Toni për sytë, si ta zgjedhim në varësi të tonalitetit të lëkurës

Toni për sytë

A nuk u ka ndodhur dhe ju që dëgjoni njerëz që e kanë të qartë se çfarë ngjyre u përshtatet për flokët. Si duhet ta blejnë fustanin për atë eventin e veçantë apo si do të jetë toni për sytë. Në fakt jo të gjithë janë të qartë për tonet e ngjyrave që duhet të përdorin. Për këtë arsye po ju japim disa këshilla që herën tjetër kur duhet të zgjidhni një fustan, ngjyrën e flokut ose diçka tjetër të jeni të shpejtë dhe të qartë se çfarë doni.

Guida për përcaktimin e  ngjyrës apo toni për sytë që ju përshtatet:

  1. Përcakto ngjyrën e lekurës
    Tonalitet e lëkures sipas dermatologeve ndahen në tonalitet roze, jeshile ullliri dhe e verdha, kjo është kategorizim i tonit kryesore të lëkurës.
  2. Gjeni një personazh publik që keni ngjashmëri
     Personazhet publike gjithmonë kurohen nga specialistë të cilët kujdesen që cdo gjë që ngjyra të jetë e duhura dhe të përshtatet me tonalitetin e lëkurës. Mund të ‘kopjoni’ detaje ose ngjyra që do tju pershtaten shume mirë edhe ju. Nëse vini re që keni ngjashmëri tonaliteti lëkure, ngjyra e flokëve ose syve. Nga këto personazhe mund të mësoni shumë mirë edhe make-up që ju përshtaten.
  3.  Kontrolloni lëkurën e parakrahut
     E di që do tju duket e cuditshme në lëkurën e parakrahut do të dalloni venat tuaja të cilat përcaktojnë se cfarë ngjyre ju përshtatet. Nëse venat janë blu ose lejla ju pershtaten ngjyrat e ftohta. Nëse venat janë jeshile atëherë ju përshtaten ngjyrat e ngrohta.
  4. Ngjyra e Syve
     Eshtë përcaktuese shumë e rëndësishme, nëse keni tonalitete ngjyre në të verdhë. Atëherë ju shkojnë ngjyrat e ngrohta ndërkohë nëse keni shumë tonalitete bluje dhe jeshile zgjidhni ngjyrat e ftohta.
  5. Gjeni ngjyrën e duhur të flokëve
    Në të gjitha jemi rritur me shprehjen “flokët janë gjysma e bukurisë” , prandaj duhet ti kushtoni shumë vëmëndje ngjyrës që do zgjidhni që të përshtatet me tonet e lëkurës. Zgjidhni një ngjyrë floku që të jetë e kundërt me tonet e lëkurës. Pra ata që kanë lëkurë me tone të ftohta duhet të zgjedhin një ngjyrë të ngrohtë për flokët dhe anasjelltas. Por nëse keni një ton lëkure neutrale jeni me shumë fat pasi ju shkon cdo ngjyrë floku.
Besoj se tani keni një informacion të plotë për të zgjedhur ngjyrat e duhura për të shkëlqyer 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *