VELVET, tendenca e momentit. Ja si mund ta veshim.

velvet

Trend-i më i fundit ‘velvet’!

Në momentin e parë që u përballa me trendin më të fundit “velvet” u riktheva në adoleshencë. Ishte atëherë kur kishim çdo gjë velvet, çantat, këpucët, xhaketat , kostumet sportive, etj. Dashuria ime për ketë modë u rrit aq shumë në atë kohë sa edhe për perdet e shtëpisë detyrova mamin ti merrte “velvet”.  Siç e dimë tashmë, moda është ciklike dhe ja ku u ri-kthyem prapë tek “velvet” në 2017. Këtë herë vjen ndryshe në ngjyra dhe kombinime. Por gjithsesi mbetet një trend i vështirë sepse duhet të keni kujdes në kombinime, pasi një gabim dhe mund t’ju prishi punë. Qëllimi për tu dukur “in” mund të bëj të dukeni sikur keni dalë nga epoka e adoleshencës.

“Velvet” duhet të jetë një detaj i kombinuar me veshje sa më të thjeshta, të jetë tema kryesore e veshjes. Mundohuni që të keni vetëm një element. Vetëm këpucët ose xhaketa, dhe pjesa tjetër e veshjes të jetë ngjyrë e pastër (e bardha, e zeza, grija etj). Kështu gjithë vëmendja do të fokusohet te elementi “velvet”.  Ne duam që ju të shkëlqeni në rrugët e qytetit prandaj po ju japim disa kombinime se si mund ta vishni.

  

 

https://hinka.al/xhaketat-kamosh-stylish-dhe-chic/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *