Single?! Rastet kur thua: ‘Po unë jam single AF’

single

Tashmë e keni pranuar faktin se jeni vetëm apo single. E doni jetën tuaj e vetme dhe të gjitha shpërblimet që vijnë me të. Megjithatë, disa gjëra në jetë sikur ekzistojnë vetëm për t’ju kujtuar statusin e marrëdhënies tuaj.

Dhe në secilin prej këtyre rasteve keni qënë duke thënë i vetes: “Unë jam single AF”.

  1. Ju ftojnë në një dasëm çift. Ju seriozisht që nuk keni e keni problem të shkoni nëpër dasma vetëm, vërtet, nuk është ndonje gjë e madhe.
  2. Buqeta e nuses për beqaret. Ndërsa jemi akoma në temën e dasmave, pse duhet që në çdo dasmë të hidhet ajo buqeta?! Të gjithë do të të shikojnë, beqarja që ndoshta as nuk do ta kapë buqetën. Do mbetem single gjithë jetën :O
  3. Kur shoqja jote më e mirë zë të dashur. JJJOOOOOOOOooOOoOOooo! Kaq ishin “Lady’s days”. S’ka më takime pasditeve, jetë nate, biseda të stërzgjatura. Dukej e vërtetë për aq sa zgjati.
  4. Dollapi juaj i kuzhinës. Çdo raft mundoheni ta mbani plot, që të paktën mos të jetë bosh si jeta juaj dashurore.
  5. Recetat që serviren për dy persona. Ju vendosni që të gatuani, por çdo recetë ju jep mjaft ushqim për ju dhe të dashurin që nuk e keni. Pse Zot? Kaq e vështirë qënka të bëhen receta për një person të vetëm? Përfundimi i vetëm do të jetë një darkë e gatshme për pjesën tjetër të javës. Le të jetë, gjithsesi ju nuk keni plane.
  6. Kur edhe ‘filani’ e ndryshon statusin në Facebook ‘engaged’ para jush. Një ditë e re, një njoftim i ri në Facebook që çdokush përveç jush, është lumturisht i angazhuar. Ose tashmë i martuar. Ose me fëmijën nr. 5.

  7. Pak a shumë çdo ditë pushimi. Dita e Shën Valentinit është kot për disa arsye të dukshme. Apo çdo festë tjetër është ‘shumë’ zbavitëse kur nuk keni asnjeri për të sjellë në shtëpi, prandaj prindërit të bëjnë të flesh në dhomën më të mërzitshme për të krijuar hapësirë për çiftet e tjerë të lumtur. Dhe ti je e lumtur për të gjithë! Me të vërtetë!
  8. Lista e kontakteve të emergjencës. Le të shohim, ke atë djalin që jeni vetëm shokë ose shoqja jote më e mirë, e cila tani është martuar dhe shtatzënë. Për më tepër, emri i nënës tënde për herë të 50-të.
  9. Nëna juaj. Asaj i pëlqen të të qortojë dhe të të kujtojë se sa shumë dëshiron nipër e mbesa. Ajo gjithmonë thotë gjëra të tilla si: “Unë nuk do të jetoj përgjithmonë!” dhe “Në moshën tënde isha e martuar me dy fëmijë!”.
  10. Pushimet familjare. Të gjithë të afërmit sjellin njeriun e tyre të rëndësishëm. Dhe ja ku je ti, mes një fëmije që nuk ndalon duke qarë dhe një plaku që ndalon duke gërhitur. Prindërit gjithmonë të inkurajojnë të sjellësh një mik, por ti nuk ke nevojë për keqardhje.
  11. Kur gjen një insekt ose diçka në apartamentin tënd. I vetmi person që mund të merret me të je ti. E njëjta gjë vlen edhe për bllokimin e lavamanit dhe tualeti i thyer. Je vetëm!

  12. Vjeshta. Një kohë e përshtatshme dhe romantike për çiftet. Ti do e kalosh atë kohë duke përgatitur kostumin e Halloween, që të mund t’i lësh pas të gjitha kostumet e çifteve.
  13. Rrobat që janë të vështira për t’u veshur vetë. Zinxhiri i fustanit apo fustanet super të ngushta. Janë shumë të vështira për t’u bërë vetë, kështu që do përfundosh duke veshur diçka tjetër.
  14. Takimet e këqija. Më në fund vendos të dalësh me dikë. Por vetëm kupton se do ishe shumë më e lumtur po të ishe në shtratin tënd, mbuluar me batanije dhe duke parë ‘The Bachelor’, se sa të dëgjosh atë të flasë për veten e tij më gjatë akoma. Të qenit single është më mirë nëse është kjo alternativa.
Përshtatur në shqip nga Cosmopolitan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *