdo mëngjes në fytyrë.
Sa prej jush pasi lajnë fytyrën përdorin një tonik? Mos më thoni që ka ditë që harroni dhe hidratuesin?! Sa prej jush ka bërë kërkime online për llojin e lëkurës tuaj? Çfarë problematikë keni me lëkurën? Si mund ta trajtoni? Pyetjet më lart janë për t’ju nxitur të filloni kërkimet në google për atë çka ju shqetëson. Ose konsultohuni me një dermatolog/e.

 

Unë personalisht, kam pasur një eksperience jo të mirë me lëkurën. Ka qënë një periudhë, për fat të keq, jo e shkurtër. Dhe më e keqja ka qënë se po njësoj siç bën një pjesë e mirë e juaja, bëja dhe unë. Çdo mëngjes do ngrihesha një orë e gjysëm përpara për tu lyer, sepse pa dorashka fare, e kisha kompleks. Nuk mund ta imagjinoja që njerëzit të më shikonin me një lëkurë të mbushur me akne apo njolla tek-tuk. Oh po, i kisha zili vajzat me lëkurë të pastër, pa akne, pa njolla, pa pore të stërzmadhuara, pa yndyrë në lëkurë…

 

Kështu pra, një ditë duke parë video në youtube u inspirova aq shumë për t’iu përkushtuar lëkurës, sa që të nesërmen shkova në një farmaci dhe bleva një larës për lëkurë të yndyrshme dhe një hidratues.

Pikërisht nga këtu do ta filloj:

Larësi, duhet të jetë i pashmangshëm në rutinën tuaj, dy herë në ditë minimalisht. Duhet t’i përshtatet llojit të lëkurës suaj. Nëse keni një lëkurë të yndyrshme, përdorni një larës që pastron në thellësi, por dhe që kontrollon sebumin në lëkurën tuaj. Për një lëkurë të thatë, përdorni një larës pa acide, hidratues, që mos të përfundoni me harta të thata në fytyrë. Ndërsa për lëkurë sensitive, duhet të jeni akoma më të kujdesshme në zgjedhjet tuaja.

 

Por unë nuk jam specialiste. Nuk mund të të them shko bli këtë artikull, në këtë vend. JO ! Duhet të konsultohesh me një specialist/e, qoftë edhe në një farmaci.

 

Lëkura është pjesë e jotja, e të njohurit veten. Të mirëmbajturit po ashtu tregon çka je, sa e vendosur je që të bëhesh më e mira e vetes tënde. E di që mund të duket pak mainstream kur them që mos ki turp nga lëkura që ke poshtë make up-it, por realisht pamja e jashtme nuk është gjithçka. Kështu që, jepi kohë vetes të mësosh, të përmirësohesh, të jesh femër.

By Vanessa 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *