Rrip mbi xhaketë, aksesori që ndryshon monotoninë.

Ndonjëherë na mërzitet aq shumë veshja jonë, sa shfryjmë gjithë kohës. Pa marrë parasysh faktin se gjithmonë nuk kemi asgjë për të veshur :p. Kur bëhet fjalë për një xhaketë p.sh., e cila është fokusi i veshjes tonë, shpesh na shterojnë idetë se si ta kombinojmë. Kështu që mos të biem në monotoni na duhet patjetër të shtojmë një aksesor, si ideja më e mirë e mundshme. Dhe si mund ta bëjmë më mirë këtë se sa duke u plotësuar me një rrip.

 

Ja se si mund të dukemi plot stil, duke veshur një rrip mbi xhaketë.

Edhe nëse kemi një stil minimalist, prapë do të jemi mjaft ‘in’.

rrip rrip

 

Mund të përdorim një rrip së bashku me një shall ‘fur’, super tendencë dhe një pamje mjaft elegante dhe e kuruar.

rrip rrip

 

Një pamje mjaft interesante dhe plot stil. Mund ta krijojmë përveçse duke i shtuar veshjes një rrip, gjithashtu edhe një xhaketë sipër, për të thyer kombinimin e ngjyrave dhe detajeve. Kjo tendencë njihet si ‘layered look’.

rrip rrip

 

Rripin e gjerë nuk e gjejmë shumë të përdorur, por do të ishte ide e mire ta merrni në konsideratë. Beli juaj do të dukej si i një modeleje të vërtetë.

rrip

 

Nëse ju jeni tipi i kostumeve, por ndonjëherë do të donit të ishit pak më ‘stil’ dhe jo aq formale, atëherë ja ku e keni zgjidhjen e duhur. Sigurisht që është në dorën tuaj nëse dëshironi të keni një look akoma më ‘casual’. Ju mund të shtoni dhe aksesorë të tjerë si p.sh. një kapele të lezetshme.

rrip

 

Gjithashtu mund ta vishni edhe mbi pallton tuaj, si në një veshje formale ashtu edhe në një veshje më casual.

rrip rrip

 

Mund të siguroni një pamje lozonjare me një rrip plot detaje të lezetshme. Një stil mjaft femëror frymëzuar nga Olivia Palermo dhe Mira Duma.

rriprrip

 

Pamje perfekte apo jo?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *