Opera për 3 grosh, mos i humbisni shfaqjet e fundit!

opera

Mos i humbisni, janë tre shfaqjet e fundit të”Opera për 3 grosh”.

Për të gjithë ju të apasionuarit pas teatrit e komedisë, ndiqni “Opera për 3 grosh” nga V. Havel. Një nga veprat që ka njohur vlerësime të shumta në skenat e teatrove botërore, e trajtuar herë si operetë, herë si muzikal e herë si dramë. Trajton temat, që kanë të bëjnë me korruptimin e njeriut, me kriminalizimin e shtetit, me kompromiset më të skajshme të ndyra që bëhen vetëm për para, pushtet, për lavdi. Pra tema të cilat kanë shkuar në skaj në shoqërinë tonë të sotme. Aty ku lakmia për pushtet dhe makinacionet kriminale, do ju mbajnë me frymën pezull deri në përfundim të saj. Në datat  3-4-5 Shkurt, ora 19:00, teatri Kombëtar sjell në skenë 3 shfaqjet e fundit.

Mos humbisni mundësinë për të ndjekur këtë komedi brilante, me një kast aktorësh të mrekullueshëm si: Arben Derhemi; Alfred Trebicka; Vasjan Lami; Adelina Muca; Olta Gixhari. Laura Nezha; Niada Saliasi; Lulzim Zeqja; Eva Alikaj. Erjona Kakeli; Anila Bisha; Rajmonda Bulku; Arjola Basho; Julinda Emiri. Gert Ferra; Genti Decka; Gent Hazizi; Igli Zarka; Xhuliano Brisku.

Regjisor: Mehmet Xhelili.

Skenograf: Genc Shkodrani.

Kostumografe: Anila Zajmi Katanolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *