Sangria, është periudha perfekte për një pije si kjo!

Eshtë periudha perfekte e vitit për një pije si kjo!

Një nga arsyet pse më pëlqen dimri është sepse cdo ditë të ofron mundësinë për të konsumuar nga një pije të ngrohtë. Kur bëhet fjalë për të vendosur se ku do i kalojmë festat, ku do të festojmë ditëlindjet, etj. Unë jam gjithmonë pro për festat në shtëpi. Nuk krahasohet asgjë me rehatinë dhe ngrohtësinë që të jep shtëpia me të afërmit dhe miq të mirë. Por edhe pas një dite të lodhshme pune. Kjo është një recetë e thjeshtë për tu përgatitur. Eshtë e ngrohtë, ka një shije të mrekullueshme dhe përgatitet lehtë. Dhe mbi të gjitha mund ta personalizoni atë për ta bërë atë me frutat që ju dëshironi.

Përbërësit:

1 Shishe verë e kuqe ( 750ml )
1 Mollë ose lëng molle
1/4 filxhan mjaltë
1 limë, i prerë në feta
Karafil
1 Portokall i prerë në feta
Boronicë e kuqe
1 lugë caji arre e grirë
Vanilje
1 limon, i prerë në feta
Shkopinj kanelle

P.s Mund të përdorni cfarë do lloj frutash që ju dëshironi

Përgatitja:

  1. Hidhini të gjithë përbërësit në një tigan ose tenxhere dhe përzijeni të gjitha së bashku
  2. Hidhni verën dhe brandy dhe lëreni të ziejë për 30 minuta -1 orë
  3. Shërbejeni të ngrohtë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *