Me këtë sallatë do i shtoni ngjyra tryezës tuaj

sallatë

Festat e fundvitit po afrohen dhe besoj se të gjitha amvisat mendojnë gatimet speciale që do ofrojnë për të ftuarit. Një pjatë jeshile do na bënte vërtet mirë pasi gjatë gjithë kësaj periudhe konsumojmë shumë ëmbëlsira.Do t’ju japim recetën e një sallate e cila është ideale në raste te tilla. Ka një kombimin mjaft të mirë midis të ëmblës me të kripurën. Jo vetëm është e pasur me lëndë ushqyese por do e zbukuroj tryezën tuaj duke i dhënë ngjyrë. Ju sigurojmë që keni për ta shijuar dhe sdo prisni sa të vini festat për ta përgatitur!

sallatesallate

 

Sallatë me spinaq, dardhë dhe shegë.

Sasia : 6 persona
Koha e përgatitjes: 20 minuta

 

Përbërësit

Për sallatën

• 70 gr me arra të thërmuarra të pjekura
• 70 gr shegë
• 100 gr me djath të bardhë te grirë
• 70 gr me boronica të kuqe të thata (ose rrush të thatë)
• 2 dardha te qëruara dhe te prera në feta
• 250 gr spinaq

Për salcën

• 2 lugë uthull
• 6 lugë vaj ulliri
• 2 lugë mjalt
• 2 lugë kafeje mustard
• kripë dhe piper për shije

 

Përgatitja

Vendosini të gjithë përbërësit e sallatës në një tas sallate të madh. Të gjithë përbërësit për salcën i vendosni në një tas të vogël dhe i trazoni mirë derisa të përftohet një masë e njëtrajtshme. Pastaj hidhjani sipër sallatës dhe trazojini mirë. Hidhini kripë dhe piper sipas dëshirës tuaj. Serviret në moment.

Ju bëftë mirë nga hinka.al ?

 

 

Receta të tjera që mund të lexoni në faqen tonë :
Receta për Panna Cotta. Mund ta përgatisim mjaft kollaj! 
Kabuni, embëlsira nga e cila vegjetarianët duhet të bëjnë kujdes!
Spaghetti Carbonara, receta e shpejtë dhe e shijshme.
Ushqimet më të mira për largimin e toksinave.
Mëngjesi, i rëndësishëm, i shijshëm, i thjeshtë.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *