Coconut oil ose vaj kokosi për mbrojtjen e flokëve nga dielli

coconut oil

Coconut oil ose vaji i kokosit është mbrojtës natyral ndaj diellit me SPF 10. Sidomos në ditët që janë duke ardhur kur flokët tuaj do të jenë gjithë kohën të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.

Përdorimi i këtij vaji është shumë i thjeshtë. Po ju tregojmë dy maska që mund ti përdorni në flokë të lagur ose në flokë të thatë.

– Përdorimi i coconut oil në flokë të lagur.

Pasi keni përfunduar dushin, thani flokun shumë mirë me një peshqir të thatë. Hidhni dy pika nga vaji i kokosit në duar dhe mundohuni që ta shpërndani në të gjithë gjatësinë e flokut. Kryesisht në fundet e jo në rrënjë, pasi mund tua bëj flokun me shumë yndyrë. Lëreni flokun të thahet në gjendje natyrale ose mund ta stiloni sipas dëshirës. Vaji i kokosit përveç mbrojtjes nga rrezet e diellit, është edhe një balsam natyral.

  Përdorimi në flokë të thatë

Hidhni tre pika vaji kokosi në dorë dhe shpërndajeni në gjatësinë e flokut duke filluar nga majat. Nëse keni flokë të yndyrshëm, mund të përdorni edhe dy pika që floku të mos shkëlqejë më shumë se sa duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *