Serum me përzierje vaj kokosi, limon dhe livando

serum

Serum me përzjerje vaj kokosi, limon dhe livando të cilin mund ta përgatisim vetë!

Qerpikë të gjatë, të dendur e të shëndetshëm janë ëndrra e çdo femre dhe vaji i kokosit patjetër që do të përmbushë ëndrrën tuaj për të pasur qerpikë të gjatë e me shkëlqim. Si të përdorni vajin e kokosit për qerpikët? Ajo që ju duhet të bëni është të ndiqni metodën e përmendur më poshtë për një serum në kushte shtëpie:

Do it yourself – Serumi i Vajit të kokosit është një kozmetikë natyrore që e bën vajin e kokosit produktin më të mirë për rritjen e  qerpikëve.

Hapat që duhet të ndiqni:

  • Hidh vaj të virgjër kokosi në një shishe me rul derisa të mbushet deri në 1/4  e saj.
  • Shtoni 1 pikë vaj limoni esencial dhe një pikë vaj livando në vajin e kokosit. Vaji i limonit ndikon në pastrimin e qerpikëve dhe stimulon rritjen e tyre. Ndërsa vaji i livandos ushqen qerpikët dhe pengon rënien e tyre.
  • Përzjeni dhe tundeni mirë për të bërë serumin gati për përdorim për të pasur qerpikë të gjatë e me shkëlqim.
  • Aplikoni këtë serum nën qerpikët tuaj në mbrëmje para gjumit për të parandaluar pamjen e yndyrshme nëse e aplikoni gjatë ditës.
  • Përdorni shishen rul për të shmangur prekjen me gishtat tuaj.

https://hinka.al/si-ta-perdorim-vajin-e-kokosit-per-mbrojtjen-e-flokeve-nga-dielli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *