Si të bëjmë një gjumë të mirë? Ja disa këshilla të vlefshme.

Si të bëjmë një gjumë të mirë

Si të bëjmë një gjumë të mirë, të flemë rehat dhe të zgjohemi me energji.

Gjumi luan rol kryesor për të pasur një shëndet të mirë. Ndihmon në shëndetin mendor, fizik dhe në cilësinë e jetës. Por si të bëjmë një gjumë të mirë?

 

  • Mbani larg ndriçimin blu ndërkohë që flini!

Është ndriçim që gjendet lehtë tek shumë pajisje rreth e rrotull dhomës së gjumit tek: celulari, televizori, ora dixhitale, tableti etj. Fikini apo përpiquni ti mbuloni! Drita blu dëmton gjumin.

 

  • Alkoli i darkës nuk favorizon një gjumë të mirë.

Ju mund të mendoni se duke pirë alkool në darkë, e bëni gjumin më të qetë. Në fakt ditën e nesërme rezulton të zgjoheni të lodhur. Si pasojë e konsumit të alkoolit, cilësia e gjumit nuk është e mirë.

 

  • Zgjohuni pa alarm!

Gjumi nuk do jetë i qetë duke pasur një pjesë të mendjes të përqëndruar tek alarmi që pritet të bjerë në çdo sekondë. Përpiquni ta bëni zgjimin pa alarm. Vendosni një rutinë, shkoni të flini dhe zgjohuni në të njëjtën orë. Në këtë mënyrë ora biologjike do fillojë të aktivizohet për të zëvendësuar alarmin.

 

  • Mjalti.

Është një përbërës sekret që dhuron gjumë të mirë nëse konsumohet para. Përmban glikogjen të nevojshëm për tu përdorur nga organizmi ynë i cili punon gjatë kohës që ne flemë. Ndihmon në çlirimin e hormonit  melatonin, i njohur ndryshe si hormone i gjumit.

 

  • Krevati është për njerëzit.

Qeni apo macja juaj gjatë natës mund të lëvizin për të fjetur  pranë jush. Kjo gjë është negative, duke qënë se në këtë mënyrë gjumi ndërpritet dhe gjithashtu bashkë me kafshën mund të vijnë element që nxisin alergjinë. Krevati juaj duhet të jetë gjithmonë i pastër. Miqtë me katër këmbë duhet të trajnohen për të fjetur në vendin e tyre.

Shpresojmë që të kemi gjetur përgjigjen për pyetjen tuaj- Si të bëjmë një gjumë të mirë?

 

https://hinka.al/spray-per-floke-te-bukur-dhe-te-shendetshem/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *