RREFIMI I SARES : ‘KTHEJE PIKEN TENDE TE DOBET NE PIKE FORCE’

Une nuk e di cfare ndjen nje njeri normal kur sheh fotot e tyre te femijerise.

Jo sepse une jam lindur gati e madhe por sepse une kam patur qe diten e pare te jetes qe ne frymarrjen time te pare sfidat e nje te rrituri. Trupi im ishe shume i vogel dhe shume i dobet per ti perballuar te gjitha ato. Por prane meje kisha nje heroine. Ne kot shikojme filma me superheronj sepse super heronjte e vertet jane prinderit. Ne fillim nena me pas babai. Dhe une fatmiresisht i kisha prane te dy.

Po i rikthehem fjalise se pare, une ndjej krenari per veten, ju nuk e dini por une gjithmone qesh mes lotesh, quheni si te doni por une veten do ta pershkruaja si nje personazh libri qe i mbijetoi luftes se jetes. Femijeria ime si fillim shoke dhe shoqe ka pas mjeket te cilet gjithmone me qendronin tek koka ku une dhe nena ime rrinim shtruar me dite te tera ne spital, kur mishi im i njome cpoheshe nga 2 here ne dite nga serumet e mallkuara.

Me pas kujtoj qe u rrita dhe pak me shume dhe mireqenia jone keshtu prinderit vendosen te me conin me tutje, ne nje spital po kesaj radhe muret nuk ishin me te bardhe por me vizatime, por dreqin, prap spital mbetej. Me kujtohet kur shtratin e ndaja me nenen time sepse e doja 24 ore prane vetes, me kujtohet kur te gjithe femijet si apo jo si une mblidheshin dhe iknim drejt menses. Mengjesi ishe mes meje dhe terapistes, kenaqesha shume sepse isha femije, sepse nuk kuptoja qe pas gjithe asaj terapie fshiheshe armikja ime, “semundja”. Une gjithmone mendoja se isha me pushime, mendoja se pas 1 muaj do vija prap te perqafoja gjyshen time ne shtepi por se mendoja kurre qe ky rrugetim do me merrte vite.

Jo te gjithe femijet kane fat e dini? Sidomos ata si une dhe e dini pse them gjithmone qe shoqeria eshte bekimi im? E dini pse them qe nuk ve asnjehere dashurine para miqesise? E dini pse jam gjithmone gati te hidhem ne zjarr per ta? Sepse kurre nuk me hodhen ne pusin e vetmise. Ishin gjithmone aty per mua, ishin aty dhe krijonin lojra, kushtet, mbyllnin nje sy kur nga mundesite e mia nuk respektoja rregullat e lojes por ato e dinin qe nuk ishte faj im, prandaj kuptonin gjithmone. Pa ta gjithe jeta ime do mbyllej ne: “une dhe semundja”. Pa ta une nuk do kisha nje femijeri dhe ti mohosh nje femije te jetoj femijerine e tij eshte mekat qe as Zoti nuk ta lane dot. Pak me tutje ishin ata qe me njihnin por nuk ishin miqte e mi, sepse miqte e vertet nuk bejne ato lloje pyetje por sot qe u rrita mendoj se ka qene nga mungesa e te diturit, sepse te gjithe kemi sado pak frike nga “e ndryshmja”.

Pyetja me e veshtire e jetes sime: “Pse je keshtu?”
Kur isha vetem i pergjigjesha si te mundesha, cfare nuk shpikja per ta hequr qafe ate pyetje, por me dhimbte me shume kur prezente ishe nena ime, sepse nuk doja qe ajo ta degjonte, nuk doja qe te ndihej fajtore per dicka qe nuk ishe. Por vitet iken, dhe bashke me to sado pak dhe gjendja ime.

Lulja nuk cel direkt prandaj dhe mua mu deshen vite me shume se 6 per te arritur ketu ku jam sot, vuajtjet e femijerise nuk jane asgje me krahesim me ate qe kalon kur rritesh. Nese kur je femije lufton kunder fatit, kur rritesh duhet te luftosh dhe kunder vetes, per te arritur qe te pranosh veten per ate qe je, dhe vetem kur ja arrin fillon te jetosh vertet. Dhe une fillova te lulezoj.

Veshet e mi per here te pare filluan te degjojne fjalet: “Enderr”, “deshira”, “projekte”, por mbi te gjitha “TE ARDHME”. Po me pelqenin si fjale dhe vendosa me gjithe qenien time ti coja deri ne fund, doja te behesha dikush ne jete dhe ku me mire sesa ne shkolle te fillosh bazat e tua te se ardhmes. Fillova te kem rezultatet me te mira, fillova te me mernin si shembull neper klase dhe mesim, mua qe dikur shembuj kisha vetem personazhet neper filma spanjoll dhe amerikan.

Vitet e shkolles kane qene vitet me te bukura te jetes sime. Pata nje moment te zi pas perfundimit te saj sepse brenda saj ndihesha e sigurt por ne perfundim te saj cfare do ndodhte me mua? A do arrija nje rezultat pas gjithe atyre sakrificave? Po. U ngrita nje mengjes dhe vendosa te shkoj pertej shkolles.

Bota e te rriturve ka vetem 1 rregull: “Mos prit nga te tjeret, por shko kapi vet enderrat e tua. “ Dhe ashtu bera, luftova, u pratikova, punova fort derisa arrita te zhduk cdo barriere psikologjike, artetonike dhe sociale. Sot nuk jam “une dhe semundja ime” sot jam “une dhe vetja ime”. Sot ngrihem ne mengjes jo me per te shkuar neper spitale dhe vizita, por per te punuar dhe plotesuar deshirat vetes time. Sot atje jashte nuk ka me njerez qe kthehen pas per te me pare, por njerez qe besojne ne mua dhe me komplementojne. Dhe me besoni, per nje si une komplimentet ta ngrejne shpirtin peshe. Sot me duket sikur cdo gje e shkuar ka qene thjesht nje enderr e hidhur, nje rruge qe zoti ma solli perpara qe ta beja, nje dhome ferri perpara se te hapja dyert e parajses. Dhe kjo parajse ka vend per te gjithe mendoj jo vetem per mua.

Per kete parajse zgjodha te flas sot, tju them se nese ja dola une mundeni edhe ju, nuk duhet te ndalemi perpara sfidave, nuk duhet ti themi vetes: “une jam keshtu nuk eci dot me perpara”, ndoshta nuk mund te ecni dot fizikisht por hej mos harroni kurre se “mendja te con kudo”. “Ktheheni piken tuaj te dobet ne pike force,” kjo fjali eshte gdhendur ne trupin tim sot, por nuk dua ta le me kaq pasi mesazhet pozitive nuk dua ti mbaj vetem per veten por edhe per ju. Ju nuk jeni diagnoza, por tek ju ben pjese dhe ajo, eshte karakteristik e juaja, por ajo nuk eshte ju. Le te pranojme sfiden qe jeta na ka dhene dhe te miqesohemi me te sikur ta kishim nje shoqe te ngushte, vetem keshtu gjerat do kthehen ne favorin tone.
Zoti kurre nuk do mundeshe te jepte nje peshe qe ti nuk do ishe i afte te ta mbaje dhe luftoje.
Zoti di cfare jep dhe kujt ja jep, nese nje dite jeni pertoke konsiderojeni vetem nje ushtar, te cilit betejat me te veshtira i caktohen atij.

Edhe te jesh i semure eshte ndjesi e kendeshme kur e di se ka njerez qe e presin sherimin tend si nje feste. Por jeta nuk eshte gjithmone nje feste, por per sa kohe qe jemi ketu le jetojme ne menyren tone.

Punoi: Sara P. (Copyright: Sarafine Blog)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *