Të kuqe mbi të kuqe, për një pamje mjaft tërheqëse.

të kuqe mbi të kuqe

RED ON RED – Veshur të kuqe mbi të kuqe!

E kuqja është një ndër nuancat më të preferuara. Ajo asnjëherë nuk është lënë jashtë pasarelave e koleksioneve të stilistëve më të famshëm. Po ashtu, e gjejmë edhe në linjat më casual, për përdorim të përditshëm. Por si të veshim të kuqe mbi të kuqe?

Sinqerisht, nisur nga preferencat e mia paksa minimaliste e drejt ngjyrave të ftohta, mendoj se duhet një guxim i madh të vishesh me të kuqe. Sidomos komplet veshja e tillë, e jo të gjithë mund ta bëjnë këtë, në kuptimin se jo të gjithë mund të kenë një kombinim e përfundim të pëlqyeshëm. Nëse ju jeni midis atyre që do e vishnin padyshim një kostum të kuq, një fustan, një jumpsuit apo një veshje komplet të kuqe, që i kam vërtet zili, atëherë patjetër do ta gjeni veten në këtë artikull.

Një kostum i kuq

Kostumi, edhe pse në thelb një veshje paksa mashkullore, është kthyer në një nga tendencat më femërore, e madje duke u përhapur masivisht, tashmë jo vetëm si një veshje formale, por e shohim gjerësisht dhe në raste më pak formale, si një tipar i personave që i konsiderojmë ‘me stil’.

E kuqja na ben të dukemi plot gjallëri, dhe këtë mund ta vërtetoni në galerinë e mëposhtme ku do të shihni disa kostume me pantallona e disa me fund, dhe besoj se do të vini re tendencën për veshje të gjera e në masë më të madhe edhe në kostume.

Një fustan i kuq

Fustanin e kuq e gjejmë mjaft të preferuar për evente të rëndësishme. Vërtet të krijon një efekt pozitiv e tërheqës. Por, mund të dukeni po aq këndshëm më një të tillë edhe në ambjente më të thjeshtë. Normalisht me një fustan më casual, p.sh. duke e shoqëruar me çizmet tuaja të preferuara.

Jumpsuit i kuq apo kominoshe (nëse i përshtatet)

Akoma më mirë nëse ju keni një jumpsuit të kuq. Nuk do e kaloni gjithë ditën duke menduar se si do të kombinoheni. Shoqërojeni me këpucët tuaja të preferuara nëse doni të dukeni më chic apo më casual, dhe ja ku u bë.

Monochromatic apo njëngjyrëshe

Pikërisht duhet guxim i madh që të vishesh me komplet të kuqe. Detyrimisht jo të gjithë mund të qëllojnë në shenjë. Duhet ta pranojmë se edhe sikur të mos donim, më shumë se aq nuk mund të mos biesh në sy. Madje ngado do jenë shumë sy duke të të ndjekur derisa mos të dukesh më në horizont :p

https://hinka.al/oversized-sweater/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *